Pyetje që ende presin përgjigje

Intervista - - POSTA -

Do martoheshit me dikë që luan në lojrat e fatit?

Si dihet, por se besoj se s’më pëlqen një ves i tillë. Bujari

Jo, sepse një ves i tillë e shkatërron një lidhje, megjithatë secili ka mendimin e vet. Elkida

- toheshit, se të paktën 60% lozin ndonjë lojë? Landi

Luani

Gjella me kripë dhe kripa me karar, jo të jetë i tepruar, të jetë normal. Tomi

Nuk do martohesha sepse njerëzit dhe shkatërrojn familjen e çdo gjë. Më pëlqen te krijoj familje e jo ta prish familjen time. Larg lojrave dhe veseve të këqija për të pasur një jetë normale dhe të qetë, pa strese. Kristi

Një që luan nuk është as për familje e as për tu martuar, kështu që jo. Sara

atëherë martohen por kur lekët ikin ato shkatërrohet çdo gjë. Sandri

Jo, asnjëherë s’kam lozur as vetë dhe nuk dua që partnerja ime të lozi, është jashtë sensit. Fatjoni

Çdo gjë bëhet me moshë, kur arrin të krijosh familje duhet edhe të mendosh që disa gjëra që i ke bër mëparë nuk duhet të arrish të mendosh ti bësh më. Do martohesha me dikë që ka luajtur mbase por jo me dikë që vazhdon e luan nuk mundem. Arlinda

Ç’mendim keni për muzikën që bëhet në Shqipëri?

Muzikant/e ka pak, e pastaj këto këngëtaret si Kallashi, Gugu, Xhesika Ndoji i’a kanë ulur shumë vlerat muzikës që bëhet në Shqipëri. Silva

Ka edhe këngë të bukura por shumë janë këngë skandaloze. Muzika klasike është më e bukur. Grejsi

Në përgjithësi mua më pëlqen muzika që bëhet por ka edhe këngë që s’vlejnë për tu dëgjuar. Irisa

Muzika është relaks, s’ka asgjë të keqe. Andreas

Më mirë lëre mos e pyet se më mirë s’ka ku shkon më. Uni

Muzika që bëhet në ditët e sotme nuk më pëlqen fare sepse po e degjenerojn me kërcimtare të zhveshura, këngëtare gjysëm lakuriq, fjalori banal. Nuk ekziston më muzika që të falte ndjenjë. Anisa

Muzika është qetësuese për shpirtin dhe nuk mund të qetësoj muzika pa ritëm dhe allah fjalë ku asgjë s’kuptohet. Sara

Muzika në Shqipëri e shprehur në përqindje është: 10% muzikë. 90% - let muzikore do bëhen me “kod” Jani

Sa përqind nga koha juaj i kushtoni mjeteve elektronike si telefoni apo kompjuteri?

Shumë kohë harxhoj në kompjuter kur jam në punë por kështu kot jo nuk rri. Endri

Më shumë rri në fundjavë edhe në dark kur jam në shtëpi. Doni

Në ditët e sotme interneti është bër sëmundje e pashërueshme dhe nuk rrim dot pa internet, që do të thotë: edhe unë si shumë të tjerë harxhoj shumë kohë në rrjetet sociale. Duke e krahasuar me përqindje do thoja pa frikë rreth 80% të kohës sime unë e shpenzoj në internet. Klajdi

Shumica e njerëzve janë pa punë në Shqipëri kështu që çfarë mund të bëjn tjetër përveçse të rrin në kafe apo telefon? Martin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.