Hillary Klinton:Unë shyqyr që humba zgjedhjet…

Intervista - - HUMOR -

Meqë zgjedhjet në Amerikë përfunduan, vendosa të intervistoja zonjën Klinton. Për dy arsye; E para se është femër. Unë si xhentil që jam, do e tregoj përherë këtë veti timen. Arsyeja e dytë; Të gjithë po rendnin të intervistonin Trump. Kasoja përherë është i veçantë në zgjedhjet e tij, ju e dinë këtë. Dhe, që mos ta zgjas, mora avionin e drejt e në vilën ku jeton zonja Klinton. Sa po trokisja, kur dëgjoj disa sokëllima : « Hajde po ta mbajti, se ta tregoj unë. A mos e sjellsh kokën ishallah, se ma bërë sëmundjen e keqe. Që vdeksh inshallah. Hajde, hajde po t’a mbajti…!”

(Mos mendova. Qenka zemëruar që

-Më falni zonja Klinton, por erdha të bashkëbisedonim. Nëse s’doni, iki unë.

-Kaso, ti qenke. Isha larg dhe s’të pashë fare. Kujtova se ishte Billi. -Atij i bërtisnit ashtu? -Atij, që ju thaftë, ishallah. -Jeni e mërzitur që keni humbur, e ja

-Mërzitur?! U Kaso, se ti të sjell buzëqeshjen. Po ç’mërzi thua! Unë madje jam e gëzuar që humba. Shyqyr që humba se më kush shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Për mua ajo është Shtëpi e Zezë.

-E di që mbeta aguridhe, zonja Klinton. donit të shkonit si Presidente në Shtëpinë ë Bardhë ?

-Shtëpinë e Zezë, thuaj më mirë. Kam makthe nga ajo shtëpi, Kaso. Më duket sikur në çdo karrige shikoj Billin dhe në këmbët e tij, Monikën. -Cilën Monikë? -Levinskin, atë baxhellën, kë tjetër.

-Uuueeee tani e kujtova. Domethënë ju akoma i mbani mëri Billit, për ç’ka bërë me Monikën?! Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

-Inat the? Unë të them, nuk e shikoj dot me sy Shtëpinë e Bardhë, jo më Billin.

-Po ju në publik këto vite jeni shfaqur të lumtur, zonja Klinton.

-Kështu e ka politika, Kaso. Duhet të bësh sikur je i gëzuar edhe kur me dikë urrehesh.

-Po pra, po. Tani u kujtova. Ju jo më kot e keni edhe emrin Hillari. Emri juaj në shqip do të thotë Gëzime, zonja Klinton.

-Pikërisht Kaso. Po ta dish ti sa kam vujatur unë këto vite. Sa e sa herë kam fjetur në një krevat bashkë me Billin.

-Flija me Billin, për ta ndëshkuar për tradhë te gratë e botës. -Aktore e mirë paskeni qenë zonja Hillari. Në publik ju dukeshit kaq e qeshur. E paskeni fshehur së dhe elegancë. -Kështu kisha marrë udhëzimet, Kaso. Ata që të vënë aty si kandidate, të instruktojnë për gjithçka. -Juve ju përkrahu edhe Rama me Bashën. I latë të zhgënjyer edhe ata me humbjen tuaj… -Atyre ju thashë unë që të më përkrahnin, që të humbisja. -Ju thatë juve vetë…? -Po, pra, po, ju thashë unë që të më përkrahnin që të humbisja. Publiku amerikan, pasi pa që mua më përkrahnin Edi Rama i majtë dhe Lul Basha i djathtë, do mendonte; Kjo s’qenka as mish, e as peshk. Amerikanet s’jane si shqiptaret që zgjedhin midis të majtës dhe të djathtës. Ata, o zgjedhin të majtën, o të djathtën. Po shyqyr që humba, se isha bërë si “Njeriu që qesh”, i Hygosë. Mbeta gjithë kohën me dhëmbet jashtë, për t’u dukur e lumtur me Billin. A që mos më ardhtë në shtëpi, se do t’ja pres fare bibilushin, Billit. - Qetësohuni zonja Gëzime-Hillari! Ju ka errur sytë inati. -M’i ka errur vërtet, Kaso, e vërtetë. Kisha ca kohë që nuk shikoja fare. Edhe e-mailet që thonë që i kam nisur nga shtëpia, për shkak të syve të errur, i dërgoja. Nuk shikoja fare se ku dhe nga i nisja. A që mos më ardhtë në shtëpi Billi, se ja tregoj unë.

-E paskeni inat të madh, zonja Gëzime Klinton. Qetësohuni se do sëmureni. Aman se jeni edhe alamet kinge, me tipare të bukura.

-E o Kaso, imagjino sa e bukur do isha sikur mos e kisha mbajtur përbrenda inatin ndaj Billit. Nejse! Ç’thonë punët andej nga Shqipëria? Fola dje me Edi Ramën. I thashë

-Ju ja thatë këtë informacion, apo ai ja u tha juve?!

-Ja thashë unë. Edi s’dinte gjë. S’kemi mjete të shikojmë se ç’bëhet. Edhe ca dylbi që kishim në magazinat e ushtrisë, nuk shikojnë, më tha Rama.

-Aman o zonja Klinton, bëni diçka për ne fukarenjtë. Mos të ishit ju amerikanët, ne do kishim një shekull si kurdët.

-Mos u shqetëso Kaso! S’e gjen gjë vendin tuaj, sa të jetë ky vend. Sa për tanket, siç të thashë mos u shqetëso. Fola me Ciprasin, atë kryeministrin grek. Kishin pirë ca ushtarë dhe donin të shkonin në Tepelenë të merrnin ca hashash. E ashtu të pirë, ju kishin hypur tan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.