Pyetjet e reja

Intervista - - POSTA -

Si e kaloni fundjavën drekë me familjen, me miqtë, dilni jashtë Tirane apo dhe në fundjavë jeni në punë? Benis

Nëse dikush ju shkruan nga rrjetet se ju pëlqen si reagoni? I jepni një mundësi të njiheni apo nuk flisni fare? Alma

Besoni se ka dashuri të vërtetë apo gjithçka është interes në ditët e sotme? Mirushja

Vlerësoni dikë të sinqertë që ju do por nuk ka mundësi t’iu përgjigjet sepse s’ka mundësi ekonomike apo dikë që mund t’iu plotësoj çdo dëshirë por nuk mund të jeni personi vetëm për të? Spiro

Nëse keni një lidhje në Shqipëri dhe partneri juaj është me studime e juve do ju jepej një mundësi të jetonit jashtë shtetit do rrinit me partnerin, do prisnit të mbaronte studimet dhe ta merrni me vete, sdo iknit as ju apo do ndaheshit? Anglezja

Një femër që të duket tërheqëse në syt e një mashkulli duhet të jetë e thjeshtë, ekstravagante, provokuese e ëmbël apo mospërfillëse? Boy

Ndonjëherë femrat pëlqejnë meshkujt e mbajtur, të bukur, të veshur mirë dhe me tipare paksa femërore po meshkujt pse nuk i pëlqejn femrat me tipare mashkullore? Ai

Më shumë fiton një që ka pamjen e mirë dhe nuk është inteligjent/ e apo një që është inteligjent/ e por nuk ka pamje të mirë? Djalli

Një dashurie i vjen fundi nga mungesa komunikimit, kur partnerin e kemi në rrimë fshehim diçka? Besa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.