Sidibe: Shqipëria, si shtëpia ime!

Intervista - - SPORT -

Një nga futbollistët e shumtë afrikanë në Shqipëri, madje nga më të mirët për momentin edhe Lancinet Sidibe. Ai luan për “Besëlidhjen” dhe padyshim

ndër emrat më të urryer për momentin për tifozët e “Partizanit”, pasi shënoi golin e barazimit që eliminoi “demat” nga Kupa. Në një rrë gazetën “Intervista” , ai tregon gjithçka nga jeta e tij në vendlindje dhe Shqipëri.

është është ër

Eraldo Harlicaj : - Si ndihet në Shqipëri Sibide?

Lancinet Sidibe : – Ndihem si në shtëpi. Është një vend i mirë që më ka dhënë një mundësi të mirë për të ecur përpara dhe po e shijoj kohën e qendrimit këtu. Shqiptarët janë të dashur dhe shumë mikëpritës. Nuk e them për hipokrizi, por ndihem si në shtëpi.

-Jeni një ndër emrat më të përmendur në Shqipëri, për momentin, pasi keni eliminuar ekipin e « Partizanit » me golin tuaj. Si ndiheni?

- Ndihem shumë mirë. Të them të drejtën është një emocion shumë i madh, pasi të eleminosh nga Kupa një ndër ekipet që pretendon titullin kampion, nuk është gjë e vogël, sidomos për ne që jemi në Kategorinë e Parë është një arritje shumë e madhe.

-Modest për sa i përket golit…

- Kjo është detyra ime. Duhet të qendroj me këmbë në tokë dhe të kërkoj më të mirën për vete. Mendoj se mund të jap prapë më shumë dhe të arrij edhe në një nivel më të lartë.

-A është “Besëlidhja” një trampolinë për ju?

- Karriera imë është ndërtuar hap pas hapi. Jam shumë i përqen- druar te “Besëlidhja” dhe dua të jap më të mirën për këtë ekip. Pastaj gjërat vijnë shkallë-shkallë. Normalisht që kërkoj më të mirën për vete dhe karrierën time.

- Kush ishte urimi i parë që more pas golit?

-Shokë dhe presidenti ishin të parët që më uruan. Pastaj kam marrë edhe urime të shumta në celularin tim.

- Cilat janë objektivat e Besëlidhjes për këtë sezon?

- Ne duam të ngjitemi në Superligë dhe po punojmë për të, pavarësisht se kemi një konkurrencë shumë të madhe. - Si keni ardhur në Shqipëri? - Unë kam ardhur në një turne këtu në Shqipëri me skuadrën që luaja më parë në Afrikë, « Kamasar » në Guine. Gjatë turneut ekipi « Luzi United » më shikoi dhe negociouan me menaxherin tim për të ardhur në Shqipëri dhe për të luajtur me këtë ekip.

- Si ishte eksperienca me Luzin?

- Kam qëndruar për një gjysmë sezoni te « Luzi ». Njerëzit atje më kanë trajtuar shumë mirë. Kam dhe do të kem gjithmonë shumë respekt për ata njerëz që më ndihmuan të hap dyert e karrierës sime në Shqipëri. Gjej rastin t’i falenderoj edhe njëherë.

- Si erdhi transferta nga Luzi te Besëlidhja?

-Ishte menaxheri im që e bëri këtë transfertë, pasi mendoi se duhet të kaloj në një tjetër nivel dhe prandaj bëri këtë lëvizje. Është shumë e mirë për mua. - Më mirë Kavaja apo Lezha?

- Mendoj se të dyja, pasi e lashë Kavajën me shije shumë të mirë dhe tashmë kam ardhur në Lezhë. Të them të drejtën kam gje- jse e njëjta gjë. Mendoj se jetesa në Guinea është pak a shumë si këtu me të njëjtën ekonomi, por ndryshojnë vetëm disa gjëra normalisht. -Cilat? - Ndryshon ushqimi, apo edhe te mënyra e veshjesh.

- Cili është ushqimi juaj i preferuar në Shqipëri?

- (Qesh) Më pëlqen byreku dhe orizi, të them të drejtën.

- A ke pasur problem me ra-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.