Mavraj, shqiptari që sfidon Bajernin

Intervista - - SPORT -

E pabesueshme, por e vërtetë, e Mynihut, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje, si të gjithë të tjerët, por bëhet fjalë për t’i marrë titullin kampion të Bundesligës. Mërgim Mavraj me Kelnin e tij, po hahet “dhëmbë për dhëmbë” me kampionët absolut të Bundesligës ndër vite, dhe më e bukur është pjesa që është lojtari shqiptar që ka detyruar edhe trajnerin e ekipit gjerman që të ndryshojë skemën e lojës, pasi Këlni po luan me 3 mbrojtës qendre.

Mavraj i kontaktuar pas stërvitjes nga gazeta “Intervista” ka treguar momentin e tij te skuadra gjermane e Këlnit, kombëtaren dhe Kosovën.

Ai tregon edhe “pishmanin“që kishte në ndeshjen ndaj Spanjës.

-Përshëndetje Mavraj, jeni?

Mërgim Mavraj: minderit, po ju? - Çfarë po bëni për momentin? - Për momentin sapo jam kthyer nga stërvitja me ekipin dhe po bëja dush. Tani po bëhem gati të ha (qesh). si Mirë fale- - Na fal që po të pengojmë... - (Qesh), S’ka gjë jo. - jen e djeshme në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Gjermanisë pasi mposhti me rezultatin 2-1 në kohën shtesë ekipin e Hofenhajmit në shtëpi. Jeni në qejf, besoj, sot...

- Ishte një ndeshje e veçantë. Edhe pse ishte në mbrëmje në mesjavë, atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme. Besoj se - jë si motivim për në vazhdim pasi shumë të mira të cilat kanë bërë shumë mirë në kampionat së fundmi. - E prisnit këtë sukses? - Të them të drejtën nuk e prisnim. Besonim se kishim kualitete dhe një ekip mjaft të mirë, por të arrinim këto rezultate që po arrijmë kohët e fundit, çfarë të të them. Megjithatë, duhet të pranojmë që ne ja kemi bërë punën dhe e kemi ditur se diçka e tillë do të ndodhte, duke pasur parasysh se sa po stërvitemi dhe vështirësitë që ka kampionati gjerman.

- A nuk ju duket se po jetoni paska si në ëndërr, se jeni edhe në vend të dytë?

- histori në futbollin gjerman dhe po shkon atje ku i takon. Më vjen mirë që jam edhe unë pjesë e kësaj historie moderne që ka ky ekip.

- Sa merita keni në këtë sukses?

- Po aq sa të gjithë shokët e tjerë që luajnë. As më pak e as më shumë.

- A është e vërtetë që trajneri juaj e ka ndryshuar skemën e lojës për shkak tuajin?

- (Qesh) Kush e thotë këtë?

- Mediat gjermane...

- Gazetat, atë punë kanë. Unë kam b bërë përforf manca të mira dhe trajneri i ka vlerësuar kjo është e gjitha. Do të vazhdoj të jap më të mirën për Këlnin, pasi në këtë mënyrë ndihmoj edhe kombëtaren e Shqipërisë. - Deri ku shkojnë objektivat tuaja me Këlnin?

- Unë jam i lidhur me vendin tim dhe kemi një fjalë të urtë që e përdorim në troje tona, “sa ke jarganin, shtrijë këmbët”. Ne po i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim. Do të bëjmë më të mirën dhe pse jo të kapim edhe kupat e Ruopës në fund.

- Kupat e Europës në vend të dytë?

- Kampionati është i gjatë nuk mund të të dytë, titull apo diçka të tillë. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë dhe vazhdojmë punën tonë.

- Domethënë Këlni mund të jetë hirushja e këtij kampionati duke sjellë ndërmend rastin Lester?

- Jo, nuk e pranoj këtë epitet, pasi Këlni është një skuadër me shumë histori në Budesligë, pavarësisht problemeve të viteve të fundit.

- Kush është sulmuesi më i vështirë për t’u mbajtur në Bundesligë?

- Mendojdj se ështëh Levandovski,d ki ndërsa nga krahët janë shumë të rrezikshëm Roben dhe Riberi, por edhe Abumejang dhe Rojsh të Dortmundit. Këtu ka kampionë jam me fat që luajë me kaq konkurrencë përpara.

- Për t’u kthyer në Shqipëri, a ka disnivel të vish nga ekipi i Këlnit me lojtarët e Kombëtares?

- Jo, jo secili ka aftësitë e tij që duhen respektuar. Unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj kombëtareje me këta çuna të mrekullueshëm që janë të gatshëm të japin edhe shpirtin në fushë.

- A mjafton gjithmonë shpirti se...

- E rëndësishme është që të japësh 100 për qind të vetes. Të luash me shpirt dhe të duash me zemër fanellën që ne mbajmë veshur. Aty ka djem që e ndjejnë dhe janë gati gjithmonë për atë fanellë. Duhet të respektojmë secilin, pavarësisht

- Ndaj Spanjës, çfarë nuk shkoi?

- Mendoj se nuk duhet ta gjyko- jmë në këtë prizëm, pasi diferencat janë shumë të mëdha në fushën e lojës. Niveli i lojtarëve të Spanjës është tjetër dhe duhet të jemi realist. Ne zhvilluam një ndeshje të mbyllur teknikisht mbrapa dhe ja dolëm, por “magjistarët” na e fshehën topin dhe na lodhën.

- Po të mos ishte gabimi i Berishës a mund ta mbanim barazimin?

- Po të mos ishte Etriti mund të ishim 0-2 që në pjesë të parë, pasi ka bërë dy pritje të mrekullueshme që na shpëtuan. Dikush do të gabojë për të shënuar kundërshtari, fati i keq ishte që ishte radha e Berishës. Nuk e meritoi.

- Tani kemi përpara ndeshjen me Izraelin. A mendoni s e mbyllim vitin me 9 pikë?

mjaft e rëndësishme dhe do të jetë ndaj të njëjtëve kundërshtarë ashtu si edhe ne. Maqedoninë e mundën në Shkup çka i jep më shumë besim. Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar, shpresojmë dhe besoj se

- Kjo a mund të quhet një ndeshje përballë një kundërshtari direkt?

- Jo, pasi të gjithë aty janë kundërshtar direkt për ne. Ne duam të themi fjalën tonë. - Çfarë ka ndryshuar te ekipi pas Europianit?

- Mendoj se shumë eksperiencë që na shërben në arenën ndërkombëtare.

- Por, po bëjmë paraqitje më të dobëta?

- Nuk bie dak kort me ty aspak. P Po bëjmë paraqitje të mira, apo pretenduat të rrihnim Spanjën?

- Jo, aspak, por asnjë gjuajte në portë...

- Harruat se çfarë i bëri Spanja, Italisë. Të qëndrojmë me këmbë në tokë.

- Sa i kënaqur jeni me paraqitjet tuaja te Këlni dhe Shqipëria?

- Jam shumë i kënaqur, pasi i kam lënë pas problemet me shëndetin dhe tashmë jam në formë të mirë. Kam arritur nivelet e mia më të larta.

- Sa i rëndësishëm ka qenë besimi në ecurinë e karrierës tuaj?

- Ka qenë shumë i rëndësishëm. Unë jam një person që besoj shumë dhe mendoj se zoti ma ka shpërblyer. Ia dedikoj suksesin tim dhe i them gjithmonë faleminderit.

- Ndonjë te re nga jeta private?

- Jo, jo. E the vetë, jetë private dhe pikë (Qesh). - Atëherë, gjithë të mirat... - Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.