Në udhëkryq

Intervista - - POSTA -

A dashuron ai që tradhëton? Përshëndetje jam Ervini nga Tirana, dua të ndaj me ju problemin tim. Unë jam 30 vjeç dhe jam i martuar por kam një problem që nuk mund ti qëndroj dot besnik gruas sime pavarësisht se e dua shumë. Gruaja ime është e mrekullueshme por unë kam disa muaj që kam njohur edhe nje vajzë studente ku të ën e dua shumë edhe atë. Jam në një dilemë të madhe sepse është hera parë që dashuroj dy femra në të njëjtën kohë ën të zgjedh dhe kjo gjë po më çmend. Është vërtetë dashuri kjo që po më ndodh apo unë ërgjigjen tuaj.

Për mendimin tim, nëse ti do dashuroje të parën, nuk do dashuroheshe me të dytën. Kështu që ti se do vërtet gruan tënde. Klaudia Eh, Ervin dashke edhe akullore edhe çokollat. Sajmir Na i jep njërën ne edhe një mbaje për vete o plak. Fieri Nëse do e doje gruan tënde nuk do na shkruaje këtë mesazh. Fatjon

Hiqini kë ë sëmurish edhe respektojeni një femër siç do donit t’ua respektonin motrën apo një kushurirë tuajën. Oligerta Ti vë Sara Ai që dashuron vërtetë dashuron vetëm një. Enisa Unë mendoj se ju nuk duhet të ndieni dashuri në të njëjtën kohë për dy femra pasi është e pamundur. Kjo gjë ju ndodh sepse ju ndiheni rehat me studentën për aq kohë sa ajo nuk i tregon gruas për lidhjen tuaj sepse nëse ajo i tregon ju do zgjidhnit gruan e jo atë, apo jo? Prandaj mendoj që gjëja më e bukur dhe më e thjeshtë që mund të bëni është të doni e të respektoni gruan. Ola

Unë mendoj të zgjedhësh gruan, sepse studentja gjen tjetër, sdo rri me një të martuar duke ditur se mund të kesh edhe fëmijë me gruan. Laureta

të këshilloj që të mbash gruan fort! Redjan

Dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen dot, mbaj atë që ke sa nuk ta kanë marr të tjerë. Luçjano

Më lidh mua më atë studenten dhe merr gruan ti se po ngelesh pa të. Grejsi

Ti je i sëmur se po të ishe normal nuk shkruaje këto gjëra. Alvi

Ai që tradhton nuk di të dashurojë por di të Familja mbetet e shenjtë në çdo rast, studentet që shkojnë dhe me rojen e shkollës për një kartë telefoni nuk mund ta quash dashuri. Sa të ikësh ti ajo do shkoj te tjetri padiskutim. Armela

O mortja që s’të ha me gjithë këtë - mi e mbaj gruan mos e lëndo. Sinalda

Meshkujt duan edhe grua edhe dashnore, nëse do e doje gruan nuk do kishe tjetër. Beta

Problemi është që ai nuk është i dashuruar dhe nuk di ç’është dashuria, ai nuk është ngopur me jetë dhe nuk ka dashuruar në ësim, respektim adhurim, mirënjohje dhe pëlqim për një person që ai nuk i ka tek gruaja se po ti kishte sdo ishte njohur me studenten.

Sa të iki pak pasioni për studenten ti prapë do e tradhëtosh se ashtu je i gatuar.Të paktën paske një të mirë që e vlerëson gruan, gjë që të gjithë burrat që tradhëtojnë thonë e ka fajin gruaja që më shtyu ose nuk më plotëson gruaja. Dalina

Atëherë, kjo e fundit është dashuri, ajo e gruas është respekt ose dhemshuri. Mari Gruan e duam por ëmbëlsira për në fund. Goni Nuk është gjë martesa, o mbaj gruan o rri me dashnoren. Babeta Pyet kryetarin e bashkisë së Kamzës si të veprosh. Tomorr Rri me gruan se po e kuptoj që po e tradhëton do ti shohësh pasojat pastaj. Gabriela

Përderisa ke arritur të kesh tjetër gruan nuk e do, është e thjeshtë. Blendi Gjej ndonjë psikolog të mirë se vuan nga poligamia. Bëj yzmetin njërës se me dy nuk e bën dot. Bujar Turi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.