Bëra burg për asgjë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam një burrë rreth të 40- tave. Gjatë këtyre viteve më kanë ndodhur në situate të ndryshme. Këto kanë bërë jeta ime të jetë e mbushur me kam bërë kthesë për mirë, prandaj vendosa ta ndaj me ju historinë time.

Kam rënë në burg në moshën 32 vjeç. Bëra 5 vjet burg për plagosje. I shtyrë nga një kushëriri im i ngritëm kurth një shokut të tij ia kishte dhënë. Nuk e kishim në plan të qëllonim, ose ndoshta nuk e kisha në plan unë, se kushëriri kishte marrë pistoletën e të atit me vete. Në moment kur ai i tha se nuk i kishte me vete pistoletën dhe e plagosi. Sa hap e mbyll sytë erd mori me vete në rajon.

Ua shpjegova nuk kisha asnjë lidhje me këtë mesele dhe më besuan. Më thanë se do të më mbanin 24 orë.

Në mëngjes gjërat kishin ndryshuar. Më thanë se i plago autor dhe jo kushëririn. U mbrojta se me të vërtetë nuk kisha bërë gjë dhe po më akuzonin kot. Si duket ai kishte frikë nga kushëriri dhe ma la mua fajin. Nëna dhe babai u munduan të merrnin avokat të zotin, por gjërat ishin thurur në atë mënyrë që pjesën më të madhe të dënimit ta kryeja unë.

Tani më ndryshe, por në vitet e para të burgut mendoja se si do ma paguante kushëriri këtë që më bëri. Nuk e di se ç’mund t’i kisha bërë po të kishte qënë afër meje gjatë kësaj kohe.

Por në burg mëson se ç’është durimi dhe t’i shikosh gjërat me kthjelltësi.

Sa dola nga burgu e shkova në shtëpi pashë se ky burg që kisha bërë kishte ndikuar shumë tek prindërit e mi. Edhe pse ata më vizitonin shpesh, aty brenda nuk e vija re se ata këto pesë vite i kishte

Plus kësaj shtëpisë i kishte hyrë një hije trishtimi dhe një fukarallëk i madh. Në çdo takim me mua në burg ata më sillnin lloj- lloj gjërash për të veshur dhe për të ngrënë dhe, në ndryshim me kur isha futur brenda, çmimet ishin shumë të larta. Ky ishte shkaku kryesor i varfërisë që i kishte zaptuar.

- Mos u mërzisni, tani çdo gjë do të bëhet më mirë. Do kujdesem unë për gjithçka.

- Asgjë nuk duam mor bir, vetëm të mos bësh më gabim e të përfundosh atje ku ishe. –t ha babai.

- Djali nuk ka bërë asnjë faj. Ai nipi yt i ka fajet, - ia priti nëna.

- Po e di moj se kush i ka fajet, por çfarë të bëjmë, të shkojmë ta vrasim?

- Nuk duhet të shqetësoheni për mua, as se kush e kishte fajin e për asgjë në atë që ndodhi. Ajo gjë kaloi tani. Ju kujdesuni vetëm për shëndetin tuaj. Të tjerat i rregulloj unë.

Në burg kisha ndenjur me një - koja tek një i njohuri i tij që të më merrte në punë. Ashtu bëra.

- A ke punuar ndonjëherë në servis?

- Jo! Para se të futesha në…. kam qënë kamarier. Vetëm të mesmen kam.

- Ke qënë djalë i vetëm e të kanë llastuar. Edhe pse nuk ke pu marrësh dorën zanatit.

Isha mësuar në burg ta vlerësoja gjithçka, prandaj m’u duk shumë e shenjtë ajo që më tha. Punoja gjithë ditës dhe pak nga pak po ia merrja dorën punës. kështu tashmë kishin ndryshuar dhe ishin më të qetë. Dukej sikur çdo gjë ishte hedhur pas krahëve.

Para burgut isha i dashuruar me një vajzë. E kisha njohur nëpërmjet një shokut tim dhe gjërat atëherë premtonin për një fejesë të mundshme. Por gjatë viteve të burgut ajo nuk tregoi asnjë interes për mua.

- Po ajo shoqja që kisha, ku bëhet tani?- e pyeta shokun.

- Është martuar. Por mos të të ngelet në mendje se më mirë që nuk je martuar ti me të. - Pse? - E kam parë duke e tradhëtuar të shoqin. Lëre pastaj më duket se nuk bën as fëmijë, se kanë vite martuar dhe nuk kanë fëmijë.

- Kot pyeta edhe unë.... - Kështu i thashë atij, por unë ende ndjeja për të. Ndoshta ngaqë nuk kisha patur lidhje tjetër pas saj.

Mirëpo nëna nuk kishte ndenjur kot.

- Të kemi gjetur një vajzë!- më tha një ditë dhe në buzë kishte një buzëqeshje që rrallë e bënte. - Kush? - Unë me motrën time. Është 5 vjet më e vogël se ti dhe shumë e bukur.

- Po, pse nuk është martuar deri tani. Pse i ka kaluar të 30- tat pa martuar?Apo ka qënë e martuar dhe ndoshta është dhe me fëmijë?

- Jo, zemër. Ajo jeton në fshat dhe nuk ka patur mundësi të njihet me ndokënd. Po ti njihe njëherë e bëj çfarë të duash pastaj.

Nuk ia prisha mamasë....

(Vazhdon javen e ardhshme)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.