Erion Veliaj: Ministrat do hanë makarona…

Intervista - - HUMOR -

Teksa dëgjova se Bashkia e Tiranës do hapte në Shkozë një mencë ku do hanin njerëzit e varfër, u nisa për aty. Që në rrugë vinte era e makaronave. Që mos ta zgjas, aty gjeta me mëngët përveshur si një kuzhinier, vetë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn...

Kaso Kosa: - Përshëndetje shoku Veliaj!

Erion Veliaj: -Përshëndetje Kaso! Erdhe hë... Do hash ndonjë gjë?

-Po më dhatë ndonjë gjë, ha unë. Qylit, e kam thënë, nuk i them “jo”. -A do ca makaruna? I kam gatuar vetë… -Përse i thoni “makaruna” dhe jo “makarona”, shoku Veliaj?!

-Meqë rreth meje ka shumë nga komu atyre, nga ne çavonjtë. -Ju vetë i keni gatuar? -Unë Kaso. Dmth unë me një guzhiniere. Ajo më ndihmonte mua. Unë vdes për makaruna.

-Ç’ne kjo dashuri për to, apo ju shijojnë…?!

- Të të them të drejtën, jo se më shijojnë, por kështu duhet, Kaso.

- E di që mbeta aguridhe, e nuk kuptoj menjëherë. Përse thoni “duhet”?

- Duhet Kaso, se kështu na i ka lënë detyrë Rama. Kush nuk ha makaruna, nuk do qëndrojë më në qeverisje, na ka thënë. - E përse ky kusht? - E, mo, Kaso. Janë të thella gjërat. E mban mend atë foton që Rama hante makaruna kur ishte në Francë, besoj?

- Për foton që kishte mbushur pirunin

- Po pikërisht për atë e kam. Na ka kërkuar Rama që të bëjmë një foto me makaruna.

- Të gjithë ministrat do bëjnë foto me makarona dmth?

- Jo të gjithë, jo. Vetëm ne të PS. Ata të LSI kanë kazan të veçantë. S’ngatërohen me kazanin tonë, ata. Ata janë rehat. Hanë edhe nga kazani i tyre, edhe nga yni. I kam zili, Kaso. Nejse, e kishim

- Po përse i do makaronat Rama, apo për nostalgji për kohën në Francë…

makaruna! Ja ku pot a them: Do t’ja u dërgojë atyre të Senatit, ndaj. - Senatit amerikan?

- Jo, jo! Senatit Italian. Senatit amerikan s’dimë çfarë t’ju dërgojmë. Po kjo është çështje tjetër…

- Përse do t’ju dërgojë foto me makarona!? Apo dhuratë? Rama mund t’ju dërgojë ndonjë vizatim të tij, si dhuratë…

- Vizatimet nuk i bën dhuratë ai Kaso. Ato i shet. Këto fotot me makarona do t’ja dërgojë senatit italian, për t’ju bërë të ditur që ne i hamë makarunet e tyre. Se ata duan të na heqin “Call Center-at”, ndaj... - Më bëtë lëmsh shoku Veliaj. - Po lëmsh është kjo punë, Kaso. Po prit të ta shpjegoj pak më qartë. Më prit sa të marr një kazan me makarona. -Po kazanin përse e doni shoku Veliaj? - Do organizojë një darkë Rama me ministrat. Do na mbledhë siç mblodhi Krishti dishepujt e tij. Do na vendosë makarona përpara dhe…

- Dhe do bëj një pikturë. Rama në mes dhe ju ministrat rreth tij duke ngrënë makarona domethënë.

- O shtatanik! S’të lë të mbarosh fjalinë. Do bëjë Rama pikturë, thotë. Po ku di Rama të pikturojë, o teveqel. Ai vetëm vizatime bën. Do bëjmë fotogra - Italian, pra, për të treguar që ne si popull hamë makaronat e tyre. Domethënë, nëse ata na heqin call-centerat, ne nuk do hamë më makarona.

- Po ky qenka lajm i thënë eksluzivisht për mua, shoku Veliaj… Ç’ne tani i thoni “makarona” dhe jo “makaruna”?!

- Po ikën ata romët ndaj. Hëngrën shpejt e shpejt, e u nisën në punë të kontrollojnë nëpër kazanë.

- Po sikur senati Italian të mos trembet nga presioni që po i bëni? Dmth mos të marrë për bazë foton tuaj me makarona në gojë, e të mbyllë “call center-at”… Ç’do të bëni atëherë?

- Ç’të bëjmë, të fryjmë sytë. Ne do e bëjmë tonën. Ata po i mbyllën, në qafë paçin veten. Do na i mbyllin; edhe kujt neve shqiptarëve që më shumë bëjmë tifozllëk për ekipin e tyre kombëtar, se për tonin. Po do e shikojnë ata. Sa të bëhem unë kryeministër, e ta shikojnë…

- Ju jeni piketuar për pasardhës të Ramës? Jo Saimir Tahiri?!

E shikon sa ton drogë po na kap policia italiane? E shtynë jetën në shërbim policët i lë Saimiri të livadhisin me drogë nëpër skafe. Gratë italiane s’po njohin burrat e tyre karabinierë, se mbetën në punë ata të gjorët. E more vesh, ç’ndodhi përpara disa ditësh? Ja këputi gruaja me çifte burrit, se e kujtoi hajdut. Kishte tre muaj pa e parë. Kur hapi derën ajo, e pa atë derëziun të ulur mbi kolltuk. Mori çiften dhe bam, e qëlloi. kam unë më pas. Kaq!

- E lashë atë muhabet. Si do t’ja bëni shoku Veliaj, nëse italianët mbyllin “call center-at”? Mijëra të rinj do rrinë pa punë. Mos çohen në revoltë…?

- Kush do çohet në revoltë mo Kaso?! Këtij mileti jepi fasule, mëngjes, drekë, darkë, dhe është i kënaqur. Ika tani, Kaso, se më pret Rama në mbledhje qeveria, se do makaronat ai.

- Tani u kujtova. Ju nuk jeni anëtar i qeverisë, shoku Veliaj…?

- Anëtar nuk jam, por nga unë e do kazanin Rama. T’i them, s’ta sjell se s’jam anëtar qeverie, thua ti?! Rri Kaso, aman, se ja lë detyrën për t’i çuar kazanin, ndonjë tjetri ai. E pastaj të më bëjë dalje dhe “t’i bie kazanit unë...”

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.