Si ta bësh xheloz sipas shenjës

Intervista - - HOROSKOPI -

Kjo ndjesi magjike bën mrekulli. Ai është pak indiferent kundrejt teje kohët e fundit dhe ti do t’i tregosh se nuk të ka në xhep? Dhe cila është metoda më klasike për këtë? Sigurisht, ta bësh xheloz! Po do ta kafshojë apo jo grepin? Kjo gjë varet nga shumë faktorë, por edhe nga shenja e tij astologjike. ]farë na thotë pra astrologjia për mundësitë e suksesit të një sipërmarrje të tillë? Lexoni më poshtë. Luani Na fal pak, e ke parë gjëkundi Sulejmanin e Madhëri xheloz? Shumë-shumë do t’i presë kokën, gjë që në kohën tonë dhe me zakonet që kemi tani përkthehet se do t’i nxijë jetën. Me pak fjalë do të të ndalojë, me kërcënimin se do të ndajë, të bësh çdo lloj gjëje që do të ulë prestigjin e tij si mbreti i dëshirave femërore. Jo vetëm i yti, por edhe i shumë të tjerave. Kështu pra, nëse do të luash kartën e xhelozisë me një Luan, bëje të paktën me një mënyrë delikate, që të mos e marrin vesh të tjerët. Mbase atëherë mund të kesh sukses… Virgjëresha Virgjëresha bën pjesë tek xhelozët e fshehur të zodiakut, gjë që do të thotë se do të bëjë ç‘është e mundur të mos e tregojë xhelozinë e tij dhe nuk do ta rrëfejë edhe sikur ta torturosh. Do të ngelesh me dyshimin se mbase e ke stisur kot gjithë atë skenar dhe të ka ikur mundimi kot. Mbase do ta shpërblejë me të njëjtën mënyrë, bile diçka të organizuar mirë dhe më pas do të bëjë të paditurin “Kush, unë?”. Sido që të jetë, nëse arrin ta bësh vërtet xheloz, është i aftë të bëjë nga dashuria, por mbase është çështje egoizmi të lënduar. Peshorja Në botën plot me harmoni (si do të donte) të Peshores nuk ka vend për ndjenja kaq të ulëta si është xhelozia. Nëse ti përpiqesh ta bësh xheloz, do të ndeshesh me buzëqeshjen e tij misterioze, plot dinakëri, si ajo e gjyshes, kur i bëje numra që të dilje me të dashurin fshehurazi mamasë, në moshën e adoleshencës. E ke të qartë imazhin tani? S’ka asnjë lidhje me atë që kishe ti ndërmend. Megjithatë, ngushëllohu, sepse pas Peshores “shumë krenar”, fshihet një burrë me pasiguritë e veta, të cilit do t’i bien të gjitha këmbanat e alarmit dhe gjëra të tjera të mira, pra në fund loja jote do e bëjë efektin e vet. Akrepi Të bësh një Akrep xheloz është si të duash të..lagësh ujin, të djegësh zjarrin dhe paralelizma të tjera si këto. xhelozisë dhe e vështirë është t’ia vësh në gjumë, jo t’ia - rje është të shohësh se sa decibel ulërima durojnë xhamat e shtëpisë, nëse fqinjët do të thërrasin policinë, sa nëse do të duhet të vraposh për të shpëtuar veten tënde.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.