Albulena Kryeziu Bokshi: ”Vendi më i bukur-atje ku u martova”

Intervista - - KINEMA -

Filmi “Tradhti me letra” tregon fatin e Meritës, e cila pranon që burri i saj Azemi të martohet me një grua gjermane, vetëm për letra - pra për leje qëndrimi në këtë vend. Dhe ky është një fat që e njohin shumë gra dhe burra shqiparë, të cilët e pranojnë një lidhje të tillë fat, vetëm e vetëm për të siguruar një të ardhme më të mirë. Merita dhe Azemi kanë një vajzë, por Anna, gruaja gjermane e Azemit, insiston që pas katër vitesh të shkojë në vendlindjen e burrit, ku takon edhe Meritën, të cilën Azemi e prezanton si motër. Ndërsa vajzën e tyre e prezanton si mbesë. familjare, ku aktorja e Albulena Kryeziu Bokshi dëshmon edhe gjithë mjeshtrinë e saj në këtë profesion. Në veçanti dramatike duket gjendja e saj pasi ajo kupton se martesa «vetëm për letra», është në fakt një tradhëti familjare, të cilën ajo e përjeton rëndë. “Çmimin ma ndau Mediterranean Film Fest -MedFF, që mbahet në Sirakuza të Italisë. Por t’ju them të drejtën, pretendimi im nuk ka qenë kurrë që të jem aktore vetëm për çmime”, thotë Albulena për gazetën tonë. Albulena përbashkët që rezulton me shikueshmëri të lartë nga publiku dhe jo si një aspiratë vetjake”. Megjithatë Albulena i gëzohet shumë këtij çmimi dhe shprehet kështu:-” Kur e mora lajmin që - ja më e mirë, më befasoi dhe njëkohësisht më gëzoi shumë. Ky ishte një lloj shpërblimi për punën e bërë, ishte një shpërblim i papritur”.

Fabjola Kuburi:- Albulena, vajza nga që rrëmbeu zemrat e - ti me letra”, çfarë ka të veçantë Lena?

Albulena Kryeziu Bokshi: - Nuk besoj se kam ndonjë veçanti, jam person që besoj tek puna pa kompromis dhe siç duket kjo sjell edhe rezultatet e dëshiruara.

- “Tradhëti me letra” një skandal i rrëfyer me nota melankolie, si u përshtat dhe pse pikërisht more atë rol?

- Për mua ishte një rol shumë i bukur që në leximin e parë, pastaj gjatë udhës kam hasur në vështirësi por që sëbashku me regjisorin ia dolëm t’a realizonim punën tonë dhe në rradhë të parë të jetë i pranueshëm për publikun.

- A pate vështirësi në realizimin e rolit apo tashmë aktrimi është kthyer në diçka të zakonshme për ty?

- Secili rol, është si të klasën e parë ë unë tashmë e ushtroj këtë profesion, prej një kohe shumë të gjatë, gjithsesi vështirësi ka gjithmonë.

- A je e kënaqur nga pritja që i bëri publiku shqiptar dhe nga prezantimi i tij nëpër festivale të ndryshme?

- Jam shumë e lumtur që po bën rrugëtimin e tij nëpër festival sepse kjo është kënaqësia më e madhe e imja, kur puna që bëjmë mund të shfaqet nëpër vende të ndryshme të botës.

jo?

ë e mirë në Festivalin Mediteran në Itali, ka qenë çmim i papritur sepse të rrallë janë festivalet që ndajnë çmim për aktore në ë shkurtër. Çmimin ma ndau Mediterranean Film Fest -MedFF, që mbahet në Sirakuza të Italisë. Por t›ju them të drejtën, pretendimi im nuk ka qenë kurrë që të jem aktore vetëm për çmime. Kur e mora lajmin që mirë, më befasoi dhe njëkohësisht më gëzoi shumë. Ky ishte një lloj shpërblimi për punën e bërë, ishte një shpërblim i papritur.

- Cilat janë ato elemente që e bëjnë kaq të veçantë dhe kaq të

- Besoj është një element të cilin e prek regjisori, qasja e tij ndaj kësaj teme si dhe loja e aktorëve të ë është konsideruar shumë organike.

- Ishe e ftuar në një nga dismat më të bujshme në Shqipëri, atë të Princit Leka dhe Elia Zaharias, na trego pak më shumë rreth këtij eventi…!

- Shumë e nderuar që kam qenë e ftuar në dasmën e Princit Leka dhe mikes time të dashur tashmë Princeshë Elia Zogu, emocion që nuk e besoj që do të arrij ta përjetoj përsëri. Ishte shumë bukur dhe përrallore.

