ME ERËN VIJ SË LARGU

Intervista - - POEZI -

Mos u tremb ti, mike, mos ki frikë nga ëndrrat, edhe pse e di se netëve tremben femrat, unë do të vij e do iki pa u ndjerë! Mos u druaj prej puthjes, por ktheje ti, mike, mos më dil prej ëndrre, mos ik prej frike, kur të agojë dita, unë do të kem ikur...! Mos u trishto ti, mike, kur të zgjohesh, asgjë mos dëgjo, se çfarë të thotë zemra nuk ka as kuptim, se për çfarë të pendohesh, sepse në gjumë njeriu shikon dhe ëndrra. Nëse ndien drithërima thellë në labirinte, në vena vërshime, që marrin përpjetë, nëse të bëhen zëra a jehona e një klithme, është shpirti im, që të kërkon ty, jetë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.