Pyetje për instruktorin Si ta sheshoj barkun?

Intervista - - POSTA -

Instruktor përshëndetje. Si ta sheshoj barkun, e ndjej se më pengon shumë dhe më prish linjat. Do doja të dija, cilat ushtrime mund të bëj për të sjell paksa barkun në formë, se e di që është e pamundur që të sheshohet plotësisht. Egla

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Përshëndetje Elga, ke shumë të drejtë për gjithçka që unë lexova dhe të falenderoj që kërkove këshillën time. Problemi në fjalë është krijuar për një periudhë afatgjaëe dhe po ashtu kërkon një periudhë afatgjatë rehabilitimi. Kërkoj nga ty përkushtim maksimal, së pari në dietën ushqimore dhe së dyti në aktivi Grumbulli i masave të tepërta në atë zonë ndikojnë keq në paraqitjen tonë dhe na bëjn të ndihemi të papërshtatshëm me veten, po gjithashtu janë burim sëmundjesh për trupin tonë si: diabeti, tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe shumë të tjera, kështu që duhet të fokusohesh shumë tek mënyra e të ngrënit. Të këshilloj shumë vakte nga pak ushqim (5 vakte në ditë) të përqëndruar tek: 1-ushqimet proteinike ëe sasi të vogël sepse duke ngrënë pak nga të mëdha proteine dhe nuk kemi nevoj të ushqehemi shpesh. 2-Fibrat (fasulet, bizelet , thjerrzat etj) ndihmojnë shumë për të luftuar masat dhjamore. 3- Frutat dhe perimet, janë të pasura me anti oksidant dhe kanë përmbajtje të medha uji. 4- Duhet të kesh kujdes nga ushqimet e skuqura, ushqimet me masa të mëdha yndyre (prodhime shtazore), brumërat, alkooli. 5-Rregjimi të jetë sa më perfekt që organizmi ta ketë sa më të lehtë arritjen e rezultatit që ti kërkon, si përshembull: gjumi, momentet e Përveç dietës duhet të merresh dhe me: 1-Stërvitjen, të luftuar këtë problem dhe rezultati do jetë mëse i arrirë. Pastaj kemi dhe ushtrimet si: 1-Ecja, aktivitete e shtëpisë, puna (profesioni), në të gjitha këto situata duhet të jesh shumë aktive dhe energjike. 2-Gjej kohën ose mundësinë të jesh e rregjistruar në një palestër ose grup sportive, nëse nuk ke mundësitë ose kohën mundohu të shkosh rrallë në palestër dhe mëso ushtrimet bazë të nxehmjes së përgjithshme të trupit, ushtrimet e ushtrimet për muskujt e barkut. 3Mbasi ke krijuar një ide bazë si bëhet një stërvitje (nxehmja, forca, tonifikimi, streçingu, pushimi) vjen dhe fokusimi tek pjesa problematike. 4-Ushtrimet e barkut duhet ti bësh 5 herë në javë me 2 ditë pushim. Janë shumë të thjeshta dhe ka me mijëra ushtrime. Çdo përkulje e trupit në drejtim të këmbëve shkakton lëvizjen, forcimin e muskujve të barkut si dhe djegjen e masave dhjamore. Ne gjuhë sportive ne trajnerët e ndajmë barkun në 3 muskuj: a-Muskujt e lartëm (janë poshtë gjoksit, - jt e mesëm, c- muskujt e poshtëm. Të 3-ja këto pjesë të barkut duan ushtrime të veçanta, duke mos përjashuar dhe muskujt anësore të belit. Duke u shtrirë dhe duke bërë 4 seanca palosjeje të bustit afër këmbëve nga 10 herë, do të vësh në veprim të gjithë muskujt në fjalë dhe siç thashë më lartë të duhet një këshillim me një instruktor palestre për ushtrimet spe përshkruaj vetëm me të shkruajtur. Gjithmonë duhet të vazhdosh nga ushtrimet më të lehta tek ato më të vështirat dhe me një intensitet në rritje të shpejtësisë dhe forcës që i jep ushtrimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.