Olgera Lleshaj, tashmë edhe moderatore!

Intervista - - TELEVIZION -

Baladat janë ndoshta zhanri që i përshtatet më shumë, por ajo ka sjellë edhe këngë me zhanre të tjera, që kanë patur impakt të menjëhershëm dhe të suksesshëm. Olgera Lleshaj, pothuajse të gjitha këngët e saj i ka me motiv kryesor dashurinë, ndoshta nga fakti që ajo përc j e l l shumë ëmbëlsi kur këndon, ashtu si vetë dashuria. Ajo jeton në Zvicër d h e tashmë do ta shohim edhe në një tjetër sajin, moderimin. Ajo do pre z a n - tojë një emision të sajin në televizionin e parë shqiptar në Zvicër.

Fabjola Kuburi: -Olgera,ke emër shumë të bukur, por kush ta ka vënë?

Olgera Lleshaj:- Faleminderit për komplimentin! Emrin ma ka vënë babai.

- Te publiku ke pasur impakt të mirë, ndoshta prej faktit se ke zgjedhur Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com të sjellësh këngë romantike dhe me fabul dashurie, apo ka ndonjë faktor tjetër?

- Në fakt, kam eksperimentuar në disa zhanre, por mesa duket publikut i kam pëlqyer në versionin romantik.

- “Shpirti im”, “Frymën tënde”, “Në zemër të mbaj”, janë disa nga titujt e këngëve të tua. Pse ke zgjedhur këtë zhanër të kënduari?

- Jam munduar të zgjedh këngë që përshtaten me vokalin tim, por duke pasur parasysh dhe çfarë i pëlqen masës.

- Ke një stil të veçantë, si në look, veshje, interpretim. Si ke mundur të mbash një stil tëndin origjinal?

- Origjinaliteti është i natyrshëm. Është pikërisht çka diferencon një artist nga një tjetër. Mundohem t’i ndjek tendencat, por pa tejkaluar shijet personale.

- Aktualisht je në përpjekje për...

- ...të mësuar gjuhën gjermane!

- Çfarë të vjen tani në mendje?

- Që nesër duhet të zgjohem herët në mëngjes (qesh).

- Premtimi më i madh që ke bërë, dhe kujt?

- Nuk do thoja premtim, por më shumë qëllim, t’i arrij. Sigurisht, qëllime në lidhje me muzikën dhe shkollën.

- Ka ndonjë që nuk ke arritur ta mbash dot?

- Jo, jam e vendosur në gjërat që dua.

- Miqtë e vërtetë i ke afër apo larg?

- Kam shumë pak miq të vërtetë për fat të keq, por ata që kam janë dhe afër, dhe larg.

- Ka njerëz të cilëve përpiqesh t’u qëndrosh larg?

- Po. Njerëzit fals dhe të shtirur nuk i duroj dot.

- Çfarë do të thotë për ty fjala “kundërshtar”?

- Unë nuk kam ushqyer asnjëherë idenë e të pasurit kundërshtarë apo të garoj kundër dikujt, por jam me idenë që secili nga ne nuk ka kundërshtarë kur jep më të mirën nga vetja. - Si është jeta jote tani? - Mund të them që bëj një jetë të mirë nga ana emocionale dhe materiale, por jam pjesën më të madhe të kohës e ngarkuar me shkollën e gjuhës gjermane. Jam në përgatitje të një emisioni në TV e parë shqiptar këtu në Zvicër. Tani do më shih prezantuese, gjë që kërkon shumë energji dhe durim.

- Cilat janë gjërat që e humbin kuptimin gjatë rrugës, dhe çfarë vlen për gjithë jetën?

- Gjatë rrugës humb kuptimin shoqëria me një rreth të gjerë, për t’u fokusuar në një rreth të ngushtë njerëzish. Ajo që vlen për gjithë jetën është pa diskutim, familja!

- Cilat janë gjërat që të tërheqin në atë që quhet “përditshmëri”?

- Ka shumë gjëra, por do them që të qenurit aktiv gjatë ditës më bën të ndihem mirë.

- Është i suksesshëm një këngëtar që realizon këngë të bukura, apo një që është i angazhuar në shumë koncerte?

- Këto të dyja shkojnë paralel me njëra-tjetrën, edhe pse dihet që tek ne ka koncerte më shumë kush ka kontakte dhe rreth të gjerë, dhe këngët më të mira nuk varen gjithmonë nga këngëtari, por nga ata që i prodhojnë, duke ua dhënë atyre këngët më të mira. Por, të kesh këngë të pëlqyeshme dhe të jesh aktive nëpër koncerte, është një balancë e mirë, por që arrihet me shumë punë!

- Ti çfarë mundohesh të përcjellësh përmes muzikës?

- Së pari, muzikën e kam bërë gjithmonë për të kënaqur veten. E kam bërë për të plotësuar ëndrrat e mia. Pastaj, nëse dikush pëlqen muzikën time, sigurisht që gëzohem! Në çdo këngë timen mundohem të përçoj emocion nga vetja ime.

- E plotëson muzika shpirtin tënd? - Sigurisht që po! - Sot mendohet se paraja është pushtet. A pajtohesh me këtë, dhe çfarë është pushtet për ty?

- Mendoj që sot paraja përbën pushtet në këtë botë materialiste që jetojmë, por paraja pa dije besoj që nuk ka peshë. Pushteti më i fuqishëm është dija!

- Do menaxhoje më mirë paratë e tua apo të dikujt tjetër?

- Po merrem më mirë me të miat (qesh).

- Kush është një shembull i mirë për ty nga ana artistike?

- Ka shumë! Të gjithë ata artistë që shprehin veten në muzikë, si të huaj, dhe shqiptarë.

- Udhëtimi i fundit që të ka lënë shije të mirë? Me kë e ke ndarë?

- Kam qenë në një “mini-udhëtim” (mund ta quaj) për disa orë, në Alpet e Zvicrës. Ka qenë i veçantë si udhëtim, dhe e kam bërë me familjarët e mi.

- Në jetë duhet të bëjmë atë që na bën të ndihem mirë, apo atë që duhet bërë?

- Atë që na bën të ndihemi mirë, padyshim! Nëse bën diçka që duhet bërë, pa e dashur, atëherë nuk do e bësh kurrë ashtu si duhet! - Bën plane? - Oh, shumë! - Ke njohur një person të cilin nuk do doje ta humbje për asnjë arsye? - Po. - Sa dominon romantizmi tek Olgera?

- Jam mjaftueshëm romantike, besoj.

- Mendohet se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por a ka për ty diçka që mendon se është e përjetshme?

- Dashuria e nënës është e përjetshme.

- Ndaj cilave gabime je më tolerante?

- Fal gabimet që bëhen pa dashje lëndimi. Ato të qëllimshmet, nuk i fal!

-Je tip i vendosur apo i lëkundur? - I vendosur. - Çfarë të intereson më shumë tani?

- Shëndeti, puna.

- Cili do jetë hapi yt i rradhës në muzikë, meqë tashmë do të shohim edhe si moderatore?

- Kam një material interesant në duar, por nuk do them shumë, sepse nuk kam gjetur akoma kohën për ta përfunduar. Por sigurisht do ketë një këngë të re. familja,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.