Aplikimi për të hyrë në tokën amerikane

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje gazeta Intervista . Këtu në Kavajë, gazeta juaj pëlqehet shumë dhe ju falendërojmë që keni shkrime për të gjitha moshat. Më pëlqen shumë që i keni kushtuar hapsirë edhe kuzhinës në gazetën tuaj. Kam një pyetje për ës. Kam gatuar sallatë të ftohtë me fruta deti dhe më doli goxha e shijshme, por doja të dija si gatuhet kjo sallatë me avokado. Kam përshtypjen që duhet të jetë akoma më shumë e shijshme. Faleminderit. Ada Kavajë.

Përgjigjet Shef Miri, restorant “Il Tipico”: Ada, përshendetje. Sallata e ftohtë me fruta deti, është një gatim që pëlqehet dhe është e shijshme dhe me vlera ushqyese për trupin e njeriut,sidomos kur shoqërohet me avokado. Është një gatim i thjeshtë por shumë I mirë dhe një shoqërues I mirë për verën. Për të gatuar këtë sallatë duhen: Karkaleca 100 gr, Oktapod 100 gr, Kallamar 100 gr, Sepie 100 gr , idhje 100 gr, Karrota 1, Avokado 1 kokërr, Kripë , Piper, Vaj ulliri, Limon

Përgatitja:Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr dhe njëkohë ë me pastrimin e frutave të detit. Pasi I kemi pastruar hedhim në tenxhere oktapodin të parin ,duke qenë se do goxha kohë që të përgatitet. Pas 10-15 minutash hedhim kallamarët, sepiet, karkalecat, midhjet dhe karrotën e prerë në formë kubike. I lëmë të ziejnë për afro 15 minuta. Më pas i marrim, i kullojmë dhe I ftohim në ujë dhe i presim në forma të vogla. I marinojmë me vaj, kripë, piper dhe limon. I lëmë për dy orë në frigorifer . Në fund i shtojmë edhe avokadon të prerë në formë kubike. Ju bëftë mirë.

Nga kjo javë, duke parë interesin e madh të lexuesve për emigrimin në SHBA, gazeta “Të jetosh në Amerikë”. Avokatja Pranvera Xhafaj, Doktore në Shkencat Juridike, do ju përgjigjet pyetjeve tuaja për të realizuar ëndrrën e madhe amerikane dhe për ta zhvendosur jetën tuaj atje. Nëse do të keni pyetje apo paqartësi për mënyrën se si mund të aplikoni pranë Ambasadës Amerikane, kur, si, dokumentat që nevojiten për t’u pajisur me një nga vizat që kjo ambasadë lëshon për shtetasit shqiptarë kudo që jetojnë, apo mbi procedurat për ndryshimin e statusit të vizës aktuale apo procedurat për aplikimin pranë Emigracionit Amerikan Gjelbër Amerikane (American Green Card) etj, ju mjafton vetëm të dërgoni pyetjen tuaja pranë redaksisë dhe avokatja e emigracionit qe jeton dhe punon në Nju Jork, do t’ju përgjigjet menjëherë...

Aplikimi për të hyrë në tokën amerikane Për të gjithë shtetasit joamerikanë (konkretisht për shtetasit shqiptarë) të cilët kanë dëshirë të hyjne në territorin e Shtetit Amerikan në mënyrë ligjshme duhet të plotësojnë disa kritere të përgjithshme:

Të kenë një pasaportë të lëshuar nga autoritetet shqiptare si dhe të vlefshme në kohëzgjatjen e saj.

Të mos kenë kryer krime për të cilat të jenë shpallur fajtor me vendim të gjykatës së formës së prerë në shtetin shiptar dhe/ose në një shtet tjetër.

Të mos kenë deklaruar fjalë apo veprime të pavërteta në një intervistë të mëparshme pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Vizat të cilat të japin mundësinë për të hyrë në territorin amerikan kla dy kategori. Në viza emigrimi dhe viza jo emigrimi. Në kategorinë e parë (viza emigrimi) hyjnë ato viza qëllimi i të cilave ka lidhje me arsye familjare dhe punësimi.

Në kategorinë e dytë (viza jo emigrimi) hyjnë ato viza qëllimi i të cilave ka lidhje me arsye mjekësore, biznesi, turizmi, studimi, programe të ndryshme shkëmbimi kulturor, punonjës të përkohshëm, diplomatë, punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare, etj.

Aktualisht, aplikimi, për një nga vizat e sipër përmendura, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, është më i thjeshtë se sa ka qenë më përpara.

Njëkohësisht, me ndihmën e një konsultuesi emigrimi ju do të kursenit kohën dhe paratë tuaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.