Gumani fut në sherr Denin me Sarasin

Intervista - - TELENOVELA -

Sarasi informon Vidian se klienti i Kabirit e ka pranuar porosinë e tyre dhe të gjithë gëzohen. Ndërkohë, Gumani i thotë Denit se do të organizojë një festë për të festuar ditëlindjen e tij. Ai ia kthen i trishtuar se nuk ka dëshirë ta festojë, ndërkohë që i ati është në spital, por e ëma i thotë se edhe i ati do ta donte diçka të tillë. Kusumi zemërohet me Kalikën që ka vënë byzylykët e saj pa i marrë leje. Aty mblidhet e gjithë familja, Jashi i jep të drejtë Kusumit dhe e detyron Kalikën të kërkojë falje. Deni ndjehet i trishtuar, por Kusumi i telefonon dhe ata i shprehin përsëri dashurinë njëri-tjetrit. Kumudi dhe Sarasi janë të parët që i urojnë ditëlindjen Denit me dhurata. Gumani ka zbukuruar shtëpinë për ditëlindjen e të birit, kur aty vjen Kabiri. Ai ka sjellë me vete një sari dhe Gumani kujton se është për të dhe e përzë. Në atë kohë vijnë Sarasi, Deni dhe Kumudi dhe Kabiri i thotë Sarasit se sari që ai kishte dërguar për mostër, ishte pëlqyer. Pastaj i jep një dhuratë Denit dhe largohet duke kaluar afër Gumanit dhe duke i thënë asaj “e çmendur”.

Sarasi dhe Kumudi mendojnë t’i bëjnë një surprizë Denit në ditëlindje dhe të ftojnë Kusumin aty. Ata gjejnë një preteks që Deni të shkojë në dhomën e tij dhe aty shfaqet Kusumi me tortën e ditëlindjes në dorë. i telefonon Gumanit dhe i thotë se Kusumi është në dhomën e Denit. Gumani shkon me vrap në dhomë dhe gjen Denin dhe Kusumin të përqafuar. Ajo zemërohet shumë, kap Kusumin për krahu dhe bashkë me të shkojnë në shtëpinë e saj. Gumani e qorton Vidian për sjelljen e të bijës. Kusumit i dalin në mbrojtje Dugba dhe Sarasi dhe më në fund Deni nuk duron dot dhe i thotë të ëmës se Kusumi është gruaja e tij.

Gumani zemërohet aq shumë sa e qëllon Denin me shpullë në sy të të gjithëve. Ajo përsëri sulmon familjen Desai për këtë martesë. Deni i thotë se i ati është në dijeni të kësaj martese. Gumani kap Denin për dore dhe do ta marrë me vete, po ndërkohë ai ka kapur dorën e Kusumit. Gumani detyrohet të largohet vetëm. Ndërkohë Kalika i afrohet dhe i thotë se i urren Kumudin dhe Kusumin. Deni dhe Kusumi shko- i thënë se Gumani nuk e pranon martesën e tyre. Gumani kërkon të bindë Denin të shkëpusë lidhjet me familjen Desai, por nuk ia arrin qëllimit.

Gumani i thotë Denit se ai duhet të zgjedhë mes saj dhe Kusumit kështu që ajo vendos të ikë nga shtëpia, pasi nuk do të bëhet shkak që të ndajë të birin nga e ëma. Deni i kërkon Gumanit të pengojë ikjen e Kusumit, ndërsa familja Desai shokohet kur merr vesh se Kusumi vjen në shtëpi. Më vonë, Gumani i - mi, sepse ai nuk ishte njeriu i parë kthen se Kusumi ka qenë zgjedhja e parë dhe e vetme e tij.

Sarasi qorton Denin pse nuk zgjodhi Kusumin dhe pse e la atë shkojë ta marrë, por në atë kohë ndërhyn Gumani dhe thotë se Deni nuk ka nevojë të shkojë ta marrë Kusumin, pasi ajo e kishte sjellë atë me vete. Pas bisedës së bërë me Kabirin, Gumani është detyruar të shkojë në shtëpinë e Kusumit dhe t’i kërkojë falje asaj, më pas ta marrë me vete dhe ta sjellë tek Deni. Ky i fundit falenderon të ëmën, por ajo ka plane të tjera.

- jë për këtë kthesë të papritur të Gumanit. Edhe Dugba është e shqetësuar për Kusumin. Gumani i kërkon Kusumit të përgatisë drekën dhe ajo pranon. Sarasi i thotë se nëse ka ndonjë problem, t’i telefonojë atij, por Kusumi ia kthen se nuk do të ketë asnjë problem. Gumani derdh vajin dhe vë në raft vajin e kikirikut, duke e ditur se Deni është alergjik dhe thotë se është alergjik ndaj kikirikëve. Në këtë moment Kusumi thotë se ka gatuar me vaj kikiriku.

Gumani zemërohet me Kusumin që ka përdorur këtë lloj vaji. Kusumi i kërkon falje Denit për këtë. Vidiaçaturi informon familjen se Nanduja po përmirësohet. Këtë thotë atij për një doktor që është i Doktori i rremë që ka thirrur Kabiri vjen dhe u përgjigjet pyetjeve që i bëjnë të afërmit e Nandusë. Kalika si pa dashje derdh çajin mbi sarin e Gumanit për të folur me të. Guniali i jep Gumanit një sari të ri, dhuratë për martesën e të birit dhe ajo e falenderon. Kusumi e këshillon Denin të mësojë biznesin nga Sarasi, sepse ky i fundit ka më shumë përpiqet të vërë Denin kundër Sarasit. Deni diskutimin që ka pasur me Sarasin dhe ai i thotë të investojë në projektin e tij. Do të bjerë Deni pre e kurthit të Kabirit?

Sarasi i kërkon Denit të drejtojë projektin dhe të përgatisë një prezantim për investitorët. Ndërkohë, Kabiri i thotë Gumanit se ka përgatitur një plan për të përçarë Sarasin dhe Denin. Gumani më vonë i thotë Denit se Sarasi tregohet shumë mbrojtës kundrejt tij. Në fakt gjatë prezantimit Denit i kujtohen fjalët e së ëmës dhe e ka të vështirë të përqëndrohet, kështu që vazhdon Sarasi.

Kusumi ka zbukuruar dhomën për të pritur Denin. Gumani dërgon Sarasin në dhomën e Denit. Kusumi kujton se është Deni dhe e përqafon, duke i thënë se e do. Deni e sheh këtë skenë dhe keqkupton situatën. Ai e shan dhe ofendon të shoqen dhe të vëllanë, prandaj Sarasi e qëllon me shpullë. I zemëruar Deni merr vendim të bashkëpunojë me Kabirin. Sarasi i tregon Ku situatën dhe shkon të përballet me Gumanin.

Gumani pretendon se është e pafajshme në sytë e Kumudit, e Denin dhe Kusumin. Sarasi shkon në spital dhe qan hallet me të atin që nuk e dëgjon. Më pas aty shkon edhe Deni. Gumani, Kumudi dhe Kusumi shkojnë në shtëpinë Desai për festivalin e Holit. Vidia i pyet se ku janë burrat dhe Kumudi i thotë se janë në punë dhe do vijnë më vonë. Gumani informon Kabirin se plani i tij pati sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.