Edi Rama i shkruan Donald Trampit

Intervista - - HUMOR -

Lexues të rubrikës sonë “Uikileaks”, hello. Falë punës kemi mundur të kapim letrën që Kryeministri ynë, zoti Edi Rama i ka dërguar Presidentit të ardhshëm të Amerikës, mister Donald Trump. Ne po e bëjmë publike këtë letër, pa e lënë mister.

çun për s’mbari. Megjithëse s’je çun tirone, prapë je për s’mbari. Po të shkruj në dialekt dhe jo në gjuhë letrare, për të të tregu që je shum’ i afërt për mu. O një letër e shkrujtme siç ma don mideja mu.

Ne kena shumë të përbashkëta,

Ti e di që un’ jom marrë me sport. Kjo më ndihmoi që të kalisja veten. Ene ti, Doni je mor me sport. Do thonë ata që s’na duan, që ne jena mor me sporte të ndryshme. E ç’rëndësi ka që un jom mor me basketboll, ene ti me futboll amerikan.

Të dyja sporte me dorë janë, megjithëse unë kur lujsha basketboll, më shumë gjujsha kundërshtarin me këmbë, sesa topin me dorë. Pra, ne që në rininë tonë të hershme e kena stërvit dorën. Kjo dorë tani bie si shpatë ndaj kundërshtarëve tanë, që i kan’ durt e buta.

Sa mora vesh që përballe teje ishte Hillary, thashë: U bo kjo me s’ngre dot letrën nga tavolina me ato dur të buta.

Ja thashë këtë gjë njonit, para disa mujsh. Kur do ti, ajo që i thash unë këtij njonit, i shkoi në vesh Barakut. Obamës. Më thërret në telefon mu Baraku. “Ti ke thon që Klinton nuk bo për Presidente të Amerikës, se i ka durt e buta?”, po më thoshte Baraku.

Çar ti thojsha mer jahu Doni! Ti thojsha që nuk kom thën un’, do e gënjejsha. Pak kam gënjeyer shqiptarët un’ për 300 mijë vende pune që do hapsha, por do gënjejsha ene Barakun. Me dilte nami pasandaja që Edi o gënjeshtar i përmasave ndërkombëtare”. U mendova pak ene i dhosh xhevap.

“Po! E kom thënë”, i thash un’. ‘E din ti se ç’të bëj unë”. Un t’i mor të gjitha paratë që ke fshehur nëpër ishuj”, më kërcënoi Baraku. Aty, me thon të drejtën më vajti gjaku në fund të këmbëve.

Imagjino Doni. Të të shkojë gjaku nga maja e kokës time, në gishtat e këmbëve të mia, për një sekondë. I bie që gjaku ka udhëtu me shpejtësi…

Nejse se s’kam qën’ i mir në matematikë, me thon të drejtën, e nuk e gjej dot me ç’shpejtësi ka udhëtu gjaku në ato momente. Do pyes Ben Ahmetajn. Ai të than në matematikë. Beni o Ministri i Ekonomisë, sa për informacion.

Sa bojn 2+2, e pyeta njëher’ para se ta bojsha ministër. 4, më tha. Ti e meriton të bohesh ministër i ekonomisë, i thash.

E kështu, Doni. Më kërcënoi Baraku, se s’do më merrte paratë e mbyllura nëpër bankat e huaja. ‘Dil ene thuj te Zoni i Amerikës që ti përkrah Klintonin dhe jo Donaldin, se ty të dëgjon publiku amerikan”-, më tha Baraku.

Ndaj u detyrova të dilsha nëpër media e të thojsha që unë përkrah Klintonin. I qaja paratë në banka, nëse do bëja të kundërtën. Ti më kupton Doni, se ti je ene vetë paralli. Janë të ëmbla paratë, Doni. Le që mezi i kena mbledh ato të shkreta. Ty mezi të la babi 400 milionë $. Unë mezi i kom bo 400 milionë $. Ti Doni, je i fortë. Të admiroj. I shtove lekët që të la babi. Unë përherë rri me stress dhe them me vete : A do jenë fëmijët e mi të aftë t’i shtojnë paratë që do t’ju lë unë. Kjo brengë po më bren, çdo ditë që rri në karrige. Nuk ka si brenga e vazhdimësisë, Doni. Vetëm yt at, unë ene tina e kuptojmë. Jan’ rehat fukarenjtë. S’vrasin mendjen se a do mund fëmijët e tyre t’i shtojnë paratë e prindërve.

Doni, ja ku po ta them; Mu ma ndjente zemra që do të të zgjidhshin ty si President, që kur mora vesh që republikanët të zgjodhën ty për kandidat. Donte s’mbajti dot burrin, që vajti i shkoi e tradhëtoi me grua tjetër, do mbante Amerikën ajo. Ndërsa ti Doni je i aftë të mbash 2, 3,4, apo 5 gra, një pas një. Po edhe të gjitha bashkë jom i bindur që i mban, por s’do vetë t’i mbash. Je, njisoj si unë Don, për këtë punë…

Doni, kur të bësh betimin, më kujto që të kam dashur shumë. Aman të keqen! Ene nëse të mbetet hatri që të kam shajt, e nuk na ndihmon, nuk ka gjo. Aman të keqen vetëm paratë që kam bërë dhe kam fshehur nëpër bankat e huaja, mos m’i prek. Jom rropatur për to gjithë këto vite.

Doni, ja ku pot a them; Rruhu nga ata që të rrinë pranë e të e pësova. Mbaja pranë Koçon. Kokëdhimën. Ti e njeh besoj, se ai ka përkthyer dy libra të tytë. Ai thotë që përkthyer vetë nga anglishtja, megjithëse 20 fjalë di. Nejse! E ky Koçua më ka dal kundër mu, Doni. E kujt mua që i jepsha të ndërtonte gjithë rrugët e Tironës. Një lesh ndërtoi, se ato rrugë po përmbyten të parat, tani nga shirat. Kam një javë po shkoj në punë me çizme. Pra kështu Doni : Rruhu nga yti!

Të përqafoj pa të shpupuritur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.