Lindita Nikolla i shkruan Edi Ramës: Salcën në kokë ma hodhi LSI

Intervista - - HUMOR -

Ministrja e Arsimit, pas atentatit me salcë, i ka dërguar një mesazh kreut të qeverisë. Ne kemi mundur të kapim këtë mesazh, e po e bëjmë publike edhe për ju. Në të thuhet:

I nderuar shoku Kryeministër! Po ju lajmëroj për një ngjarje që më ndodhi në një takim.

Dikush, një pispiruqe vajzë, më hodhi salcë në kokë. O zot sa u Mezi i kisha krehur te parukierja parukiere kam një vajzë të shkëlqyer. ja njoh karakterin, por ka qënë e shkëlqyer në mësime. Jo vetëm në sh edhe në tetëvjeçare. E tillë mbeti ajo vajzë edhe në shkollën e lartë. Më ka treguar vetë notat. E kishte mesataren e shkollës së lartë, mbi 9.5. Kishte përfunduar studimet para 2 vjetësh për veterinari.

Mbeti pa punë, nuk mundi të futej dot te ato 300 mijë vendet e punës që kemi hapur neve.

Pastaj bëri kursin për parukiere. Dhe mirë ka bërë. Ç’punë do gjente me veterinari ajo?! Ku ka hapur vende pune ai ministri i bujqësisë?! Ai e ka mendjen të bëjë fushatë për Ilir Metën. Eh, o shoku Kryeministër. parti, por u detyruam të bënim kualicion me LSI. Ata nuk e kanë mendjen fare të hapin vende pune. Duan të na diskretitojnë. Desha të të siguroja, shoku Kryeministër, që mos të dëgjosh llafet e thëna nga ata që duan të më zënë vendin, se gjasme unë nuk jam vigjilente. Të betohem shoku kryeministër, që nuk isha pa mendje kur ajo studentja - je e pashë që po vinte midis rreshtave të të ftuarve. Kujtova se po bente parade mode, që më raftë një pikë. “Do jete studente te universitetet private, mendova kur e pashë. Se ato bejne parada te tilla midis rreshtave, si në ». Gabova në gjykim, shoku Kryeministër. Por vetëm këtë herë, ama. Asnjëherë Unë edhe kur dal në publik, kujdesem që veshjet mos të jenë të shtrenjta. Ja, për shembull, pardje kur ndodhi ngjarja, kisha veshur një kostum të lirë. Një palo kostum, njëmijë euro. Këpucët vetëm 400 euro i vesha. Po ç’jam unë që të diskretitoj partinë dhe qeverinë, me veshje të shtrenjta ?!

Shoku Kryeministër! Dua t’ju bëj me dije se kam zbuluar që ajo studentja që më hodhi salcë në kokë, është futur nga LSI-ja. Ku e bazoj unë këtë konkluzion, do më thoni ju. Këtë e gjeta me anë të logjikës time, që megjithëse në gjendje të tronditur, funksionon maksimalisht. Ajo vajza kur po ma derdhte salcën, po i dridheshin duart. Nga dridhja e tyre, gaboi. Në vend që të ma derdhte në kostum, ma hodhi në kokë. Pra, ajo gaboi drejtim. KJo tregon shoku kryeministër, që nuk është në drejti- min e duhur. Pra, nuk është me ne socialistët, që jemi në drejtimin e duhur. Ajo është në drejtim të gabuar, shoku Kryeministër. Jam e bindur që e ka futur LSI-ja që ta bënte këtë gjë. Pse mendoj unë kështu? Ja një tjetër argument : Kur po ma derdhte salcën, ajo lëvizi dorën, djathtas-majtas dhe anasjelltas. Nuk e mbajti dorën në një vend, desha të thosha. Duke lëvizur dorën, unë kuptova se ajo është e futur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ata lëvizin nga djathtas-majtas, e anas të ashpër kundër nesh ata. Ne duhet t’ju përgjigjemi, me të njejtën metodë. Të rinjtë tanë, besnikë të partisë duhet të instruktohen nga ne dhe të bëjnë të njejtën gjë që po bëjnë ata me ne. Unë propozoj, për shembull, që ne t’iu hedhim majonezë. Osë vezë. Apo diçka ushqimore që përhapet lehtë. Nëse doni ju shoku Kryeministër, së Arsimit dhe të gjejmë se me se t’i kundërsulmojmë lësëjanët. Po e mbledh që të hënën, por pa e marrë vesh ajo zëvendësministrja që kam unë aty, që na e ka ngopur LSI-ja. Se pastaj ajo shkon e i thotë Ilirit dhe na digjet plani. Edhe diçka, shoku Rama; Sipas analizave të kryera prej meje, deklaroj me përgjegjësi të plotë që salca që hodhi ajo lësëjanja e njejtë me bojën që ju lyenim neve protestuesve të 21 Janarit, kur dolëm kundër videos së Metës. Ajo bojë që hodhëm neve, dukej tamam si gjak. Kjo salca ishte e shpifur fare e mbante erë. Lere lere ç’kam hequr për të larë - Kam prenotuar të shkoj në fundjavë se këtu vështirë t’iu iki era atyre, me shampot që futen në doganë. Të ishte për mua, unë ndaloja fare futjen e salcës në doganë. Por jemi progresistë dhe tolerant ne shoku Kryeministër, e nuk e ndërmarrim këtë masë.

O Lindita, që ke lindur natën! Po pse letrën tënde do lexoj unë që me lindjen e ditës?!Më ke mbushur dy faqe letër pale. Shiko! Më bëj një foto me salcë në kokë, se dua ta bëj pikturë dhe ta shes. Bëje shpejt dhe ma nis…! Edhe në kohën time kush nuk mësonte, bëhej centraliste, por...

- Punonte në postë, në central domethënë.

-Jo, o Kaso, ç’central thua?! Në central punonin ata me shkollë të mesme edhe të lartën. Them që ata pa shkollë, në kohën time i merrja centraliste. Domethënë i bëja anëtarë të Komitetit Central të Partisë. Më ka mbetur zakon nga Franca, nuk them “Komiteti Qëndror”, por “Komiteti Central”.

-Shoku Enver,meqë më kujtuat atë kohë, mua po më kujtohet kjo kohë. E morët vesh besoj që do hapen dosjet e ish Sigurimit. - Hapini Kaso, madje jeni të vonuar. - Ju doni që të hapen, shoku Enver? -Të thashyë Kaso. ‘Jeni të vonuar”. Duhet t’i hapnit që kur më rrëzuat mua. Po të hapeshin atëherë, do e dinit se kush më rrëzoi. - Nuk ju kuptoj, shoku Enver. -E, mo, Kaso! Shumë nga ata që më rrëzuan mua, spiunonin te Sigurimi për t’u dukur besnikë. Sikur t’i hapnit dosjet para 25 viteve, do kishte kërcitur kallashi. Do kishte me qindra vrasje brenda familjes. Unë bëra që vëllai të spiunonte vëllain. Nipi dajën. Unë edhe në burg, një kisha kundër dhe dy i kisha spiunë. Më vinin informacione edhe sa gota me ujë pinte ai që ishte kundër.

-Meqë ë shishe me ujë, Të shtynim këtë kafen o shoku Enver, se nuk po më shtyhet fare thatë.

- Ku kam lekë për ujë unë, o Kaso. Këtu uji është më shtrenjtë se kafja. Ika të dal një xhiro andej nga Liqeni, para se të ngrihet edhe ndonjë pallat nga ata djemtë e ish funksionarëve të

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.