Pyetje që ende presin përgjigje

Intervista - - POSTA -

Pyetje që ende presin përgjigje Nëse shoku apo shoqja juaj një ditë që ju keni nevojë për të thotë se nuk ka mundësi t’iu gjendet pranë dhe ju shpreh keqardhje për këtë dhe krejt papritur një ditë ata knaë nevojë për ju dhe i’u kërkojnë, si do ishte sjellja juaj me ta?!

Çdo gjë është reciproke në jetë siç më la në baltë ashtu edhe unë do e lija. Kristi

Nuk mund të dua tjetrin më shumë se vetja, përderisa s’më është gjendur pranë as unë s’kam pse i gjendem. Sara

Miqësia e vërtetë nuk të lë kurrë në baltë, kështu që s’kam përgjigje. Arjani

Po do e ndihmoja, gjithkush tregon veten e vetë, nuk varfërohesh kur ndihmon njereëz. Luani

Nëse do kishte rëndësi për mua sigurisht që do e ndihmoja. Fatmira

Njerëzit me të cilët rri i kam zgjedhur dhe deri më sot asnjë s’më ka lënë në baltë. Artemis

Jam mësuar të ndihmoj gjithmonë njerëz pa pritur diçka prej tyre. Fabjan

Sido që ta ketë hallin një njeri gjithmonë e gjen mundësinë për të ndihmuar dikë. Elsa

Do isha pranë saj (tij) se përderisa më kërkon do të thotë që ka nevojë për mua. Nëse më ka lënë vetëm unë ja fal se e tillë jam. Alba

Çdokush mund të ketë dhe pamundësi për t’na u gjendur pranë në një moment kur ne kemi nevojë. Kjo sdo të thotë që do ja ktheja me të njëjtën monedhë dhe nëse do ishte thjesht një justifikim, njësoj do veproja por në këtë rast do ja lija Zotit në dorë. Anja

Nëse do kisha mundësi do i gjendesha pranë dhe do shprehja keqardhje për pamundësinë. Rovena

Ndoshta ai ose ajo s’ka mundësinë por unë sigurisht që do i gjendesha nëse do kisha mundësin. Gentjan

Ai që të do të ndihmon pa asnjë interes, normal që do i gjendesha. Marjo

Nëse një njeri e ndihmon e ndih- mon sepse do dhe nuk prêt kur do ta kthej atë që bëre për të. Klaus

Po do ta ndihmoja, gjithkush tregon veten kur ka mundësi. Anisa

Sigurisht që po shoqëria në këto raste duket, mbase se ka patur mundësinë të më ndihmoj por kjo s’do të thotë që s’do e ndihmoj dhe unë. Flavja

Besoni se ka dashuri të vërtetë apo gjithçka është interes në ditët e sotme?

Dashuri ka por nuk ekziston dashuria pa interes. Enxhi

Nëse dy njerëz janë të niveleve të njëjta sigurisht që ka dashuri mes tyre por kur janë kategori të ndryshme ekziston edhe interesi. Ditmar

Ka vërtetë njerëz që e din vlerën e dashurisë por ka edhe nga ata që të duan vetëm për interes. Sandri

Edhe ai që rri për interes do vijë një moment që do fillojë të të dashurojë duke kaluar kohë me ju dhe duke u afeksionuar. Ana

Përderisa, ekziston si fjalë duhet të ekzistoj dhe si ndjenjë. Jeta

Nuk është vetëm interes një marrëdhënie ka dhe dashuri dhe sigurisht që besoj që ka dashuri të vërtetë. Amarildo

Po si nuk ka dashuri të vërtetë, nuk është gjithçka interes. Genti

Ka edhe njerëz që dashurojnë, sigurisht që ekziston. Sonila

Që kur hap sytë është interes. Joli

Nëse ju thonë se partneri juaj ju tradhëton me dikë tjetër do i besoni thashethemeve, partnerit tuaj apo do e vërtetonit dhe mëpas do arrinit në gjykim?

Askujt nuk i’a ke besën sot, do e vërtetoja dhe më pas do shihja sa të vërteta janë thashethemet. Jani

Edhe thashethemet e kanë një bazë që dalin. Marjus

Jo çdo fjalë që thuhet është e vërtetë se ka dhe njerëz që duan të të shohin vetëm keq. Antoneta

Mua personalisht nëse do ma thonin këtë gjë nuk do e besoja kurrë, pasi unë kam tipin që po s’ma panë syt e mi nuk më intereson çfarë thuhet lart e posht. Gojët e liga nuk pushojn kurrë, nëse do ma thoshte një pjestar i familjes time atëherë po, do e vërtetoja pastaj do veproja. Anja

Është e pallogjikshme të besosh kur nuk ke baza, nëse do kisha, sigurisht që do i besoja. Tomi

Unë do e vërtetoja dhe më pas do arrija në gjykim. Ë

Populli thotë “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Do ta vërtetoja dhe pastaj do veproja. Albi

Me të thënat e botës më përpara ndahesh se sa bashkohesh por po e pë vetë me sytë e tu mund ta falësh por besoj se i njëjti do ngelet. Lulëzime

Nëse do e shihja me sytë e mi nuk do e falja nëse ma thonë të tjerë do e vërtetoja njëherë. Agim

Po arriti puna te thashethemet nuk merrem më fare me atë. Olvi

A ju duket Trump presidenti i duhur për amerikanët?

Përderisa u zgjodh e meritonte, duhet ti urojm postin sa më jetgjatë në qeveri. Jonela Fantastik më duket mua. Amelia Unë s’jam Amerikan dhe nuk duhet të kem atë çështje parësore!. Gentjan

Opo shikoni Trampin këtu ju, atë andej e shikojn të tjerët. Të shohim këtë tonin që po na i bën jetën malore. Andrea

Përderisa e kanë zgjedhur do të thotë se e meriton. Anna

Kur është votuar nga pjesa më e madhe e Amerikanëve si mund të mos jetë i duhuri. Enisa

Të shohim vëndin tonë njëherë e mëpas Trampin. Erjon

Besoj se po, përderisa ka gjithë vëmëndjen e amerikanëve është i duhuri. Xhorxhia

Përderisa e morri pushtetin pse mos më duket. Ardit

Në fakt s’më pëlqen por uroj të bëj më të mirën për vëndin e tij. Megi

Po më pëlqen dhe më duket i duhuri. Seldi

Nuk më është dukur ndonjëherë dhe vazhdoj të kem të njëjtin mendim. Jolinda

Ai nuk kujdeset për flokët e veta e jot ë kujdeset për popullin. Ornela

Pse shkoni kaq larg dhe shikoni Trump-in ju kur keni Ramën këtu. Mixalis

Unë them se po, sepse është një që nuk ka interes financiar, e bën se e do politikën, por kur nuk hidhet poshtë Hillary Clinton, Bill Klinton, janë personazhe të denjë për Amerikën.

Cila ka qenë situata më e vështirë në të cilën jeni gjendur ndonjëherë?

Sistemi i ri që na la pa shkollë, s’ka

(Vazhdon ne faqen 18)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.