Kuic: E njihni ndryshimin mes rrufës dhe alergjive?

Intervista - - TEST -

1. Cila nga simptomat e mëposhtme i përket si rrufës, ashtu edhe alergjive: a. Kollitja b. Teshtima c. Rrjedhja e hundëve d. Të gjitha së bashku

2. Sytë që lotojnë dhe kruhen janë zakonisht simptoma të: a. Rrufës b. Alergjive

me vështirësi mund të jetë shenjë edhe e rrufës, edhe e alergjive: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Dhimbja e fytit dhe temperatura janë shenja se mund të keni: a. Rrufë b. Alergji

5. Vështirësia në gëlltitje është një simptomë e zakonshme e rrufës: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Simptomat e rrufës, të shoqëruara me një temperaturë mbi 38.5 gradë celsius mund të jenë shenjë e një gripi: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Antibiotikët mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e një gripi apo rrufe: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Sa kohë zgjasin zakonisht simptomat e alergjisë: a. 5 ditë b. 7 ditë c. 10 ditë d. Aq kohë sa jeni të ekspozuar ndaj alergjenit 9. Zhbllokuesit e hundëve në formë sprei nuk duhet të përdoren më shumë se: a. 3 ditë b. 1 javë c. 2 javë

10. Cila nga ilaçet e mëposhtme nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën 4 vjeç“a. Ilaçe për kollën b. Aspirina c. Zhbollkues të hundës në formë sprei d. Të gjitha më lart. 11. Rrufat janë më të zakonshme në: a. Pranverë b. Vjeshtë c. Dimër

12. Alergjitë nga poleni hasen më shpesh në: a. Pranverë b. Verë c. Vjeshtë d. Të gjitha së bashku.

13. Cila nga alergjitë e mëposhtme përkeqësohet gjatë motit me shi dhe lagështirë: a. Ajo nga kafshët b. Ajo nga pluhuri c. Ajo nga myku Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është d-ja Kollitja, teshtima dhe hunda që rrjedh janë ndërmjet simptomave që rrufa dhe alergjia kanë të përbashkëta. Megjithatë, nëse keni sekrecione nga hunda të verdha, mund të keni rrufë. Alergjitë zakonisht shkaktojnë sekrecione të bardha. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Nëse kollitja dhe teshtimat shoqërohen me hundët që kruhen dhe rrjedhin dhe sytë që kruhen dhe lotojnë, ka gjasa të keni alergji. Rrufa zakonisht nuk e shkakton ndjesinë e kruarjes. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja - limë mund të shkaktohet nga një rrufë ose alergji nëse keni ndonjë problem me frymë- marrjen, si astmë ose sëmundjen kronike të bllokimit të mushkërive (COPD). Këto simptoma mund të vijnë nga infeksione të tjera të sistemit të frymëmarrjes, si bronshiti dhe pneumonia. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja Alergjitë zakonisht nuk shoqërohen me temperaturë, kështu që, nëse keni temperaturë të lartë, dhimbja e fytit mund të ketë lidhje me rrufën, ose ndonjë infeksion tjetër. 5. Përgjigjja e saktë është a-ja Nëse ju dhemb fyti dhe keni vështirësi dhe dhimbje gjatë gëlltitjes, duhet të shkoni tek doktori, sepse kjo mund të jetë një shenjë e një infeksioni të fytit që shkaktohet nga disa bakterie, që quhen streptokokë. Doktori do të bëjë një analizë për të zbuluar praninë e tyre dhe, nëse e keni, do t’ju japë antibiotikë për ta luftuar. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja Simptomat e gripit janë të ngjashme me ato të rrufës (kollë, hundë të zëna, lodhje dhe dhimbje trupi), por ato mund të përfshijnë temperaturë mbi 38.5 gradë celsius, të dridhura dhe të vjella. Për të trajtuar gripin pini lëngje të ngrohta dhe çlodhuni, për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionin. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Rrufat dhe gripërat shkaktohen nga viruset, jo bakteriet, kështu që antibiotikët nuk veprojnë kundër tyre. Trajtimi më i mirë kundër rrufës dhe gripit është pirja e lëngjeve dhe çlodhja. Megjithatë, nëse rrezikoheni nga ndërlikime nga gripi (gratë shtatzënë, fëmijë të vegjël, pleqtë, ose keni ndonjë sëmundje kronike) dhe simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë, ose përkeqësohen në vend që të përmirësohen, duhet të shkoni tek doktori, i cili, në disa raste jep disa ilaçe kundër gripit për të ndihmuar një shërim më të shpejtë. 8. Përgjigjja e saktë është d-ja Simptomat e alergjisë mund të vazhdojnë për sa kohë jeni të ekspozuar ndaj alergjenit që shkakton atë dhe për sa kohë nuk merrni ilaçe apo injeksone antialergjike. Nëse alergjia shkaktohet nga diçka sezonale, si poleni i pemëve, simptomat do të largohen kur largohet poleni. Nëse shkaktohet nga diçka që është gjithmonë e pranishme, si një kafshë shtëpiake, simptomat mund të jenë kronike.

9. Përgjigjja e saktë është a-ja

Zhbllokuesit e hundëve mund të ndihmojnë në hapjen e hundëve të bllokuara, si nga rrufa, ashtu edhe nga alergjitë, por përdorimi i tyre më gjatë se tre ditë mund t’i përkeqësojë simptomat e hundëve. 10. Përgjigjja e saktë është d-ja. Fëmijëve më të vegjël se 4 vjeç nuk duhet t’u jepen ilaçe për kollën. Gjithashtu, fëmijët e çdo moshe nuk duhet të përdorin aspirinë (për shkak të rrezikut të sindromës së Rejes), ose sprej për çlirimin e hundëve. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja Ju mund të sëmureni nga rrufa në çdo kohë të vitit, por ato janë më të zakonshme në dimër. Kjo mund të ndodhë ngaqë njerëzit kalojnë më shumë kohë në vende të mbyllura, duke lehtësuar shpërndarjen e bakterieve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, ose jo të drejtpërdrejtë. 12. Përgjigjja e saktë është d-ja Poleni nga pemët, bari dhe bimët është i pranishëm në pranverë, verë dhe vjeshtë. Poleni nga pemët shpesh shkakton alergji në pranverë (prill, maj). Poleni i barit dhe bimëve shkakton alergji në verë (fundi i majit deri në korrik), por ka bimë (ambrosia) që janë përgjegjëse për alergjitë e 13. Përgjigjja e saktë është c-ja Myku zhvillohet në mjedis me lagështirë. Në mjediset e jashtme do të thotë se ai zhvillohet në gjethet e rëna dhe drurët e pemëve të lagur, ndërsa në ato të brendshme, në zona të tilla si banja, kuzhina, ose bodrumi. Niveli i lartë i lagështisë, ose moti me shi mund të nxisë rritjen e mykut dhe alergjinë prej tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.