Si u shua dashuria...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

“Rastësia është mbreti botës”, thonë. Dhe unë rastësisht jam takuar me Albin në një fundjavë pushimesh të organizuar nga miq. Në ato mo ndërtonin kështjella prej rëre dhe në zemrën time lindi një ndjenjë që nuk arrij t’a përshkruaj. Atë çast mendova se “ky djalë në jetën time do të zërë një vend shumë të veçantë” . E çuditshme të mendosh kështu, për një person që sa e ke njohur, por ja që ndodh, që mund të njohësh dikë dhe ta ndjesh aq afër sa nuk rezervohesh aspak edhe pse je njohur me të vetëm pak orë më parë. Gjatë asaj dite, i rrija aq pranë Albit dhe nuk doja të humbisja asnjë çast nga ato pushime, që i kishim lënë të gjithë bashkë me miqtë tanë të përbashkët. Në çmenduritë e asaj vere në qytetin bregdetar të Durrësit, do të ishte noti në det në orën 12 të natës, nën dritën e hënës. Në ato orë të natës veten e gjeja të zhytyr në ujë, nën krahet e tij, si në një ëndërr, që shpresoja që të mos mbaronte kurrë. Ishe ti që më ktheve nga mendimet duke më thënë” dalim se ti ke ftohtë”. E si mund të të rrëfeja që unë nuk kisha ftohtë, por ishte trupi im që dridhej nga që isha e mbështjellë nga krahet e tua. Dolëm nga uji dhe vazhduam rrugën në heshtje, për në shtëpinë ku rrinim të gjithë bashkë. E ndjeja që atë natë do të ndodhte diçka, e ndjeja që ne ishim bërë për njeri-tjetrin. Duke ecur në heshje papritur m’u afrove për një moment dhe më pyete: A mund të të puth? Jo, të thashe si e çuditur edhe pse e dëshiroja shumë, më shumë se çdo gjë tjetër në atë moment. Ti duke m’u afruar me shumë ma rrëmbeve duke më ëmbëlsi s’e kisha provuar më parë, Atë natë kur njeriu është nën çmendurinë e ndjenjave, ne u dashuruam dhe u bashkuam në një trup të vetëm, vjedhurazi nga sytë kureshtarë. Shoqet më pyetën, por unë nuk u rrëfeva asgjë edhe pse ato dyshonin, që me ne po ndodhte diçka edhe se ajo diçka kishte kaluar përtej një puthje. Pas tre ditësh duhet të ndaheshim, pasi Albi ishte nga një qytet verior i Shqipërisë.

Dashuria jonë u vazhdoi me telefonat e shpeshta dhe takimet e rralla. U bënë 2 vjet, që lidhja jonë i rezistonte sprovave, ndoshta largësia na mbushte me dashuri, lumturi, gëzim e me gjithçka të bukur dhe ndjenjat tona dhe arrinim aq mirë të kuptoheshim.Gjithmonë kam menduar se nuk do të egzistonte dikush në jetën time që do ta doja kaq shumë. Në mesazhe i thoja gjithëmonë ‘’sikur dhjetra romane të shkruaj për dashurinë time ndaj teje, përsëri nuk do të mjaftonin. Dashurinë time mund ta ndjesh vetem ti, të përket vetem ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoje atë. Ti je ëndrra që kam ëndërruar, je ylli i parë që shoh kur nata bie, je ai i cili më hapi derën kur jashte binte shi dhe unë isha e lagur”. Telefonatat dhe mesazhet na mbanin pranë. Unë isha në vitin e fundit të masterit. Pasi ta mba që edhe Albi të vinte aty edhe pse në vendin e vet e kishte një punë, por ne kishim bërë një plan. Fillova punë në një call center. Motra ime gjithashtu aty punonte aty dhe jetonim të dyja. Ajo e dinte planin tim dhe, edhe pse nuk qe shumë dakord me mua, e pranoi dhe më përkrahu. Brenda muajit prisja që dashuria ime të vinte dhe të jetonim bashkë, pas gjithë asaj kohe, ku ne ishim larg dhe dashuria na rezistoi aq shumë, mendoja që nuk kishte dyshime më për ne, bashkimi do ishte kurorëzim. Ai erdhi ashtu siç ishte vendosur, lumturia ime ishte në kulm dhe në fytyrën e tij shihej e njëjta gjë.

Nuk qe aq e lehtë për të mbaja të qetë, të tregohesha e ëmbël dhe në javën e tretë për herë të pare, u përplasëm në një debat. Arësyja e debatit ishte dalja pas pune për kafe me kolegët dhe koleget e punës. Fillova të shikoja një fytyrë tjetër të atij personi që më dukej më i miri në botë. Një shprehje e vjetër thotë, ‘’nje Kaloi muaji, ai gjeti një punë si kamarier në një lokal dhe nuk pushonte së kujtuari punën që kishte lënë në qytetin e tij verior dhe unë ndihesha keq kur e dëgjoja. Më ngjante sikur më thoshte, ‘’kjo ëndërr për të jetuar në qytet të madh, ta shpif’’. Në muajin e dytë situata u bë edhe më e rëndë, u bëmë si një çift që kishin 10 vjet që jetonin bashkë dhe jo vetëm kaq, por iu shtua edhe xhelozia nga ana e tij dhe të ndjerit në siklet kur ishim në shoqëri. Dikur mendoja “kur jam me ty, asgjë tjetër nuk ka rëndësi, të tjerët nuk më interesojnë, mendimet e tyre as që më prekin, për mua është e thjeshtë, të përkas ty”. Në të vërtetë më interesonte se ndihesha keq dhe më pëlqente të dilja në shoqëri. Situata jonë ndryshoi dhe nga një dashuri ku mendoja se asgjë nuk mund ta ndryshonte këtë realitet, arriti në një gjëndje pakënaqësie nga të dyja anët.

Një darkë mora guximin dhe i thashë që kështu nuk ecesh më, duhet t’i jepnim fund. Trembesha se mos reagonte keq, por jo, madje më bëri më shumë përshtypje, ai u tregua më i disponueshëm se unë . Dikur mendoja se po ta humbja do ndihesha edhe unë e humbur , në të vërtetë ndihem më e lehtësuar. Unë kisha punën time, shoqërinë që kisha krijuar dhe mbi të gjitha motrën time që më rrinte pranë. Fundjavat i kalonim tek prindërit tanë që na kishin dhënë kaq besim dhe liri dhe ndoshta me shpresën e një dashurie të re .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.