Pyetje për instruktorin Çfarë ushtrimesh mund të bëj në shtëpi?

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje. Kam një pyetje për instruktorin, cilat janë ushtrimet që duhet të bëjmë në kushte shtëpie dhe pa ndonjë shpenzim shtesë për shkuarje në palestër, në mënyrë që të mbajmë trupin në formë dhe të kemi një përgjigje. Faleminderit për mirëkuptimin. Ju uroj gjithë të mirat. Me respekt Kristian

Renato Kurti

- Pershendetje Kristian . Kjo eshte nje pyetje shumë e zgjedhur dhe mendoj që shumë njerëz e kanë problem këtë pjesë prej mungesës së kohës ose mundësive për të shkuar në palestër. Të bërit stërvitje në kushtet e shtëpisë kërkon thjesht vullnet dhe njohuri të përgjithshme sportive në përgjithësi .

ë sugjeroj ecjen si një nga ushtrimet më të thjeshta. Nuk kërkon ndonjë lloj pajisjeje dhe është një ushtrim që mund ta praktikoni kur dhe ku të doni. Përveç dobisë që sjell për zemrën tuaj ecja ndihmon edhe në përforcimin e këmbëve. Rëndesa e kyçit të këmbës apo të dorës e vështirëson atë. Duke ecur mund të dëgjoni diçka me MP3. Për të përshpejtuar hapat duhet të ecni më shpejt.

Së dyti, të sugjeroj të mundohesh të gjesh ose “blesh” disa vegla bazë si përshembull një palë gira, një stol bashkë me shtangën dhe të gjesh një kënd të përshtatshëm për vendosje paralelesh(të çmontueshme) të gjitha këto mund të bëhen me shpenzime minimale.

Përforcimi i muskujve të barkut, të gjithë e dine sesi bëhet ky ushtrim. Ushtrimi shërben për të zhvilluar dhe forcuar muskujt në zonën e barkut. Përveç kësaj është një ushtrim që mund të bëhet pa ndihmën e ndonjë mjeti. Shtrihuni në shpinë dhe këmbët mbajini drejt. Vendosini duart pas koke dhe përpiquni të ngriheni aq sa të largoni shpatullat nga toka. Qëndroni dy tre sekonda në këtë pozicion dhe pastaj Asnjëherë mos i hiqni duart nga koka sepse mund të keni probleme me qafën.

Duke alternuar këto ushtrime bashkë me ushtrimet e tokës, pompat me duar, ulje gritjet me këmbë, muskujt e barkut etj, do te krijosh dhe do të kesh një ë organizëm të shëndetshëm.

1- Gjithmonë, stërvitja mos të jetë më e gjatë se 1 orë dhe 3 - 4 herë në javë. 20 min aerobi 25 min ushtrime force 15 min muskuj barku dhe strecing

2 - Në mungesë informacioni për ushtrime që duhet të bësh (nëqoftëse nuk je ushtruar kurrë më parë) mund të kërkosh ndihmën nga afër të një instruktori, për ato ushtrime që unë të këshillova më lart.

3 - Çdo ushtrim të bëhet me 4 sete × 10 me 1 min dhe 30 sekonda pushim ndërmjet çdo ushtrimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.