Pyetje që ende presin përgjigje

Intervista - - POSTA -

(Vazhdon nga faqe 16)

situatë më të vështirë se kaq për mua deri sot. Amantja

Kur doja të takoja njeriun tim të zemrës dhe s’kisha asnjë në shpi dhe mua më kishin mbyllur brënda në çelës. Kristi

Njeriu do kalojë dhe situata të vështira në jetë që të mësohet, kam kaluar shumë situata të vështira të cilat dua të ngelen enigmë. Henri

Përshëndetje, dita më e vështirë në jetën time ishte kur u nisa për në Itali, modifikuam 8 fuçi dhe i vendosëm katër në një anë, katër në anën tjetër. Udhëtuam katër ditë nëpër detë dhe jam lodhur aq shumë duke parë me sytë e mi vdekjen nga afër, uji i kripur më vinte çdo sekond në sy dhe delfinët që luanin nga afër me ne. Për një moment mendova se ai do ishte fundi i jetës sime por jo, më në fund mbërrita në Itali. Ishin ditë të tmerrshme dhe më mungon shumë Shqipëria ime. Egli

Situata më e vështirë për mua ka qenë kur duhet te zgjidhja mes dy gjërave që kishin rëndësi për mua. Kristjana

Duke qenë se kam një karakter të vështirë dhe nuk fal situata më e vështirë për mua ka qenë kur kisha bërë një debat dhe kjo jo për fajin tim dhe personi në faj më lutej por unë nuk munda dot t’ia fal. Klevis

Kur i kisha premtuar prindërve të mi që sdo e bëja më atë gabim dhe e përsërita për të dytën herë ka qenë një ndër situatat më të vështira se s’kisha guxim që t’u dilja përpara. Eva

Situata më e vështirë për mua ka qenë kur kam patur mamin të shtruar në spital, nuk dija si ta përmbaja veten. Gesti

Si do ishte një ditë e juaja pa internet?

Do çmendesha pa internet, interneti luan një rol kryesor në jetën time dhe pa të nuk bëj dot. Elona

Nuk jam e varur nga interneti kështu që se kam fare problem edhe të rri pa të. Artemisa Si çdo ditë tjetër. Blerta Njerëzit janë bërë të varur sot ndaj internetit dhe shumica nuk munden dot të rrijnë. Albion

Ku ka njeri që rri dot pa internet në ditët e sotme. Marjana

Do ishte dita më e qetë që do kaloja ndonjëherë. Jona

Nuk mundem të rri dot pa të dhe nuk mund ta imagjinoj dot të rri. Erjola

Që kur ka dalë internet kanë shkalluar edhe njerëzit. Ka humbur respekti, diskutimi, daljet nëpër vënde të ndryshme me shoqërinë, sot dalim dhe vetëm rrim në telefon, pijm një kafe e ikim. Çfarë shoqrie është kjo, çfarë të mire na sjell ky internet ne? Që kemi humbur shumë gjëra në jetën tonë? Do ishte bukur nëse sdo kisha internet. Franci

Nuk jam e fiksuar mbas internetit, e përdor vetëm për punë. Eva

Do ishte dita më e bukur e jetës sime. Mixalis

Do ishte një ditë e gjallë dhe me emocion. Anja

Pa shqetësime, dita më e bukur. Alvin

Do ishte një ditë e zezë, pa internet nuk shtyet. Arjan

Ju ka ngelur diçka peng nga e kaluara për të cilën vuani edhe sot?

Po, më ka ngelur shkolla që nuk pata mundësi ta vazhdoja. Elda

Për shkak të krenarisë time të çmendur kam humbur dikë që e kam dashur shumë. Për këtë pendohem edhe sot. Kristi

Të gjithë e kanë një peng në jetën e tyre, unë vuaj lamtumirën e fundit. Anna

Më ka ngelur peng humbja e jetës së një personi mjaft të dashur për mua. Fatma

Nuk më intereson e kaluara por e tashmja. Joli

E kaluara duhet të ngelet aty ku e ka vëndin. Klajdi

Gjithmonë mundohem të eci përpara në jetë dhe nuk e kthej kokën pas, nuk më intereson e kaluara por më intereson ku unë jam sot. Krista

Si e kaloni kohën tuaj të lirë, duke lundruar në internet, në kafe, duke dal xhiro me miqtë, jasht qytetit me familjen apo diçka tjetër?

Duke kryer marrëdhënie seksuale e kaloj unë. (hahaha) Amelia

Kur kam kohë të lirë, gjithmonë nëse kam, dal me miqtë e mi ose me familjen jashtë Tirane. Heraldin

Kur kam kohë dhe jam pushim më pëlqen të udhëtoj dhe të largohem nga qyteti. Ylli

Jam tërë ditën në punë dhe nuk kam kohë të lirë shumicën e rasteve. Armela

Dalim me shoqërinë në kafe, çfarë të bëjmë tjetër. Juxhin

Kohën e lirë më pëlqen ta kaloj me familjen time dhe ashtu e kaloj. Jani

Kur kam kohë të lirë dal me shoqërinë time te punës për të ngrënë drekë jashtë qytetit. Drilon

Kur kam kohë të lirë rri para laptopit për të parë ndonjë të re në internet ose blej rroba online. Melisa

Kur kam kohë të lirë dal për të bërë shopping. Joana

Më pëlqen ta kaloj në shtëpi kohën e lirë. Ditmar

Ç’mendim keni për njerëzit që përdorin facebook pa identitetin e tyre, domethënë me emër të rremë?

Nuk më pëlqejnë aspak ata që e fshehin identitetin e tyre. Ana

Më duken njerëz të pabesë. Klea

Nuk merrem fare me atë lloj kategorie. Jasmina

Njerëzit me facebook fals nuk kanë personalitet dhe më duken shumë të pështirë. Fatmira

Nuk mund ti zësh be një njeriu që hap adres pa identitetin e tij. Elisa

Si mund ti zësh besë një njeriu që ka adresë fallco, atë me kë se përdor. Megi

Nuk më pëlqejn aspak, madje i urrej njerëzit me adresa të tilla. Klodi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.