12 gabimet që bëjmë më shpesh kur zgjedhim njeriun e jetës

Intervista - - SEKS -

Mbase nuk është e vërtetë thënia se të kundërtat tërhiqen, të paktën jo për një afat të gjatë. Kështu, ekspertët në këtë fushë dhe njerëzit me eksperiencë në dashuri (dhe humbjen e saj) vendosën të ndanin gabimet e tyre në zgjedhjen e njeriut të jetës, gabime që u kanë kushtuar shtrenjtë dhe që u kanë lënduar zemrën:

1. Mendon se mund ta ndryshosh atë person në dikë tjetër.

2. I beson tjetrit kur ai thotë: “Unë nuk jam realisht kështu, jam vërtet i stresuar në këtë periudhë për shkak të shkollës, punës, etj”.

Rezulton se ai/ajo është vërtet me ankthe, neurotik, i stresuar, depresiv dhe negativ edhe në rrethanat më të mira.

3. Rri me dikë kur nuk je i lumtur, vetëm sepse je frikë të rrish vetëm.

4. Disa njerëz martohen me partnerin “më të mirë” që mund të gjejnë, të paktën teorikisht.

Domethënë ata që është më simpatik, më i zgjuar, më i talentuar, etj, në vend që të martohen me atë që u përshtatet më shumë. Gabim

- lim njerëzit martohen me dikë që është ndryshe prej tyre (nga ku ka dalë shprehja se të kundërtat tërhiqen) sepse mendojnë se është diçka pozitive.

Këto lidhje pastaj pjesëtarët e çiftit nuk do e durojnë dot njëri-tjetrin, pikërisht prej të njëjtave ndryshime. Në disa raste kjo funksionon, por psikologët thonë se martesat më të suksesshme që kanë parë janë ato ku dy partneret ngjajnë sa më shumë me njëri-tjetrin.

6. Martohesh me një profesion: Një avokat, doktor, pilot, biznesmen në vend që të martohesh me njeriun.

7. I fsheh qëllimat e tua të vërteta deri pas martese dhe më vonë, nëse gjërat nuk shkojnë siç i prisje, atëherë thua se nuk ishte e shkruar.

8. Nuk bie që më parë dakort mbi çështjen e fëmijëve.

Nëse ajo do fëmijë dhe ai jo, ka gjasa që kjo çështje të rishfaqet më vonë dhe t’i japë fund lidhjes, prandaj për këtë duhet rënë dakort para se të martohesh.

9. Të presësh dashurinë dhe ta pengosh ardhjen e saj.

Gjej dikë që të pëlqen, që të trajton ashtu si do të trajtohesh, që është i vlefshëm për të krijuar lidhje me të dhe shih nëse nga miqësia do të lindë dashuria. Nuk them të lidhesh direkt dhe të martohesh me të, por të kalosh kohë me të, për të parë nëse përputheni me njëri-tje

10. Preferon pamjen në kurriz të një personaliteti të fuqishëm, të moralshëm, ose cilësi të tjera që kanë njerëzit.

përgjithmonë. Pamja nuk zgjat

11. Qëndron me dikë sepse mendon se është më mirë për fëmijët.

Nuk e di sa e shpeshtë është kjo, po kam parë plot njerëz që rrinë bashkë për shkak të fëmijëve, edhe kur nuk përputhen me tjetrin. Kjo çon tek një martesë e palumtur dhe fëmijët nuk janë qorra që të mos e vënë re.

12. Martohesh vetëm pse e do tjetrin, pa parë asgjë tjetër.

Njerëzit habiten kur e them këtë, por martesa është një lloj marrëveshje biznesi në shumë drejtime. Ti i jep tjetrit gjysmën e vetes tënde, sigurohu që mund të kesh besim tek ai. 90% e jetës nuk është zbavitje, ke për të ndarë punët, për t’u mar për fëmijët dhe për të punuar. Të jesh i dashuruar është diçka e shkëlqyer, por kjo nuk paguan faturat. Duhet të jesh i aftë të komuni tek tjetri dhe të punoni së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.