ATËHERË KUR...

Intervista - - POEZI -

Atëherë kur mushkëritë e tua mbushen më frymën e saj dhe rrahjet e së sajës zemër i ndien në dejet e tua, kur sytë e tu me lotin e saj qajnë, ajo të kupton, s’ka nevojë t’i thuash: - Të dua. Atëherë kur prej dhimbjes së saj e ndien veten në faj, ndien dhimbje dhe ti klith si një i plagosur fajkua dhe buzët e tua imitojnë drithërimën e buzëve të saj, atëherë ajo të kupton se je i dashuruar s’ka nevojë t’i thuash: - Të dua!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.