19 nëntor 2016 Pse janë shtuar çiftet pa fëmijë?

Intervista - - SOCIALE -

Fabjola Kuburi: - Gjithnjë e më shumë dëgjojmë për çifte që e kanë të vështirë të bëhen me fëmijë. E keni vënë edhe ju re këtë në punën tuaj? Është rritur vërtetë numri i këtyre rasteve? A mund të na thoni ndonjë shifër?

Dr. Artan Koni, androlog-urolog: - Konstatimi juaj është i vërtetë. Numri i çifte që e kanë të vështirë të bëhen me fëmijë është rritur. Këtë ne e vërejme edhe në punën tonë të përditshme. Mesatarisht në 100 çifte, 10-15 kanë probleme fertiliteti.

- Si janë shifrat e këtij fenomeni te ne, krahasuar me botën?

- Shifrat janë pak a shumë të ngjashme në të gjithë botën, rreth 10-15 % e çifteve kanë probleme fertiliteti. Kjo shifër është rritur shumë në dekadat e fundit

- Pse ndodh kështu? Cilët janë shkaktarët e ketij fenomeni?

- Mund të them se ka shumë faktorë që e vështirësojnë fertilitetin dhe këtu nuk po përfshijmë sëmundjet, apo problemet e ndryshme shëndetësore. Të qenit shumë të dobët ose shumë të shëndoshë, për shembull, e vështirëson fertilitetin. Dhe tani, problemet me peshën janë shtuar, janë shtuar si ata me “mbi” e si ata “nënpeshë”, dhe për rrjedhojë çiftet tani e kanë më të vështirë të realizojnë një fëmijë.

Alkooli dhe duhani, ose drogërat e rënda, prishin cilësinë e embrioneve (vezes dhe spermatozoidit), vështirësojnë pranimin e shtatëzanisë në mitër dhe përdorimi i këtyre lëndëve është rritur shumë në dekadat e fundit.

Gjithashtu, rrezatimet e ndryshme jo vetëm e vështirësojnë pranimin e embrionit në mitër, por edhe prishin cilësinë e spermës. Rrezatime nga rrymat elektrike, nga valët e radiove, apo nga zonat me industri të rëndë ka pasur përherë në botë. Por kohët e fundit, rrezatimet janë shtuar në mënyrë të frikshme. Meshkujt qëndrojnë me telefon në xhep 24 orë, laptopin e mbajne në prehër (ka dalë nga moda kompjuteri në tav kufje me bluetooth, WiFi është prezent në çdo ambjent që frekuentojmë, femrat shpenzojnë shumë kohë nëpër portale të mediave sociale (facebook, instagram, etj etj...) dhe mundësisht me 2 telefona njeherësh. Në përgjithësi meshkujt shqiptarë të paktën, mbajnë një telefon, kurse femrat shqiptare mbajnë minimumi 2 telefona. Për rrjedhojë, vitet e fundit jemi përherë e më afër një burimi rrezatimi. Kini parasysh se shumica e njerëzve nuk kurdisin me orë me zile, vendosin alarmin dhe e mbajnë telefonin te koka gjatë gjithë natës.

-Ndikon edhe mosha? Tani, sidomos femrat, kërkojnë të lindin fëmijë në moshë të madhe…

- Mosha, është një faktor i rëndësishëm për sa i përket fertilitetit. Kohët e fundit njerëzit kërko para se të bëhen prindër, kështu që e shtyjnë shtatzaninë pasi të kenë arritur një farë niveli ekonomik në jetë, një pjesë tjetër duan të arrijnë në një pozicion të caktuar në karrierën profesionale. Me një fjalë, kohët e fundit njerëzit bëhen prindër në moshë më të madhe, për rrjedhojë, problemet e fertilitetit hasen më shpesh. Meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç, kanë më shumë vështirësi se çiftet e reja që të bëhen prindër.

- Kush është”fajtor” në më të shumtën e rasteve, burri apo gruaja?

- Nga studimet vërehet se në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me femrat dhe në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me meshkujt, ndërsa në 40% të rasteve, edhe pse çifti është mëse i shëndetshëm, shtatzania nuk ndodh, për arsye që jo përherë kuptohen. Pavarësisht kësaj, shumica e problemeve janë të kurueshme, kështu që çiftet e reja nuk duhet të stresohen.

- Në popull thuhet se ndikon shumë stresi, se më përpara kur jeta ka qënë me e qetë nuk ka patur probleme të tilla?

- Stresi ndikon në përgjithësi në shëndetin e njerëzve, jo speci

- Po ushqimet që tani janë më të pakontrolluara kanë ndikim në këtë?

- Një pjesë e ushqimeve që qarkullojnë në treg janë jo-bio, përmbajnë kimikate që sigurisht shtojnë problemet me fertilitetin.

- Mos vallë njerëzit duhen të paraqiten më shpesh te doktori?

- Mund të them se meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç që kanë vështirësi në shtatzani, të mos humbin kohë, por të drejtohen te mjeku për një kontroll rutinë.

