Pyetje për instruktorin A mund të zgjatem edhe pse kam mbushur 18 vjeç?

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje! Jam 18 vjeç, i gjatë 1.79 dhe peshoj 88 kg. Unë jam marrë me shumë aktivitete sportive që nga mosha 6 vjeçare e deri tani. Kam, bërë karate, pingpong, tenis, mundje, xhudo, bodybillding, box, kikbox . Për momentin jam në mirë, por gjatë kokës kur kam ushtruar bodybillding, kam ngritur pesha të rënda.Të gjithë habiteshin se si po arrija të ngrija gjithë atë peshë në një moshë nuk e dija as çfarë janë deri sa lexova në internet. Desha të di se a mund të zgjatem ende apo jo dhe a mund të përdor ndonjë gjë si hormone të rritjes, që shiten në mënyrë ilegale? Jam në dilemë shumë të madhe. Pres përgjigje nga ekspertët tuaj.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Përshëndetje, të falenderoj që zgjodhe gazetën tonë për problemin që ti ke dhe jam mëse i sigurt që do jesh shumë i kënaqur dhe do ndiesh rezultat me këshillat që unë do t’u jap sot. pasion për sportin dhe ke provuar shumë disiplina sportive që në vegjëli. Për mua është gjë shumë e mirë kjo që ke bërë, sepse ke pasuruar dhe kompletuar njohuritë e tua sportive. Kjo ka ndikuar në një formim më të mirë tek ti në aspektin shoqëror, edukativ po ashtu koha dhe sasia e stërvitjes/volumit që ne marrim gjatë stërvitjes, lart moshës dhe mbi norma të le është shumë e rrezikshme për organizmin e rritjes si të eshtrave po ashtu edhe të muskujve. Kjo është shumë e rrezikshme për sistemin kardiak, ku mund të kemi probleme të pariparueshme në zemër dëmtimet muskulore të mureve të zemrës, zmadhimi i zemrës dhe valvulave të saj dhe shumë probleme të tjera. Unë të këshilloj së pari kryerjen e një kontrolli të plotë tek mjeku: 1-kontroll të zemrës 2- analizat e gjakut 3kontroll tek ortopedi për eshtrat dhe shumë e rëndësishme është shtylla kurrizore 4 -kontroll tek neurologu. Mbasi të kesh kryer të gjithë kontrollet dhe duke uruar që çdo gjë është ok, kthehesh në stërvitje, por këtë herë të këshilloj një program tjetër dhe rehabilitues (ti je i ri akoma dhe organizmi ka fuqi rehabilituese të mëdha) të mos jetë më gjatë se 1 orë e 30 minuta në ditë dhe gjithmonë e shtunë e diela të jetë pushim. 2- rregjimi (pushimi, gjumi, ushqimi) të jetë i përkryer. 3-fokusohu tek përgatitja teknike dhe jo shumë - tatit) Duke kaluar në fazë regjimi dhe rehabilitimi dhe duke ndjekur këto këshilla organizmi funksionon më lirshëm dhe kështu do jesh më i shëndetshëm dhe shumë më i fuqishëm seç ke qenë përpara. Njeriu zgjatet deri në moshën 25-26 vjeçare, ti je akoma në moshën e zgjatimit të eshtrave dhe funksionimi më i lirshëm i organizmit do të mundësojë një zgjatje eshtrave të trupit. Gjenetika është pjesë e rëndësishme e zgjatjes - bull trashëgimia me një baba të gjate me shumë premisa fëmija do të jetë i gjatë.) por që një rol të madh ndihmës në rritjen e Vitaminat dhe mineralet ndihmo kundërt mungesa e tyre ngadalëson ose stopon rritjen. Je akoma i ri dhe sportin të duhet ta shohësh pozitivisht dhe jo me ashpërsin që sporti jot ka në dukje. Unë vet vi nga sportet luftarake dhe vetëm ne që jemi afër e kuptojmë rëndësinë dhe situatat e vështira që kalojmë në këto sporte, prandaj më lartë të këshillova sa më shumë përgatitjen aerobike dhe atë teknike (të kursyer dhe me pesha të lehta) Shpresoj që këshillat e mia të jenë sa më të dobishme për ty dhe të uroj suksese në karrierë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.