Julian Deda: Jemi në një pikë kritike

Intervista - - TELEVIZION -

Është personazh kaq i njohur dhe i dashur për publikun, saqë asnjë prolog nuk do ishte i nevojshëm… Julian Deda, po, po, me të kemi realizuar një intervistë serioze, por, me humor, ama...

Fabjola Kuburi: - Ore Juli, pse e ke kapur kaq keq me qeverinë? Mos më kundërshto, sepse të ndjek në facebook!

Julian Deda: - Nuk e kam kapur keq me qeverinë, përkundrazi qeveria duhet ta vlerësojë faktin që unë e ndjek dhe bëj vërejtje që ajo ta bëjë më mirë punën e saj, por kjo nuk do të thotë “ta kesh kapur keq”. Kjo do të thotë të jesh kritik dhe të jesh kërkues. Mendoj se gjithsecili prej nesh duhet të jetë kërkues, sepse ne paguajmë taksa, i japim votën, kështu që kërkesa, kërkesa e llogarisë dhe llogaridhënia, nga ana tjetër, duhet të bëhet traditë. Këtë kërkoj unë.

- Jul, si mund ta ndryshojë artisti botën, sipas teje?

- Unë mendoj se një artist ka një mijë mënyra për ta ndryshuar botën, jo se bota do ndryshojë territorialisht, ama, artisti me artin e vet, mendoj se ndikon sadopak te një pjesë e madhe, apo e vogël njerëzish që e ndjekin dhe besojnë tek ai. Normalisht, artisti për këtë punë ekziston, që të japë një mesazh, që të argëtojë njerëzit dhe nëpërmjet këtij mesazhi t’i bëjë ata të - tojnë dhe nëse njerëzit mendojnë, ë ka shumë mundësi që të përmirësohet. Artisti jep mesazhe që janë përtej cic-miceve të përditshme. Mendoj që një artist i mirë, përveçse argëton, jep të kuptojë që në jetë secili mund të bëjë më shumë dhe më mirë se ç’po bën, jo se po bën gabim, por mund ta bëjë më mirë, të përmirësojë perfomancën e tij jetike duke u përshtatur në mënyra të ndryshme, që, e para, t’i bëjë mirë vetes së tij dhe e dyta t’i bëjë mirë shoqërisë. Në këtë sens, merr jetë edhe shprehja që artisti mund ta ndryshojë botën.

- Dhe nga që nuk po e ndryshon dot Shqipërinë, e ke menduar seriozisht të ikësh?

- Të them të drejtën, nganjëherë edhe e kam menduar seriozisht që të iki nga Shqipëria, por ka qenë një mendim që më ka zgjatur shumë, shumë shkurt, sepse unë Shqipërinë e dua shumë dhe kam dëshirë që të jetoj, punoj, ushtroj profesionin tim këtu dhe nuk jam partizan i ikjes, jo vetëm për veten time, por edhe për shumë të tjerë që mund të kontribuojnë me ide, projekte, nuk do doja që të iknin. Deri tani, unë jam për pro qëndrimit këtu, për më vonë, nuk e di se ç’mund të ndodhë, ama deri tani, jo!

- Çfarë mendimivërtitet tani në kokën tënde për aktualitetin shqiptar?

- Do të gënjëja po të thoja që mendoj vetëm për një aspekt, ka shumë gjëra për të cilat duhet t’i mendojmë dhe jo vetëm unë por të gjithë dhe shumë seriozisht, çfarë na shqetëson ta themi, çfarë nuk na shqetëson ta përgëzojmë. Duhet përfundimisht që të ë na dëgjohet dhe të bëjmë çmos që të vetësigurohemi që të na dëgjohet. Jemi në një pikë kritike që duhet rishikuar e gjithë marrëdhënia mes individit dhe menaxhimit.

- Në përgjithësi, aktorët ankohen për paga të ulëta. Po me ju ndodh kjo gjë?