- Por duke e parë më nga afër, si është marrëdhënia e meshkujve me mjekun. A vijon të ekzistojë kompleksi i druajtjes dhe tabuja në këtë aspekt?

- Ideja se meshkujt druhen kur vijnë te mjeku, nuk është e saktë. Nuk mund të them si ka qenë para shumë vitesh, por tashmë nuk ka vend për të përdorur fjalën “tabu” përsa i përket vizitave urologjike. - Cilat janë shenjat epara të impotencës të cilat duhet të bëjnë një mashkull të shqetësohet dhe të shkojë te doktori?

- Në anën tjetër impotenca, paaftësia për të patur ereksion të mjaftueshëm, ose për të kryer një marrëdhënie seksuale normale, nuk ka lidhje me fertilitetin. Këto janë probleme krejtësisht të ndara. Vetë impotenca është shenja që i bën pacientët të drejtohen tek ne. Gjithsesi, mund të them se diabeti është arsyeja më e shpeshtë (pas gjendjes psikologjike) e impotencës të moshat nën 50 vjeç. Kështu që do i rekomandoja meshkujve të bëjnë analizat e kontrollit rutinë vjetor. - A ka shërim impotenca?

- Impotenca është një problem shëndetësor i kurueshëm, zgjidhja e të cilit vështirësohet me kalimin e kohës. Do i rekomandoja meshkujve mos t’i lënë pas dore këto shqetësime dhe të drejtohen - blemeve.

- Në popull thuhet se gratë tani ngelin më me vështirësi me barrë sepse kanë nje jetë seksuale aktive para martese, se kryejne aborte etj etj. Janë të verteta këto?

- Jeta seksuale aktive para martese nuk e vështirëson të ngelurit me barrë, por do të thoja një martesë për më vonë, për rrjedhojë mundohen të bëhen nëna në moshë më të madhe (problemet me moshën i sqaruam më sipër). Gjithashtu, jeta seksuale aktive para martese rrit rrezikun e shtatzanive të padëshiruara, kryhen aborte, të cilat nuk janë mund të mos shkaktojë asnjë pasojë, por abortet e shpeshta rrisin mundësinë për probleme të tjera shëndetësore. Shkurtimisht, mund t’i rekomandoj femrave të kenë - jnë shtatzaninë mundësisht para moshës 30 vjeçare.

- Po problemet e grave a kanë shërim në kohën e sotme? Ështe e vërtetë ajo që thuhet se sot, pavarësisht nga shpenzimet të gjithë çiftet mund te kene femije?

- Jetojmë në një periudhe ku mjekësia ka përparuar dhe pothuaj të gjithë çiftet mund të kenë fëmijë, pa folur për kostot. Kostot mjekësore janë problem më i madh në Shqipëri, ku për momentin, nuk përfshihen në skemat e rimbursimit shëndetësor.

- Viagra, a është normale dhe e vlefshme në jetën seksuale, tek meshkujt që kanë të tilla problem?

- Viagra nuk është e vlefshme te çiftet me probleme shtatëzanie. Viagra është një nga trajtimet e shumta që përdoren në problemet e ereksionit. Gjithsesi, para moshës 50 vjeçare, një pjesë e vogël e pacientëve kanë nevojë për Viagra. Do i kujtoja meshkujve që Viagra nuk është ilaç bimor, është preparat mjekësor që ka efekte anësore, nuk duhet ta blejnë nëpër farmaci dhe ta përdorin pa u konsultuar me një urolog, jo për gjë por shumica e meshkujve nën moshën 50 vjeçare nuk kanë nevojë për Viagra.

- Po Viagra femërore a ka hyrë në Shqipëri?

- Nuk e di a gjendet në farmacitë shqiptare, për vetë faktin se nuk e kam përshkruar asnjëherë si ilaç. Gjithsesi, të interesua- rit mund ta porosisin online dhe i vjen në adresë për 3-4 dite, ka shumë farmaci online që shërbejnë në mbarë botën. Është e rëndësishme të sqarojmë diçka: ilaçi i quajtur “Viagra femërore » është në fakt një antidepresant, nuk ka lidhje me viagrën klasike. Viagra femërore përdoret vetëm te femrat që janë në pre-menopauzë, zvogëlon efektet negative të periudhës para menopauzës, rrjedhimisht krijon një përmirësim indirekt në jetën seksuale të femrave. - tet të ulët, nuk është i efektshëm është i lartë, me fjalë të tjera ka jo pak efekte anësore. Shkurtimisht, do i kujtoja femrave që Viagra femërore nuk përdoret të femrat nën moshën 40 vjeçare, nuk duhet të merret pa konsultën e mjekut sepse ka efekte anësore të konsiderueshme.

- Cila do ishte këshilla juaj për të gjithë çiftet e reja?

- Do i këshilloja çiftet e reja të - mit familjar, në mënyrë që të shmangin shtatëzanitë e padëshirueshme dhe problemet që lindin më pas. Gjithashtu do i këshilloja që shtat para moshës 30 vjeçare, duke pasur parasysh se përqindja më e lartë e një shtatzanie natyrale, arrihet para kësaj moshe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.