13 nëntor 2016 Poezia juaj... HIRI I LOTËVE

Intervista - - POEZI -

Shtegtarët shtegtimet s’i nisën në pranverë, ndaj dhe cicërimat s’u dëgjuan këtij moti, stinët të katra në dimërake janë kthyer, edhe ndonjë lule, kur çel, ka shije loti! Gurët e bardhë kanë krisur prej mallit, gurrat s’rrjedhin ujë si dikur, por lot, zër’ i bilbilit si grahma e fundit e të gjallit duket sikur jep shpirt dhe shpirt nuk jep dot! Lisi i moçëm lendet prej dhimbjes shkërmoq, kërrusur si pikëpyetje prej pritjes së gjatë, ka kohë që degëve të tij nuk ulen më zogj, veç kukuvajkat vajtojnë, për çdo natë. Hiri i lotëve prej mallit të djegur shpirtrat spërkat me brymë t’acart’, për-përtej shtegtarët frymëmekur, për-këtej, hijet mbi dhé varret hapë! Por do vijë një ditë, do jesh rritur, në mëngjes herët do nisesh diku... Dielli krejt botën do ketë përndritur, dhe trojet ku lindën të parët e tu. Një ditë mund t’i biesh përqark botës, ndofta ku s’shkeli këmba njerëzore... Por mos harro kurrë të bukurën e Tokës: trojet plot magji Arbërore! Pa mund të të tërheqë drit’ e praruar, mundet një ditë t’ia kalërosh Hënës. Do bëhesh banori i saj i uruar po i ligjërove veç në gjuhën e Nënës. Një ditë mund të bëhesh edhe president, a kryeministër mund të bëhesh një ditë. Por mos harro, bir, këshillën-testament: - Me njerëz e gurë fol SHQIP.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.