- E kam dëgjuar që kanë paga të ulëta dhe nuk kanë faj sepse është e vërtetë një gjë e tillë, për këta që punojnë në shtet, por unë do preferoja të mos komentoja shumë, sepse nuk bëj pjesë të kjo kategori, nuk kam pse ankohem jo se marr ndonjë pagë gjigande, por, duke patur parasysh pagesat e që merren nga aktorët nga institucionet shtetërore, unë duhet të jem i lumtur dhe të mbyll gojën.(Qesh)

- Çfarë mendon se po e bën Shqipërinë të mos e marrë veten ekonimikisht?

- Më vë në siklet me këtë pyetje se nuk jam ekspert ekonomie, ama, për atë që mund të shihet me sy të lirë mund të them që njerëzit sot kanë më pak lekë nëpër duar dhe më pak mundësi për të përmbushur nevojat e tyre ditore, për të mos thënë ato javore e mujore. Njerëzit rendin në kërkim të një dy, tre, katër punë apo pafund, që të marrin sadopak lekë nga secila, janë në kërkim 24 orë të një varianti që i jep pak më shumë lekë se rroga ose për të tjerët që nuk e kanë fare një të tillë. Ka të bëjë edhe me keqmenaxhimin e taksave tona, sepse disa taksa paguhen dhe duke u paguar ti ke për detyrë ti përmirësosh jetën qytetarëve të tu dhe kjo nuk po ndodh. Ajo që duket ashiqare kjo është.

- Ta lëmë pak këtë temë e të kalojmë tek tema pozitive: Çfarë bën Juli para nisjes së spektaklit? Ndonjë veprim për fat, apo që “të ecë mbarë”?

- Të them të drejtën, unë jam shumë besimtar dhe para çdo shfaqjeje unë bëj kryqin që të na ecë mbarë. Para çdo sezoni përgatitem shumë. Besoj në Zot dhe besoj edhe në forcat e mija dhe të kolegëve të mi dhe mendoj se pak besim nuk na bën keq.

- Pse je fokusuar më tepër tek humori?

- Nuk është çështja se jam fokusuar, ç’është e vërteta në karrierën time, ose më saktë në CV-në time artistike, kam më shumë role dramamtike, por siç duket dardha ra nën dardhë dhe instiktet e mija, shqisat e mija u mprehën më shumë për humor, kështu që jam në habitatin tim natyral. Kjo ka ardhur krejt në mënyrë natyrale dhe pa u sforcuar dhe mendoj se është pak gentike dhe pak e ushtruar nëpërmjet energjive të mija që janë pak më “over” se një aktor i përqëndruar dramatik. Por duhet të dish që humori është zhanri më i vështirë i artit skenik, kështu që unë jam i lumtur që e bëj.

- Mendon se ke me shumë fat, apo talent?

- Unë mendoj se talenti padiskutim ekziton se nuk do kishte kuptim. Thonë që fati favorizon më të mirin, unë nuk dua të them që jam më i miri, por, të them të drejtën, kam punuar shumë, kam punuar gjatë viteve të shkollës, kam punuar për këtë profesion dhe mendoj se kam arritur goxha, të paktën deri tani. A kam patur fat? Padiskutim që po, ia kam bërë hyzmetin, por kam pasur fat, sepse kam plot kolegë të tjerë që janë po kaq të talentuar dhe po kaq punëtorë, por që nuk kanë arritur një vend punë të saktë ku ata të shprehin vlerat e tyre, unë mendoj se i kisha të dyja, por kryesorja është hsumë shumë shumë punë.

- Zakonisht kur e shikon veten në Tv, je kritik?

- Zakonisht kur e shikoj veten time në Tv, vetëm për këtë punë e shikoj, kur nuk kam nerva të jem kritik, nuk e shikoj fare, është reaksion zinxhir, shikoj, kritikoj.

- Përveç aktrimit, çfarë tjetër të tërheq më shumë?

- Më tërheq shumë futbolli, e kam ndjekur vetë kur kam qenë i ri, apo fëmijë, quajeni si të duash, e ndjek çdo fundjavë kur ka ndeshje të mira bëhet fjalë, Champions Ligën pa diskutim dhe ndeshje të tjera, e ndjek edhe në stadium kur kam mundësi, por edhe luaj me miqtë

e mi në kalçeto, kështu që jam shumë i dhënë pas futbollit. Futbolli është ajo gjëja që pas aktrimit më kënaq dhe më argëton.

