Ç’duhet të dini para se të bëheni operacion?

Intervista - - SHËNDET -

Ju kanë thënë se duhet të operoheni dhe keni marrë informacionet bazë nga doktori juaj. Mos hezitoni t’i bëni atij gjithë pyetjet që dëshironi, që nga rreziqet, deri tek koha e shërimit. Pa dyshim duhet të

Pika X. Për të parandaluar gabimet, doktori, ose infermierja do të bëjë një shenjë me penë në vendin që do të operoheni.

Pyesni për opsionet e anestezisë. Lloji i anestezisë shpesh varet nga operacioni që do të bëni. Pyesni anestezistin për mundësitë që keni. Anestezia “lokale” mpin vetëm një pjesë të vogël të trupit, ajo “rajonale” mpin një zonë më të madhe dhe ajo “e përgjithshme”, gjithë trupin. Disa lloje anestezish jepen me të thithur nga hunda, disa të tjera me injeksion ose me serum.

Mos kini frikë se zgjoheni gjatë operacionit. Mund të ndodhë të zgjoheni gjatë operacionit, edhe kur keni bërë anestezi të përgjithshme, por ndodh shumë rrallë. Shumicës së njerëzve që u ndodh kjo nuk ndjejnë asnjë dhimbje. Flisni me anestezistin para operacionit nëse jeni të shqetësuar për këtë, ose mendoni se ju ka ndodhur edhe më parë.

Dhimbja pas operacionit. Ju mund të ndjeni dhimbje, presion, ose një ndjesi si djegie në vendin ku ju kanë operuar dhe t’ju dhembin muskujt dhe të keni bezdi në fyt. Thuajini doktorin se keni nevojë për ilaç in kundër dhimbjeve kur jeni në spital dhe pyeteni se ç ’mund të përdorni kur të ktheheni në shtëpi. Përveç ilaç eve mund t’ju ndihmojnë terapia me të ngrohtë dhe të ftohtë, ose masazhet.

Parandaloni infeksionet e spitaleve. Pas operacionit mbajini duart e pastra dhe sigurohu- ni që doktorët dhe infermieret i lajnë dhe dezinfektojnë duart para se t’ju prekin. Kjo mund t’ju ndihmojë të evitoni infek aureus, që është i vështirë për t‘ u trajtuar.

Rrezikoheni nga tromboza? Disa operacione shtojnë rrezikun për formimin e koagulimeve të rrezikshme të gjakut, që quhen tromboza e thellë e venës. Këto mund të shkojnë deri në mushkëri dhe të bllokojnë qarkullimin e gjakut, që quhet embolia pulmonare. Kjo mund të jetë vdekjeprurëse, por trajtimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën. Rreziku mund të rritet nga mosha, të qenit mbipeshë, pirja e duhanit dhe sëmundje të tjera, si kanceri ose koagulime të mëparshme si dhe disa ilaç e.

Diskutoni me mjekun për gjendjen tuaj shëndetsore. Thuajini doktorit nëse keni ndonjë sëmundje, si ato të zemrës, mushkërive, diabetit, pre- sionin e lartë të gjakut, probleme me dhëmbët, artritin dhe alergji nga ilaç et. Gjithashtu thuajini nëse keni ndonjë pjesëtar të familjes të cilit i bën reaksion anestezia.

Evitoni problemet me ilaç et. Tregojini gjithashtu doktorit ilaç et që merrni. Disa mund të shkaktojnë efekte dytësore gjatë operacionit, si për shembull, holluesit e gjakut dhe aspirina që mund t’ju shkaktojnë hemoragji. Doktori do t’ju thotë se cilat ilaç e duhet të merrni para operacionit dhe cilat duhet t’i ndërprisni.

Reaksionet ndaj tabletave me suplemente. Shumë suplemente, si xhingo bilboa, hudhra, echinacea, vaji i peshkut, ose vitaminat, mund të jenë të rrezikshme të merren para operacionit. Për shembull, ka prej tyre që mund të shkaktojnë probleme me zemrën, ose hemoragji, të tjerë mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e anestezisë dhe të përzjehen me ilaç et e tjera, duke shkaktuar efekte dytësore të paparashikueshme. Doktori mund t’ju këshillojë t’i ndërprisni 1-2 javë para operacionit.

