Si gatuhet tavë me mish dhe fasule?

Intervista - - POSTA -

Kam një pyetje për rubrikën e kuzhinës, ose më saktë doja të dija si gatuhet tava me mish dhe fasule. Më pëlqen të gatuaj gjellëra tradicionale dhe kam gatuar shumë prej tyre, por meqë ju jepni receta shumë të vlefshme dhe shumë të kuptueshme për t’u ndjekur dhe realizuar, shef Miri do doja që të më përshkruaje mënyrën e gatimit të kësaj tave. Faleminderit dhe mirëpres përgjigjen tuaj. Anisa, Fier.

Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- Anisa Përshëndetje, ky lloj gatimi është karakteristik për qytetin e Korçës dhe këto fasule mbillen po në këtë zonë. Përbërësit për këtë tavë janë: Fasule pllaqi 700 gr Qepë 1 kokërr Karrotë 1 copë Mish tul 400 gr Selino Vaj ulliri Kripë Piper Hudhër 3 thelpinj Përgatitja Në një tenx skuqim mishin e prerë në formë kubikësh të vegjël. Më pas shtojmë edhe qepët e prerë imët bashkë me karrotën. Pasi i kavërdisim për 15 minuta, i shtojmë ujë që të ziejë. Shtojmë fasulet pllaqi dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Pasi mbarojmë këtë proçedurë i rregullojmë shijen me kripë, piper, selino dhe më pasi i vendosim në një tavë. Tavën e vëmë të piqet në një temperaturë 170 gradë celcius, për 30 minuta. Pas kësaj. Tava me fasule dhe mish është gati. Shoqërohet me verë të kuqe. Ju beftë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.