Vajza më gënjen

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje të dashur lexues të gazetës Intervista.

Unë që po ju shkruaj jam në zonjë nga Shkodra. Shqetësimi im më i madh është vajza ime 15 vjeçare. Jam munduar gjithmonë të kem një marrëdhënie të mirë me vajzën time. Unë nuk jam nga ato nënat fanatike, që i pengojnë fëmijët në gjithçka që bëjnë. I kam thënë vajzës të mos më mbajë asgjë të fshehtë, sepse mua do të më ketë mbështetje gjithmonë për gjithçka, por e kam kapur disa herë duke më gënyer dhe nuk më pëlqen aspak kjo gjë. Unë, edhe pse kaloj shumë kohë në punë, jam përpjekur t’i rri afër, ta edukoj mirë dhe të sillem si shoqe me të. Ndonjëherë mendoj se i kam dhënë më shumë liri se sa duhet. Por gënjeshtrat e saj tani janë kthyer në një shqetësim të madh për mua. Ndoshta dhe për faktin se po e rris dhe e vetme vajzën time, nga që unë jam divorcuar nga bashkshorti kur ajo ishte fare e vogël. Ishte vetëm 3 vjeçe atëherë dhe babain e saj nuk e mban mënd fare.

Para disa ditësh i gjeta një paketë cigare në çantë. - luar cigaren, por m’u jus paketa ishte e shoqes. Ca ditë më vonë më tha se do të shkonte të mësonte tek një shoqe. Fare rastësisht kalova pranë një lokali dhe ajo po pinte kafe me shoqen dhe dy çuna. U përpoq të se sapo kishin dalë.

Episode të tilla më kanë ndodhur mjaft kohët e fundit. Nuk dua që ajo të më shohë si armike, kam folur shtruar me të, për t’i treguar që nuk jam e ashpër. Disa gjëra kam bërë sikur nuk i kam kuptuar për të mos e vënë atë në pozitë. Problemi është se më duket se aq më shumë tolerante tregohem unë, aq më shumë më gënjen ajo. Më gënjen dhe për gjëra që nuk është e detyruar të gënjejë, sepse un e lejoj që ajo të dalë me shoqërinë dhe nuk kishte pse të më thoshte që do të shkoj të mësoj te një shoqe, për shembull.

Jam munduar që kohët e fundit t’i lë pak punët e mija mënjanë dhe të merrem më shumë me vajzën. Dua ta kem si shoqe, por ajo më shmanget. E shikoj që nuk i pëlqejnë bisedat që unë i bëj. Preferon që të dalë vetëm me shoqet dhe kur i them të bëjmë ndonjë xhiro, apo të pimë një kafe bashkë, e ka gjithmonë një moshë e vështirë, por duhet të ketë një mënyrë për t’u marrë vesh me të. Nuk më pëlqen aspak që më gënjen, dhe nuk e kuptoj se pse e bën kur unë i kam treguar me veprimet e mija që jam një nënë tolerante dhe se e e kuptoj për gjithçka, dhe do e mbështes për çdo gjë.

Më hyn një ankth dhe një ndjesi e keqe që nuk e shpjegoj dot me fjalë se si ndjehem kur ajo më gënjen. Më duket sikur po largohet prej meje dhe se po futet në rrugë të keqe. Gjithë ditën e kam mëndjen vetëm tek ajo. Nuk e kuptoj ndonjë herë ndryshimin e saj, sepse për gjithçka me mua dhe më tregonte çdo gjë, dhe tani e ka mëndjen që të dalë vetëm me shoqet dhe mua më shmanget për çdo gjë. E kam diskutuar këtë gjë dhe me motrën time e cila është me e vogël se unë dhe me vajzën time ka marrëdhënie shumë të mirë. Ajo sipas vajzës, pas një bisede që motra ime kishte bërë, unë nuk marr vesh nga jeta, se ajo ka jetën e saj dhe do të dalë dhe të argëtohet. E, pra, unë nuk jam treguar asnjëherë e ashpër me të. Jam munduar gjithmonë ta kuptoj dhe nuk e kam penguar për asgjë. Nuk di se si të sillem me të... Vazhdon të më gënjejë për gjëra shumë të vogla. Dhe gjithmonë kur kërkoj një shpjegim është e gatshme gjithmonë nuk e zgjat shumë dhe shkon dhe mbyllet në dhomë e di pse e ndiej veten të pafuqishme për t’u marrë me të. Dua vetëm të tregohet e sinqertë, të paktën me mua sepse vetëm nëna të do me shpirt. Nuk e di a është një fazë kalimtare kjo që po kaloj apo kjo situatë do vije e të përkeqësohet më shumë? Ajo është në një moshë shumë delikate dhe kam shumë frikë se mos më del fare jashtë kontrollit. Ndoshta dhe mos ndikon fakti që është rritur dhe pa pranin e një mashkulli në krah dhe kërkon mbështetje tek një shok a po ku ta di unë... Nuk e di se si do mundohem ta zgjidh këtë situatë që po kaloj. Qënka shumë e vërtetë shprehja popullore që thotë, kur janë fëmijët të vegjël të zgjojnë nga gjumi, por kur rriten të lënë pa gjumë....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.