Rosela Gjylbegu:Maratona ime

Intervista - - MUZIKË -

Gerald Qerimi:

- Rosela përshëndetje! Si ndihesh në këto momente?

Rosela Gjylbegu: -Ndihem shumë energjike, kjo është periudha më e bukur e vitit, festivale, festat, aktivitete, shumë impenjime, për mua të qenit e angazhuar është shume e rëndësishme, puna është shëndet.

-Rosela , ke puthuajse dy vjet larg skenës dhe festivaleve. Pse mungove kaq gjatë?

- Jo, nuk do thoja dy vjet sepse vitin e kaluar kam bëre një videoklip të ri, një bashkëpunim me Vullnet Ibrahimin, një këngë shumë prit shumë mirë. Preferoj të jem e matur në daljet e mija pikërisht që njerëzit t’i marrë malli për mua dhe patjetër që çdo punë do kohën e vet që të realizohet si duhet. -

- Po sigurisht shumë, është gjithmonë bukur të rikthehesh.

- Javën e kaluar ti publikove këngën tënde në festivalin “Kënga Magjike”. Pse vendose t’iu rikthehesh festivaleve pas dy viteve mungesë ?

-Sepse mendoj që janë evenimentet me serioze ku unë mund të gjej vetën të prezantohem dhe sigurisht “Kënga Magjike” është një festival prestigjioz që ndiqet shumë, dhe doja të isha pjesë e saj.

-Si erdhi lidhja e parë mes teje dhe këngës “Maratonë”?

muzika nga Darko Dimitrov dhe më pas teksti nga Lindon Berisha. Doja të vija me një këngë ndryshe pak më me ritëm koherente, por me mesazh të fortë të vërtetë, si një thirrje që vjen nga brenda e që dëshiron ta ndash e me te tjerët.

-Pse ky titull “Maratonë”, ka ndonjë domethënie personale për ty?

me një realitet të vështirë e që shpesh humbasim në problemet tona, ndaj doja ë përjetoj e jetoj në realitetin tim të përditshëm dhe ta ktheja në një mesazh gjithë ato njerëz që shpesh ndjehen «në fund të tunelit plot errësirë, që i pret një diell «. Më vjen mirë që autori i tekstit arriti të e ndërtoj shumë bukur...

-Rosela, e ka arritur kjo këngë pritshmërinë tënde?

- Kënga ka pak ditë që ka dalë dhe deri më tani unë jam e kënaqur se si njerëzit e kanë pritur, reagimet janë shumë të mira e kanë kuptuar mesazhin që unë doja kohë njerëzve ta shijojnë e ta dëgjojnë ka ende shumë

-Përveç muzikës ti je e angazhuar dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Si është Rosela në rolin e një zyrtareje ?

- Një njeri normal, profesional, është një punë e bukur impenjative dhe dinamike .

-Si është një ditë e zakonshme e Roselës?

- Ditët e mia janë shumë të ngarkuara, jam natyrë vetes ndaj nuk rri asnjëherë kot.

-Si e organizon ditën mes punës si zyrtare dhe punës si këngëtare?

kam një punën me një orar ditës është mëse e mjaftueshme për të organizuar angazhimet e tjera që këtë - gjithësisht janë fundjavave, sigurisht me kalimin e viteve prioritetet ndryshojnë njeriu bëhet me selektiv dhe zgjedh gjërat qe mendon se janë më të rëndësishme.

-Roselë, je vlerësuar me shumë çmime gjatë karrierës tënde të suksesshme artistike. Cili është çmimi që e mbron dhe e ruan me fanatizëm?

- Dashuria e respekti i publikut

-A ka ndonjë këngë tende që sa herë e dëgjon thua këtu kam qenë Rosela, vetvetja?

- Të gjitha këngët e mija, janë unë. Pjesëza të realitetit tim, të ngjarjeve që na prekin .

-Sa herë që e shikon veten në pasqyrë, çfarë i thua?

-Hmmm..... (Qesh)

-Nëqoftëse do kthehe është ajo gjë që nuk do i riktheheshe me kurrë , për arsye të ndryshme ?

- Nuk jam natyrë që i kthehem gjërave, nëse diçka është bërë është bërë ndaj thjesht përpiqem të përmirësoj veten, dhe përpiqem të jem e kujdesshme në çdo gjë që them e bëj.

- Roselë, jetën tënde private gjithmonë je munduar ta mbash larg mediave dhe profesionit tënd. A ka ndonjë person në jetën e Roseles?

-Jeta ime private është e shenjtë dhe si e tillë unë jo keq preferoj ta mbaj vetëm për vete.

-Rosela, nga 1 te 10 me sa fat e quani veten?

- Me shumë fat, por njeriu do gjithmonë më shumë e nuk mjaftohet lehtë, ndaj

-Nëqoftëse do të duhet t’ia dedikoje karrierën tënde të suksesshme një ë ishte ai/ ajo?

-Familjes time, janë ato përpjekjeve të tyre jam kjo që jam.

-Në tekstin e këngës tënde thuhet : “Dashuria na frymëzon mos ta humbim shpresën tonë”. Për çfarë dashurie bëhet fjalë ?

- Për dashurinë ndaj vetes, ndaj jetës, për momentet e vështira që kalojmë e që brenda vetes duhet - jmë sepse jeta ia vlen të jetohet .

-Cila është maratona më e gjatë në jetën e Roselës?

-Kam pasur edhe unë momente të vështira në jetë, siç ishte humbja e babait tim para disa vitesh, ku më është dukur viti më i gjatë e më i vështiri i gjithë jetës - hesha e pafuqishme për ta ndryshuar realitetin, është edhe kjo ndjesi pjesë e kësaj kënge!

-Përveç pjesëmarrjes tënde në festivalin Kënga e afërta të Rosela Gjylbegut ?

-Të shijoj festivalin, fes i mbushur me punë dëshira për të realizuar shumë gjëra, por çdo gjë me radhë ..!

-Një deklaratë ose një mesazh për të gjithë lexuesit e kësaj interviste?

-Jini vetvetja, pranojeni veten ashtu siç jeni, shihni brenda vetes tuaj se përveç gjërave sipërfaqësore që kjo shoqëri po na servirë jeta është më shumë se kaq dhe ja vlen të jetohet pavarësisht vështirësive që jeta na përballë. Dashuroni sa më shumë dhe shkëmbeni energji pozitive se i bën mirë shëndetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.