u «arratis” nga Shqipëria

Intervista - - AKTUALITET -

(Vazhdon nga faqja 15)

që të vi në Shqipëri, pse jo edhe të jesh në Oborrin Mbretëror”. “Po, përplasa tavolinën në Peterboro Ugh të Kanadasë, ngaqë më quajte këlysh i Enver Hoxhës. Ma mbylli telefonin, ndërsa në zyren e Luanit kishte edhe tre gazetarë të tjerë që qeshnin me të madhe.

Nejse, si përfundim shkova në hotel. Aty takova një kosovar me emrin Shaban, i cili kishte kohë aty mbasi kërkonte të gjente ndonjë lidhje për t’u futur fshehurazi në Amerikë te vëllezërit e tij. Duke folur vendosëm të përpiqeshim të iknim që të dy… Unë kisha shumë shokë e miq atje që më prisnin. Ju thashë këtë Mustafait e Zydiut. “Mirë më thanë ata ikë, po qe se e ke vendosur po si do të ikësh? Nuk të lejojnë pa vizë… Shkuam në konsullatën amerikane në Toronto, po nuk më dhanë vizë. Atëherë i them konsullit: Unë erdha që të iki si njeri, megjithatë nesër në darkë më ke në Njujork. Mbasi ja perseriti edhe Mustafai edhe një herë se çfarë i thashë, ai nxori kartvizitën e më thotë: “Po qe se ti mbërrin deri nesër apo edhe pasnesër në Njujork, nga çdo kabinë telefoni, bjeri këtij numri dhe mbylle, se të marr unë. Bashkë do të jemi miq…

U kthyem në hotel. “Mos ik, më thotë Mustafai, u bë ç’u bë, iku tani”. “Jo, i them, unë do mun Mora e po studjoja hartën. E pashë që nëpër male ishte e pamundur mbasi të shqyente ariu e ujku, plus borë e madhe. Poshtë Kanadaja me e vetmja mundësi janë urat, ku nuk mund t’i shmagesh kontrollit. Terë naten pa gjumë. Nga ora 4 e mëngjezit, kur hap komodinën e banjës së hotelit që të nxirrja briskun e të rruhesha, shoh nje fasho. Menjëherë më shkoi në mëndje të lidh fytin e të luaja rolin sikur më kishte ikur zëri. Dhe ashtu veprova... Në mëngjes i them Mustafait të më jepte një shofer e ta porosiste që kur të arrinim te kontrolli t’u thoshte që këtij i ka ikur zëri e do e çoj urgjent në Çikago për operacion. Dhe kështu u bë. Kur mbër - jtonte makinën, vetëm ja ngriti lart pashaportën,ndërsa unë i shtrirë në sediljet e makinës,u ngrita ngadalë, i përgjumur, me fyt të lidhur me fasho, duke luajtur rolin e të sëmurit. Sa i thotë që jemi kanadezë, amerikani i thotë “Sorry, go” Kështu kaluam pa problem dhe arritëm në Batholo. Aty ndaluam, pijmë një kafe dhe në oren 23 mbërritëm në Nju Jork…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.