5 gjëra që gratë fshehin nga burrat e tyre

Intervista - - SEKS -

Pas martese çiftet mendojnë se do të ndajnë çdo gjë me njëri-tjetrin. Megjithatë, shumica e grave ka tendencë të fshehë ndonjë gjë nga partneri, edhe kur lidhja mes tyre është shumë e fortë (edhe burrat fshehin, sigurisht!). Ne morëm mendimin e ekspertëve për gjërat që zakonisht fshehin gratë. E gjeni veten në ndonjë prej tyre?

1. Problemet shëndetsore Nëse një grua gjen një nishan të dyshimtë, një gjendër në gjoks, ose ka ndonjë simtomë tjetër shqetësuese, ajo zakonisht hesht, ose i nënvlerëson gjërat. “Gratë i fshehin problemet shqetësuese nga burrat, për t’i mbrojtuar ata, ose ulur stresin, sidomos nëse është diçka e rëndësishme”, thotë një psikologe amerikane. Por ky instinkt për të mos i shprehur shqetësimet (duke bërë sikur ato nuk ekzistojnë), nuk është ide e mirë. “Në këtë mënyrë ia mbyll rrugën mbështetjes që mund të sjellë burri dhe nuk e lejon atë të shohë se çfarë të shqetëson”, shpjegon ai. Kështu pra, rezistojini kësaj dëshire dhe mos e qepni gojën. Ju meritoni të keni një sup ku të mbështeteni dhe martesa ka lidhje pikërisht me mbështetjen reciproke. 2. Probleme në lidhje Zënka, agresivitet, mosmarrëveshje se ku do të jetoni, për fëmijët, etj. Nëse një grua nuk arrin t’i zgjidhë problemet e lidhjes me partnerin privatisht, ajo shpesh shkon të këshillohet me një psikolog dhe shumë herë shkon vetëm. “Nuk mund t’ju them sesa shpesh gratë vijnë për t’u konsultuar me mua pa dijeninë e burrave”, thotë një psikologe. “Qëllimi i tyre është të vendosin nëse ia vlen ta shpëtojnë lidhjen e tyre, apo jo”. Psikologia thotë se bëhet në mënyrë individuale, por që të mos humbasë besimi reciprok, është shumë më mirë nëse në terapi merr pjesë edhe burri. “Gratë e fshehin terapinë, sepse u duket e rrezikshme të përfshijnë edhe burrin”, thotë ajo. “Por edhe ai ka të drejtë të thotë fjalën e vet. është mirë të bësh punë personale në një seancë, ose dy, por edhe burrit duhet t’i jepet një shans që të përfshihet në vendimet që kanë lidhje edhe me të”. 3. Preferencat seksuale Psikologia thotë se i vijnë shpesh në zyrë gra që ankohen se janë të pakënaqura seksuali kënaqësinë”. Por kur jeta seksuale e tyre nuk është e kënaqshme? Gratë thjesht e pranojnë si diçka të pashmangshme. “Mos e bëni këtë”, thotë psikologia. Mbase kjo ndodh sepse gratë e kanë të vështirë t’i thonë burrit se çfarë u pëlqen në shtrat dhe çfarë, jo. “është një temë shumë delikate, e ngarkuar emocionalisht dhe gratë kanë frikë mos lëndojnë partnerin”, thotë psikologia, e cila shton “për këtë arësye unë gjithmonë jashtë dhomës së gjumit, duke e trajtuar me kujdes dhe duke i thënë partnerit se çfarë ju pëlqen dhe çfarë, jo”. 4. Suksesin personal Besojeni ose jo, gratë janë më pak të prirura të shkojnë në shtëpi dhe të lavdërohen se i kanë ngritur në detyrë, i kanë rritur rrogën, ose edhe kur kanë vrapuar më shpejt në maratonë. “Ato nuk e ndajnë suksesin, sepse nuk duan të krijojnë një lloj konkurrence mes tyre dhe burrit dhe mendojnë se diskutimi i suksesit të tyre ndikon negativisht tek roli i burrit si siguruesi i jetesës në familje”, thotë psiko- logia. Por le të jemi të sinqertë. A ka vërtet rëndësi se ju keni një pozitë më të rëndësishme në punë, më shumë? Sipas psikologes, ka burra që ndjehen të kërcënuar. “Shumë prej tyre thonë: Dua një grua të zgjuar, të plotësuar, por jo më lart se unë”, shpjegon ajo. “Për fat të keq kjo gjë ekziston. Përgjigjja më e mirë është të gjesh burrin e duhur, dikë që e bazon vetëvlerësimin tek një shumëllojshmëri gjërash, jo thjesht tek fakti i të qenit më i suksesshëm se gruaja. Kështu pra, kurrë mos e sabotoni suksesin tuaj personal për një burrë!” 5. Llogarinë bankare “Gratë mund ta mbajnë sekrete llogarinë e tyre bankare për arësye të ndryshme, por unë kam zbuluar se kjo është diçka që e kanë mësuar nga nënat e tyre”, thotë psikologia. “Për disa, është një rregull i artë për të pasur gjithmonë ca para mënjanë, në rast kur marëdhënia nuk shkon si duhet”. Kjo mund t’u japë grave një ndjesi sigurie, në rast nevoje. Megjithatë, nëse burri zbulon këtë fond sekret, ai mund të mendojë se ju jeni të përgatitura që martesa të dështojë. “Mund të ekzistojë një ndjenjë tradhëtie”, thotë psikologia “Burri mund të ndjejë se gruaja po i fsheh sekrete edhe më të mëdha”. Paratë janë një problem më vete në lidhje, kështu që është mirë të peshoni pasojat para se të fshihni paratë nga partneri. Mbase nuk është e nevojshme të thoni gjithçka (në fund të fundit kjo është e rëndësishme për t’u ndjerë të pavarur), por mbajtja e disa sekreteve mund të ndikojë negativisht në besimin dhe sistemin e mbështetjes së çiftit tuaj. Nëse ekziston një mundësi që të qenit të hapur mund të forcojë lidhjen, pse të mos e provoni?

