Të qeshim

Intervista - - ZBAVITJE -

Shkronjat e universitetit Një vajzë shkon tek doktori për një kontroll të përgjithshëm. Kur ajo heq bluzën, ai vë re një “H” të kuqe në gjoksin e saj. “Si e ke bërë atë shenjë në gjoks?” e pyet doktori vajzën. “Oh, i dhe është kaq krenar për këtë, sa nuk e heq bluzën me emrin e Harvardit përsipër, edhe kur bëjmë dashuri”, përgjigjet ajo. Pas nja dy ditësh, vjen një vajzë tjetër për kontroll dhe ai vë re një shkronjë “Y” ngjyrë blu në gjoksin e saj. “Si e ke bërë atë shenjë në gjoks?”, pyet doktori. “Oh, i dashuri im ka vajtur në Yale dhe është kaq krenar për këtë, sa nuk e heq bluzën e Yale-s edhe kur bëjmë dashuri”, përgjigjet ajo. Pas nja dy javësh një vajzë tjetër vjen për kontroll. Kur ajo heq bluzën, ai vë re një “M” të kuqe në gjoksin e saj. “Mos vallë i dashuri yt shkon në universitetin e Miçiganit?”, pyet doktori. “Jo, po kam një të dashur (femër), e cila shkon në universitetin e Wisconsin. Pse pyet?”, i përgjigjet ajo. Shitësi i gazetave Një shitës i vogël gazetash ka qëndruar në një kënd me një tufë gazetash, duke bërtitur: “Lexoni të gjithë lajmin e fundit! Mashtrohen 50 vetë!”. Një burrë, kureshtar, i afrohet dhe ble gazetën, pastaj sheh faqen e parë. Aty kupton se është gazeta e të djeshmes. Burri i thërret djalit: “Hej, kjo është një gazetë e vjetër, ku është historia me mashtrimin e madh?”. Gazetashitësi e injoron dhe vazhdon të thërrasë: “Lexoni të gjithë lajmin e fundit! Mashtrohen 50 vetë!”. Xhiroja Një baba kthehet nga një udhëtim i gjatë biznesi dhe e gjen djalin e tij të vogël duke i dhënë një biçiklete të re.

“Ku i gjete paratë për këtë? Duhet të ketë kushtuar të paktën 20 mijë lekë!”, pyet ai.

xhiro”, përgjigjet djali.

“Duke bërë xhiro? Thuaji babit të vërtetën. Askush nuk bën kaq shumë para duke bërë xhiro. Ku i gjete këto para?”

“Të vërtetën po të them. Çdo natë, kur ti nuk ishte këtu, xhaxhi Gimi nga banka vinte të shihte mamin. Ai më jepte 2 mijë lekë dhe më thoshte të ikja të bëja ndonjë xhiro!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.