- Duke pasur parasysh që je një personazh i njohur i skenave teatrale, cila është pjesa e fundit që keni vënë në skenë?

- Jam në prag të premierës “Tregtari i Venedikut” me regjisorin skocez MatheW Lenton ne Teatrin Kombëtar të Kosovës.

- Si ndodhi që i hyre botës së

ër mua është një dashuri e madhe, momentin që kam vendosur të bëhem aktore, padyshim që interesimi im ka qenë shumë i theksuar sa i pë

- Çfarë do të thotë e gjithë kjo arritje për ty?

- Vazhdoj të punoj me ngulm, me dashuri dhe përkushtim të madh ndaj profesionit, se sa do të arrijë dhe cilat do të jenë arritjet. Uroj që t’ ia lë pleqërisë time ta vlerësojë.

- Aktrimi ka qenë synimi yt që në fëmijëri?

- Prindërit e mi kanë qenë të lidhur ngushtë me teatrin, pastaj nëna ime vazhdon të punojë në teatrin e Gjakovës, kështu që në një farë forme sa do që tingëllon klishe por nga fëmijëria e kam ndarë mendjen të bëhem aktore.

- Çfarë mban mend më shumë nga fëmijëria?

- Mbaj mend kohën kur nuk doja të shkoja në kopësht dhe i vihesha pas mamit për në prova sa herë që ajo shkonte në teatër.

-Sa me fat e konsideron veten?

- E dua shumë jetën dhe konsideroj që fati shpesh ka ditur të më përkedhelë, por edhe atëherë kur ka pasur momente të vështira, gjithmonë kam konsideruar që do t’ i tejkalojë dhe me të vërtete gjithmonë ashtu ka ndodhë.

- Si mund ti ketë relatat një aktore nga Kosova me aktorët e pjesës tjetër të Ballkanit dhe Europës?

- Besoj që Kosova ka shumë aktorë të cilët janë shumë të zotë në punën që bëjnë dhe se sidomos ë Europë por edhe në botë e dëshmon këtë, kështu që pavarësisht kushteve të shkollimit kam bindjen që mund të krahasohemi dhe të matemi me cilindo aktor në botë.

- Një aktor/e duhet të ketë më shumë fat apo talent?

- Të dyja, por mbi të gjitha duhet të ngulmojë dhe ta dojë këtë profesion edhe nëse ke talent edhe nëse ke fat, përsëri nuk janë përbërës të mjaftueshëm për të qenë gjithmonë në formë të mirë si aktor.

-A e mban mend rolin e parë dhe çfarë emocioniesh ke ndierë

ë shkurtër dhe mbi 25 shfaqje në teatër dhe roli i parë mund të konsiderohet që ka qenë në një shfaqje për fëmijë dhe isha vetëm 5 vjeçe, nuk më kujtohet shumë se çfarë emocionesh, aq sa mund të ër një rol që ëherë pas diplomimit, në shfaqjen ‘Per Gynt” ku përkrah kisha aktorët e mëdhenj si Bajrush Mjaku dhe Yllka Mujo.

- Ke shëtitur shumë shtete të botës, cili prej tyre të ka lënë më shumë përshtypje të mira?

- Vendi që për mua ka një rëndësi të veçantë shpirtërore mbi të gjitha, është qyteti i bukur i Avignon-it, në jug të Francës, vendi ku edhe u martova me njeriun e zemrës sime.

- Cila është këshilla më e mirë që ke marrë për të ecur në profesionin tënd?

- Të mos dorëzohem edhe nëse dhemb shumë, sepse ky profesion me gjithë bukurinë dhe madhështinë e tij, mund edhe të të lëndoj.

- Je ndier e xhelozuar nga kolegët e tu ndaj një roli apo kur ishe studente?

- Nuk është se nuk ka pasur raste që e ka ndier një lloj “xhelozie” por gjithmonë në mënyrë që t’a ruaj veten nga energjia e mundshme negative, i kam tejkaluar dhe çdo gjë ka marrë fund si më së miri.

- Të cilësojnë shpesh si aktore të bukur, si ndihesh?

- Unë nuk e konsideroj veten si të bukur mirëpo kur të tjerët ma përmendin këtë cilësi atëherë e konsideroj veten se qenkam edhe me fat.

-Projektet e tua për të ardhmen, cilat janë?

- Të vazhdoj të punoj në profesionin tim, me devotshmëri të vazhdoj punën në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe pse jo shumë shpejt të më shihni përsëri në ekranin e madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.