Nurgyl Jeshilçai: Gjëja më e vështirë e rolit të Gylserenit...

Intervista - - TELENOVELA -

Nurgyl Jeshilçai vjen përsëri për teleshikuesin tonë në rolin e Gylserenit, në telenovelën “Fate të kryqëzuara”. Ajo është e njohur nga publiku ynë edhe më parë në rolin e Jaseminit, në telenovelën “Dashuri dhe ndëshkim”. Nurgyl Jeshilçai është një nga aktoret më të paguara të Turqisë. është 40 vjeç dhe ka lindur në ë Turqisë. Më pas ka studiuar për dramë në konservatorin shtetëror të Eskishehirit. Që prej diplomimit ka luajtur shumë role të rëndësishëm në teatër, përfshi këtu atë të Ofelisë së Shekspirit dhe Blansh Dybuasë. Përveç teatrit ka arritur të ketë role protagonistesh në seriale që thyen rekordet e shikimit në televizionin turk. Ajo debutoi në kinema, në vitin 2001,

Përsa i përket jetës së saj private, Nurgyl u martua me aktorin turk, Xhem Ozer, në vitin 2004. Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Ishulli i Konspiracionit” dhe në vitin 2005 lindi djali i tyre, Osman Nezat. Çifti u nda në vitin 2011, pas 7 vjetëve martesë. Divorci ishte i vështirë. Pas tij ndoqi një dashuri e zjarrtë me skenaristin turk, Tolga Karaçelik, që ngjalli zemërimin e ish burrit të ak- tores. Gjatë kohës që ishte e martuar, Nurgyl mori dy [mime të aktores më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave, Sfera e Artë, në Adana (2005) dhe në Festivalin e Filmave, Portokalli i Artë, në Antalia (2008).

- Eshtë më e vështirë të luash në seriale, apo të bësh një seancë fo

- Seanca e foto vështirë për mua. Aktrimi është më relaksues dhe më i lehtë. Kur bën foto duhet të rrish dhe pozosh, njëkohësisht duhet të mendosh shumë gjëra. Kur jam në rol, mendoj vetëm për të dhe është shumë më e lehtë për mua.

- Pse mendoni që “Fatet e kryqëzuara” është pëlqyer shumë nga publiku turk dhe ai ndërkombëtar?

- Së pari aktorët janë shumë të mirë, së dyti, subjekti është klasik, por universal, që mund të kuptohet nga të gjithë. Regjisori ynë është shumë i mirë, është e rëndësishme të punosh me ekipin e duhur. Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com

- Ç’nënkupton Gylsereni për ty?

- Për mua të luaja rolin e një nëne ishte e rëndësishme. Gylsereni është një nënë që e heq ushqimin nga goja e vet, që t’ia japë fëmijës, që rri pa fëmija i saj. E dua shumë si rol.

- Cila është gjëja më e vështirë për t’u interpretuar në rolin e Gylserenit?

- E vështirë është të qëndrosh shumë e qetë. Kur luaj unë vërtet dua të bëj gjëra të tjera, dua të ulëras dhe të jap përgjigje të tjera, por nuk mund ta bëj, sepse kështu është roli i Gylserenit. Duhet ta përmbaj veten dhe kjo është e vështirë për mua. Ajo nuk rebelohet aq sa duhet. Ajo e kap vetëm me fatin. Ka shumë gjëra që ajo mund të bëjë dhe shumë njerëz të ligj rrotull saj. Për mua ajo nuk u jep mësimin e duhur të tjerëve dhe, thellë në shpirt, kjo situatë vërtet më zemëron.

- Keni pasur ndonjë vështirësi gjatë xhirimeve?

- Vështirësia është se në televizionin turk, të gjitha serialet kanë një kohëzgjatje të madhe dhe është e vështirë të ruash ritmin. Por, përveç kësaj, është diçka zbavitëse dhe që të kënaq.

- Do t’u jepnit ndonjë këshillë aktoreve të reja

- Ato janë shumë të talentuara dhe kanë perceptime të qarta për lojën aktoriale. Ajo që doja t’u mësoja është si të sillen në sheshxhirim, kundrejt regjisorit, si duhet të jenë marëdhëniet e tyre me aktorët e tjerë, sepse unë mendoj se aktrimi nuk është një problem i madh. Për shembull, gjatë skenave me të qara, unë u ofroj ndihmë dhe sugjerime, por mendoj se gjëja më e rëndësishme është si të dinë të sillen në përgji të luaj me aktorë të rëndësishëm, si Tyrkan Shorai dhe Shenar Shen. Më vonë, gjërat që kam mësuar prej tyre më kanë ndihmuar shumë. Në atë kohë unë kam qenë një studente universiteti, kishte shumë gjëra që nuk i dija, për të cilat pyesja ata dhe ata më ndihmonin. Edhe unë përpiqem të mësoj miqtë e mi të rinj me gjërat që më kanë mësuar ata.