A duhet të dhuroni gjak? Pyeteni doktorin nëse ka mundësi që të keni nevojë për gjak gjatë operacionit. Nëse është kështu dhe operacioni është 4 javë më vonë, mund të dhuroni gjak për veten dhe ta mbani rezervë në rast se ju nevojitet.

Merrni një mendim të dytë. Jeni të pasigurtë që ky operacion është i nevojshëm? Mos u stepni të merrni edhe mendimin e doktorëve të tjerë. Kërkoni dikë që të jetë specialist për sëmundjen tuaj.

Kërkoni ndihmë. Ju mund ta keni të vështirë kur të riktheheni në shtëpi pas operacionit, kështu që mund të kërkoni ndihmën e familjes dhe miqve. Lërini ata të kujdesen për ju, ndërkohë që ju merrni veten. Natën e parë sigurohuni që një i rritur është në shtëpi natën.

Mbushni frigoriferin. Para operacionit, sigurohuni që keni ushqime dhe pije të shëndetshme në shtëpi. Në këtë mënyrë nuk keni pse shqetësoheni për të bërë pazarin më pas. Nëse nuk keni kohë, kërkoni ndihmën e të tjerëve.

Vishni rroba të rehatshme. E veshura mund të kthehet në - leshencës. Nëse operacioni ndikon lëvizjet, kërkoni veshje të buta, të lirshme, të cilat vishen dhe hiqen kollaj.

Mos hani ose pini para operacionit. Anestezia mund të shkaktojë të vjella gjatë ose pas operacionit. Trupi e parandalon futjen e ushqimeve që villen në rrugët e frymëmarrjes, por anestezia mund të pengojë veprimin shkaktojë mbytje ose ndërlikime të tjera gjatë operacionit. Kështu që, sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e doktorit se kur duhet të ndërprisni ngrënien, apo pirjen.

Bëni ndryshime në stilin e jetesës. Njerëzit që bëjnë një jetë të shëndetshme zakonisht janë më të aftë të përballojnë operacionin. Pyeteni doktorin se ç farë mund të bëni për të qenë më në formë deri në momentin e operacionit dhe ndiqni këshillat e tij. Njerëzit që janë të përgatitur, - isht, e marrin veten më shpejt, kanë më pak dhimbje dhe më pak ndërlikime.

Pirja e alkoolit mund të ketë efekte të paparashikueshme në anestezi dhe mund të shkaktojë probleme të tjera, si hemoragji, ose dëmtim të mëlç isë. Tregohuni të sinqertë me doktorin për sasinë dhe frekuencsën e pirjes së alkoolit. Ndërpriteni atë, ose pakësojeni, për të ulur rrezikun e ndërlikimeve.

Ndërprisni duhanin. Duhanpirja rrit rrezikun e infeksioneve dhe ndërlikimeve të tjera kirugjikale. Lënia e tij para operacionit mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt. është mirë ta ndërprisni të paktën dy javë para operacionit. Mund të përdorni zëvendësuesit e nikotinës, nëse nuk e përballoni dot.

Kontrolloni presionin e gjakut. Nëse keni presion të lartë të gjakut, sigurohuni t’ia thoni këtë kirurgut. është e rëndësishme që ai të mbahet nën kontroll para operacionit. Pyeteni doktorin se ç farë masash mund të merrni. Nëse merrni ilaç e për këtë, mos harroni të pyesni nëse duhet t’i merrni edhe ditën e operacionit.

Kontrolloni peshën dhe hani shëndetshëm. ushqehuni në mënyrë të shëndetshme për t’u siguruar se po merrni substancat e nevojshme për të marrë veten. Nëse jeni mbipeshë, ose obezë, kjo mund të krijojë rrezik për ndërlikimve. Rënia e disa kilogramëve mund t’ju ndihmojë ta merrni veten më shpejt, por - torin, ose nëse operacioni do bëhet brenda muajit.

Bërja e saj para operacionit mund t’ju ndihmojë ta merrni veten më shpejt. Pavarësisht nga nive doktorin për këtë. Ai mund t’ju ndihmojë të mësoni se si mund të jeni aktivë në mënyrë të sigurtë para dhe pas ndërhyrjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.