Shoh të dashurën të vdekur

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje, kam parë disa herë të njëjtën ëndërr rresht dhe jam i shqetësuar, shoh të dashurën time te vdekur dhe në atë moment më del gjumi, sa mbyll sytë ajo më shfaqet prapë e vdekur. Nuk e kuptoj çfarë do të thotë kjo ëndërr? Pres shpjegimin tuaj. Besniku

-E dimë prej vitesh se ëndrrat nënkuptojnë diçka. Të gjithë jemi ndryshe, kështu që ëndrrat për vdekjen kanë kuptime unike për çdo ëndërrimtar. Në disa kultura, të ëndërrosh vdekjen është një shenjë e mirë. Disa thonë se kjo ëndërr parashikon një lindje. Por vdekja në dikush që duam, sillet ndryshe, kjo mund të manifestohet si vdekje në ëndërr.Mamatë e reja shpesh shohin në ëndërr beben që u vdes, duke njohur përgjegjësinë që ndjejnë për fëmijën e tyre dhe shqetësimin se diçka mund të ndodhë.

Prindërit mund të shohin të tilla ëndrra teksa fëmijët e tyre rriten, duke pranuar se fëmija e tyre vulnerabël, tashmë nuk varet prej tyre. Shumë njerëz druhen se ëndrrat për vdekjen janë një ogur se diçka e keqe do të ndodhë. E kuptoj shqetësimin e tyre, por ëndrrat me vdekje, edhe pse duken shqetësuese, kryesisht shërbejnë për të na kujtuar se sa e çmuar është jeta dhe se duhet të kalojmë çdo moment të saj me njerëzit që duam dhe na dhimbsen më shumë. Ëndrrat me vdekje shkaktohen edhe nga ankthi, kryesisht nëse keni dëgjuar lajme të këqija ditën.

Duhet të siguroheni që të adresoni çështjen e ankthit, duke u përgatitur për një gjumë të mirë. Trajtojeni stresin gjatë ditës dhe sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e qetë dhe relaksuese”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.