1. Hera kur ai foli për ishin e vet sikur ajo të ishte perëndeshë

Dhe jo vetëm foli për ishin dhe e lavdëroi atë, por e bëri këtë edhe para teje, mu përpara syve të tu. Jo i dashur, nuk dua të di asgjë për shin tënd, nuk dua të më thuash se kishte të pasme prej betonarmeje, ose që e gatuante më mirë imam bajalldinë. Nëse do ta thuash këtë, të paktën mos e thuaj para meje, sepse kjo nuk është aspak e sjellshme. Besoj se edhe ty nuk do të pëlqente të merrje vesh për akrobacirat që bënte ishi im në shtrat!

2. Hera kur ai u lavdërua se kishte kaluar natën më të bukur të jetës së vet me shokët

E bëri këtë në Facebook, Instagram, Snpachat, gjithandej, duke thënë se mbrëmja me shoqërinë ishte epike, e papërsëritshme, më e bukura e jetës së tij. është e qartë se kjo shprehje e tepruar e entuziasmit të tij do t’ia bëjë nervat kaçurrel gruas së vet, e cila do të pyesë veten se pse nuk ka treguar kurrë një entuziasëm të tillë, kur ka kaluar mbrëmjen me të.

3. Hera kur nuk u përgjigj qartë nëse donte të bënit diçka së bashku...

... dhe si përfundim e bëri, por si me detyrim. Mbase filmin “Zhdukja e gruas”. Dhe më në fund ai të shfaqet me një qëndrim të relaksuar, sikur nuk ka ndodhur asgjë, thjesht i ka mbaruar bateria e telefonit celular dhe ka harruar të komunikojë me ty. Ja më thuaj, ti e ke fajin për sherrin që do të plasë më vonë?

5. Hera kur bëri mikesha koti në Facebook, kur mori pjesë në evenimente që as që e dije se ekzistonin, që preu foton e bukur, të përbashkët që kishit, për të vënë vetëm surratin e tij...

Ah, këto mediat shoqërore, mund t’i vënë flakën një lidhjeje, humorit dhe gjithë ditës tënde! Si është kjo punë që të shohësh të dashurin tënd të bëhet mik me disa vajza gjysmë të zhveshura, shoqe shkolle thotë ai, të cilat u shfaqën pas kaq shumë vitesh si me magji, ndërkohë që ti kishe gjetur rehat. Le të mos flasim pastaj për foton e bukur të martesës, që u bë fotoja e tij e profilit, por pa ty në kuadër! Kjo është me të vërtetë tragjike!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.