Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. Na i dërgoni pyetjet me letër në adresën Gazeta Intervista, Rruga «QEMAL STAFA» NR.331, Tiranë, me email në

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje gazeta Intervista dhe në veçanti kisha një pyetje për arkitektin. Unë jam shumë e dhënë pas ngjyrave si në veshje ashtu edhe në arredimin e shtëpisë. Kam dëgjuar që këtë vit ngjyra e ullirit është shumë në modë por mua nuk më pëlqejnë ngjyrat e mbyllura. Çfarë ngjyrash duhet të përdorim në arredim?

Nëntë arsye pse duhen përdorur ngjyrat e gjalla

Ngjyrat e ndritshme janë ngacmuese për syrin kështu nëse ndiheni të përgjumur gjatë dimrit këto ngjyra janë pikërisht ato që ju duhen. Unë po ju jap nëntë këshillat e mija për arsyen e përdorimit të ngjyrave gjatë dimrit.

1. Ngjyrat e gjalla i japin Seldi Shehu, arkitekt, www.seldishehu.al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: «Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera» dritë ambjentit

Ngjyrat e ndritshme në ambjent janë si një kafeinë për individin. Provoni të ndërroni ngjyrat e errëta të dimrit dhe do të shihni diferencën me një zgjim energjik në mëngjes.

2. Ngjyrat e ndritshme janë të këndshme

Një pikturë e madhe me forma gjeometrike me ngjyra të ndritshme, një qilim ngjyrë blu të hapur janë perfekte për vendet në të cilat rrijnë fëmijët.

3. Ngjyra e bardhë si një pastrues

Ndonjëherë ndiheni të ngarkuar nga ngjyrat e errëta dhe të rënda. Përdorni të bardhën si qetësus të imazhit dhe në të njëjtën kohë ul atë ndjesinë e ngarkesës. Kjo gjë arrihet me një mobilje të bardhë ose një sipërfaqe muri të bardhë, gjithashtu mund të përdorni mbulesa të bardha sipër mobiljeve ekzistuese.

4.Ngjyrat janë një heqës mërzitje

Ngjyrat me shkëlqim, të lehta krijojnë një atmosferë nxitëse dhe jo përgjumëse. Gjatë dimrit sasia e ndriçimit e vogël krijon një atmosferë të zymtë. Nëse doni ta ndryshoni ngjyra është elementi i duhur.

5. Ngjyrat tregojnë determinim

Merreni në dorë hapësirën tuaj duke ndërhyrë në mënyrën e dekorimit. Një letër muri me ngjyra ose një qilim tjetër krijojnë ndryshimin. Ato do jenë në kontrast me ambjentin dhe tregojnë për guximin tuaj në dekorin që përdorni.

6. Krijoni një ambjent të brendshëm në kontrast me të jashtmin

Ngjyrat nuk janë vetëm në kontrast me dhomën por edhe me ambjentin përreth. Gjatë ditëve të vrenjtura, kur hyni nga jashtë brenda shtëpisë do të ndjeni menjëherë një energji të re. Nëse dhoma është me dritare të mëdha atëherë kontrasti me të jashtmen do të jetë edhe më i fortë.

7. Ngjyrat në dimër janë romantike

Ashtu si urbanët në Angli, që janë të kuq e që mbahen mend e të ngelet në memorje ashtu është edhe ngjyra në ambjentet e shtëpisë. Nësë do donit nje hapësirë që mbahet mend, e paharueshme ngjyrat janë një nga elementet kryesore që e krijojne këtë. Nuk është e thënë të bëni ndryshime të mëdha. shumëngjyrëshe të udhetimeve tuaja, ose foto të vendeve të ndryshme ekzotike që ju pëlqejnë. Ngjyrat pra do marrin formën e një aksesori të dukshëm.

8. Ngjyrat ju bëjnë më produktiv

Një ndricues ngjyrë të kaltër, një pëlhurë me kuadrate me ngjyra, ngacmojnë mendjen në mes të ftohtësisë së ngjyrave të tjera. Kjo ju bën më produktiv dhe nuk ju lë të bini në plogështinë e ditëve me vranësirë.

9. Ngjyrat ju sjellin pranverën në çdo stinë

Ngjyrat ju duhen në çdo stinë dhe jo vetëm në pranverë. Një derë e verdhe do të ishte nje imazh i përkryer i pranverës shoqëruar me bimësi të gjelbërt. Imazh i pranverës është gjithmonë frymëzues dhe i freskët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.