- Pse variojnë kaq shumë rolet tuaja?

- Unë jam një aktore që mëzitet shpejt nëse luan të njëjtat role. I kam provuar të qetë, role më dinamikë. Gjithashtu kam qenë në fes vende të tjera. Më pëlqejnë nuk janë edhe aq të rehatshëm, sepse aty je i detyruar të japësh atë që i pëlqen te- leshikuesve. Ndërkohë në një ‘të duash dhe kjo është shumë zbavitëse. Zakonisht më pëlqejnë shumë edhe muzikalet. Më - buxhet të madh, ndërsa ata me aksion, më mërzisin. Më pëlqejnë gjërat spektakolare, kostumet, “7 burra për Hyrmyzin” është aq zbavitës dhe i kënaqshëm për mua. Megjithëse periudha e xhirimeve ishte shumë e shkurtër, ishte diçka që më kënaqi. Kërcimet, këngët, kostumet, grimi, qerpikët fallco, të gjitha ishin kaq zbavitëse për mua.

- Deri më tani cili partner mashkull është më i përshtatshëm për ju?

- Kjo është një përgjigje diplomatike, por në përgjithësi më pëlqen të punoj me çdo partner mashkull, përpiqem t’i kuptoj dhe të plotësoj mangësitë e tyre. Për shembull, është një serial turk shumë i dashur për publikun, që titullohet “Vila me vreshta”. Në të kam luajtur me Ozçan Deniz dhe gjithçka shkoi mirë. Tek “Dashuri dhe Ndëshkim”, kam luajtur me Murat Jilldirim, edhe atje gjithçka shkoi për bukuri. Tani jam duke interpretuar me Erkan (Petekaja- Xhihani në telenovelë) dhe përsëri gjërat shkojnë mirë. Gjëja më e rëndësishme kur punon me një partner është se ti do të mbështetesh tek ai, jo vetëm në lojën aktoriale, por edhe jashtë, në sheshxhirim. Ti ndan me të gjëra të rëndë mbetet po aty. Kështu pra, duhet të kesh besim tek tjetri dhe unë kam qenë shumë me fat, sepse më kanë rënë partnerë të besueshëm.

- Duket sikur Gylsereni ka besim në vetvete dhe nuk e vret mendjen se ç‘thonë të tjerët. Edhe ju vetë jeni kështu?

- Para se gjithash, unë mendoj se lumturia dhe paqja shpirtërore janë shumë të rëndësishme. Pastaj unë përpiqem t’i bëj shikuesit të lumtur dhe t’u jap atyre vlera. Unë mundohem të bëj më të mirën, por njerëzit nganjëherë bëjnë edhe gabime. Megjithatë mua më pëlqen edhe ky aspekt, mund të bësh gjëra të mira, apo të këqija, por bën atë që mendon se është e nevojshme. Këtë bëjnë të gjithë njerëzit, edhe unë. Nuk jam robot, jam njeri, me të mirat dhe të këqijat e veta. Ne nuk duhet të bëjmë gjëra thjesht për të marrë lavdërime dhe gjykime të mira, duhet të gjejmë një lloj ekuilibri.

- Je nënë mbrojtëse ndaj fëmijës së vet?

- Jo edhe aq. Nuk dua që fëmija im të bëhet i varur prej meje, nga ata që janë 40 vjeç dhe ende kërkojnë mendimin e mamasë. Ai duhet të jetë i zoti i vetes. Unë dua ta ndikoj pakëz. Ai duhet të bëjë gjëra vetë, të mendojë vetë, si edhe të jetë i përgjegjshëm. Meqë është djalë, përpiqem të mos e përkëdhel shumë.

- Juve ju konsiderojnë si një nga aktoret më të bukura të televizionit turk. Çfarë mendoni për këtë?

- Unë nuk e shoh veten time në pasqyrë çdo ditë dhe i them “Jam e bukur”. Kjo varet edhe nga humori i momentit. Për shembull, më pëlqejnë shumë ditët me diell dhe gjatë tyre ndjehem e bukur. Gjatë ditëve të vrenjtura nuk më pëlqen të dal jashtë, por të rri në shtrat dhe të lexoj një libër.

- Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë?

- Mollëzat dhe forma e fytyrës.

- Cila është e rëndësishme për ju, dashuria apo suksesi?

- Gjëja më e rëndësishme mendoj është suksesi që vjen nga dashuria. Pastaj të rëndësishme janë dashuria, paqja, lumturia...një punë që bën me dashuri. Edhe kjo është një lloj dashurie për mua. Të rrisësh fëmijët me dashuri. Suksesi është shumë i rëndësishëm, por kur e ndaj me ata që kam pranë.

- Po të duhej të bëje një zgjedhje mes tyre?

- Dashuri, dashuri, dhe vetëm dashuri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.