- A mund t’i bëjë një aktor humori njerëzit te qajnë? Është e vështirë për të kjo?

- Mendoj se një aktor humori nuk e ka vëshirë t’i bëjë njerëzit të qajnë apo qeshin, por aktori i humorit lodhet e rropatet që mesazhi i tij të përçohet siç duhet, pastaj përsa i përket të qarës, ajo mund të jetë rezultat i një rrethane apo situate që parashtron para publikut, mendoj se ti nuk pret që një aktor humori të të bëjë të qash. Ajo që ti nuk pret nga një aktor humori është që ai të të bëjë të përlotesh dhe për këtë aktori i humorit të del nga pritshmërit, në një moment që ti pret të qeshësh mund të ndodhë e kundërta, por pjesa më e rëndësishme e humorit është serioziteti dhe nuk ka rëndësi nëse ti qesh apo qan me atë që tregoj unë, rëndësi ka që ti merr mesazhin që unë dua të sjell. Aktorët e humorit shquhen për aktorë inteligjentë, përtej modestisë, njerëz që kapin detalin, thelbin e problemit dhe e kthejnë në batutë, në situatë komike, por jo gjithmonë një situatë komike është për të qeshur, por për t’u menduar, ndoshta edhe për të qarë. Kam parasysh këtu një nga aktorët më të mëdhënj të humorit në botë, Çarli Çaplin, materialet e tij i ka sa komike aq edhe tragjike, pra tragjikomikja është niveli më i lartë i të bërit art.

- Veten tënde si e bën për të qeshur kur mund të jesh i mërzitur, ose duke qarë?

- Unë veten time nuk e bëj asnjëherë për të qeshur, madje do ishte një dramë e madhe nëse do e bëja veten time për të qeshur, por as për të qarë... Po, mund ta vë veten në gjumë duke menduar disa gjëra, por kaq, jo më shumë.(Qesh)

- A nuk është e lodhshme të japësh shfaqje përjavë?

- E lodhshme është, prandaj sezoni ynë është me tre muaj dhe më pas pak pushime e nisim prapë. Ato tre muaj, ama, jemi pothuaj 24 orë në korrent, mos harrojmë që koha jonë e përgatitjes është thjesht pesë ditë. Në pesë ditë duhet të përgatisësh, karaktere të rinj, batuta të reja etj… - Si i gjen batutat? - Eh, batutat…! Duhet të jesh vigjilent gjithë kohës për të marrë material, qoftë edhe në kafe apo në përditshëmri, por edhe tregu mediatik është burim materiali, lajmet, ngjarjet, të gjitha këto janë karburant shumë i mirë. Në tre muaj në punojmë me 200/në orë për të kthyer gjithçka në një numër të bukur në skenë.

- A ka ndonjë personazh të njohur si i cili do doje të bëheshe pas disa vitesh?

- Të them të drejtën nuk kam ndonjë personazh që dua ta arrij pas disa vitesh. Sot është vështirë të krijohen idhuj, unë bën punën time, dua ta bëj punën time dhe kur jam në skenë dua ta bëj punën time dhe nuk dua të ngatërroj apartamentin me asgjë tjetër në botë, në asnjë aspekt tjetër dhe këtë e kam parim. Në skenë dua të jem i sinqertë me spektatorin tim, dua të bëj në maksimum punë time . Pastaj, i vetmi që dua t’i ngjaj është babai im dhe askush tjetër.

- Ju në “2XL” jeni pothuajse të gjithë miq. Bëhet më e lehtë apo më e vështirë të punosh me dikë që e ke mik?

- Po është e vërtetë jemi miq, shkojmë shumë mirë me njeritjetrin, funksionojmë mirë. Në argëtohemi, kritikojmë, bërtasim, qeshim, kthehemi argëtohemi prapë, bërtasim prapë, pastaj nuk bërtasim, pra, funksionojmë si një shoqëri me gjithë elementët e saj. “2XL” është një punë teatrale dhe puna është më e lehtë kur ti ke marrdhënie të mira, nuk punohet me dike që ë, nuk bëhet kjo gjë. Sa më miq të mirë jemi aq më rezultative del puna, kuptohesh me sy dhe këtë e bën vetëm një miqësi e mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.