pohojnë dashurinë

Intervista - - TELENOVELA -

Elifi vë re gjatë rrugës se Karamani nuk e kthen makinën në drejtim të Ankarasë dhe e pyet se ç‘po ndodh, po ai ia kthen se do shkojnë në një vend ku nuk mund t’i gjejë askush dhe se duhet t’i tregojnë gjithë të vërtetën njëri-tjetrit. Jakupi vjen në shtëpi i shpartalluar, duke parë me zemërim Kimeten. Ai përballet me të, i thotë se ajo nuk është nëna e tij dhe i kërkon llogari se pse e ka gënjyer për kaq kohë. Jakupi gjithashtu i thotë Mejremes se i biri donte të vriste Karamanin vetëm prej inatit dhe për këtë kontaktoi një vrasës, por më pas i doli para plumbit dhe e pësoi vetë. Kimetes i bie të fikët.

Karamani dhe Elifi ndalojnë në një hotel në Izmir dhe ai i bën asaj dhuratë disa veshje. Në shtëpi Kimetja është shumë e mërzitur dhe i ankohet të shoqit se duhet ta përballojë e vetme gjithë këtë situatë. Merjemi qan në dhomën e saj, me fotografinë e të birit në duar. Kanani kthehet në shtëpi dhe Defne merr vesh se Karamani ka ikur me Elifin. Jakupi përsëri përballet me Kimeten dhe i kërkon të dijë se kush e ëma e tij. Ajo i thotë se i ati e solli në shtëpi kur ishte ende bebe dhe ajo e ka rritur dhe dashur sikur të ishte i biri. Defne i telefonon Karamanit dhe Elifi zemërohet dhe i thotë se ai duhet të jetë me të shoqen. Defne i telefonon Maksutit dhe i thotë se e shoqja dhe Karamani janë bashkë. Maksuti tërbohet dhe i bërtet Sulltanes dhe Myzhganit. Ato i telefonojnë Elifit dhe i thonë të kthehet në shtëpi, sepse Maksuti e ka marrë vesh dhe është shumë i zemëruar. Kara - larët dhe i hedh në ujë. Ai i thotë Elifit ta shohë në sy dhe t’i thotë se nuk e do më, por ajo fillon të qajë, duke i thënë se ai është fajtor për gjithçka. Kështu Karamani e shtrëngon në krahët e tij. Ai i thotë se vendi i saj është pranë tij dhe që të dy vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin. Ata dalin shtëtitje të kapur për krahu. Maksuti i telefonon Defnes nga makina dhe i thotë se ata të dy nuk janë në Ankara dhe se ai do t’i gjejë. Xhelali i telefonon Myzhganit dhe i thotë se ka gjetur çantën e saj. Një shërbëtore dëgjon Sulltanen të flasë me Myzhganin dhe merr vesh që Elifi është në Izmir një mesazh Defnes. Merjemi akuzon të ëmën se ishin manipulimet e saj që e çuan të birin deri në atë pikë.

Karamani i hap zemrën Elifit dhe i thotë se ajo është gruaja e jetës së tij dhe se duhet ta kalojnë të ardhmen së bashku. Maksuti dhe njerëzit e tij bien në gjurmë të tyre. Shukrani dhe Kanani gjejnë Jakupin dhe ai u thotë se nuk mundi të vrasë veten. Merjemi dhe Kimetja përpiqen të komunikojnë në Zijain me anë të një butoni. Kimetja i thotë Defnes se Zijai mund të shërohet dhe ajo shqetësohet. Elifi i tregon historinë e saj Karamanit, se si Ibrahimi u përpoq ta vriste dhe si ra në det me makinë. Maksuti e shpëtoi, po ajo ishte e paralizuar dhe u bë e burgosura e tij.

Ndërkohë që Elifi largohet nga lokali ku po fliste me Karamanin, Maksuti e rrëmben dhe i mbyll gojën, duke i thënë se po të flasë, Karamani do të vritet. Ai i thotë se do të bëjë ashtu si i thotë ai dhe ajo rikthehet tek Karamani dhe i thotë se loja mbaroi. Ajo shton se po ikën sepse po e pret i shoqi. Karamani i sheh të largohen të dy për krahu, por në fakt Maksuti e merr me zor Elifin. Në makinë ajo përpiqet të justifikohet dhe i lutet të mos i bëjë gjë Karamanit. Në shtëpi ajo i thotë të ëmës dhe Myzhganit t’i telefonojnë Karamanit që të marrë vesh si është, por ato kanë frikë nga Maksuti. Ndërkohë Karamani e ka nuhatur se Maksuti e ka detyruar Elifin të sillet ashtu. Maksuti po bën plane ta largojë Elifin prej andej. Karamani kontakton avokatët dhe u thotë të bëjnë hetime mbi pasurinë e Maksutit. Defne pëson aksident me makinë, kur brenda ishte edhe e bija, por shpëton.

Kimetja i tregon Karamanit për Jakupin. Karamani shkon të takojë të vëllanë dhe e përqafon. E gjithë familja mblidhet në sallon dhe Jakupi bën sikur i ka falur të tërë. Ndërkohë Elifi vendos që për momentin të respektojë rregullat që i ka vënë Maksuti, që të mos i ndodhë gjë Karamanit. Topraku kërkon të lozë më Elifin dhe ajo bie dakort ta takojë të birin në park. Maksuti pranon që ajo ta takojë të birin, pasi mendon se të nesërmen ata do të largohen shumë larg prej andej. Selimi i prapozon Kananit të dalin me disa shokë dhe ajo pranon. Zijai shqetësohet sa herë është në prani të Defnes. Karamani ka zbuluar punët e pista të Maksutit dhe do ta kapë me presh në duar. Elifin e thërrasin në punë dhe ajo vendos të shkojë dhe të gënjejë përsëri Karamanin për ta mbrojtur. Në firmë vendos të shkojë edhe Defne. Jakupi takohet me Maksutin dhe i kërkon të shkatërrojnë bashkë Karamanin. Elifi largohet nga mbledhja dhe Karamani i shkon nga pas, skenë që e sheh edhe Defne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.