Roza Lati: Unë do vdes e bukur!

Intervista - - SPEKTAKËL -

Roza Lati është një ndër moderatoret më të sukseshme të momentit. Vajza e drejtpërdrejtë e ekranit, me një energji të pa shtershme ekskluzivisht për gazetën Intervista, na ka treguar eksperiencën e saj me të re ne emisionin “Hangover” dhe jo vetëm. Në një intervistë tepër origjinale dhe pa doreza, Roza na ka treguar edhe shumë gjëra nga jeta e saj personale.

Gerald Qerimi: - Roza Përshëndetje! Si është gjendja shpirtërore e Rozës, në këto momente që do jepni një intervistë për të gjithë dashamirësit dhe fansat ?

Roza Lati:- Gjendja ime shpirtëror për momentin është .... e ngopur! E ngopur nga vetja ime dhe askush tjetër. E ngopur sepse sapo mbarova punën dhe jam shumë e kënaqur me punën time. E ngopur sepse kam gjithçka dhe nuk më mungon asgjë. Nga këtu tani do të iki në shtëpi të marr dashuri pafund nga familja ime!

-Eksperienca jote më e re në televizion është emisioni “Hangover”. Si po ndihesh në ketë eksperiencë të re tënden?

-Hangover është një program argëtues ashtu si dhe informativ. Më përshtatet shumë që nga emri sepse që në titull ky program të jep shumë lirshmëri, atë që mendoj se më dallon mua nga të tjerët, lirshmëria. Plus me - zionit, më kanë dhënë liri ta drejtoj programin si unë dua! Dhe vërtetë i falënderoj për këtë besim! Më jep vërtetë forcë.

-Ke qenë pjesë e emisioneve të ndryshme në televizion, por moderatore e një emisioni mëngjesi nuk të kishim parë. Si të erdhi ftesa për të qenë pjesë e këtij lloj formati televiziv dhe pse tha po Roza?

-Shiko, të them të drejtën “Tema Tv” dhe “MCN radio” nuk janë të vetmit që më deshën për programin e mëngjesit. Realisht kush punon në televizion mendon që unë jam plot energji dhe duhet të zgjoi njerëzit. Më si do zgjohem, obobo kush do të më shoh e kush do më dëgjoj, por në të vërtetë ka më shumë plus dhe të mira kjo zgjedhje e imja, sepse zgjohem herët dhe siç thotë populli “një ditë e mirë nis që me diellin në mëngjes”, sepse mbaroj punën prapë që me mëngjes dhe kam gjithë ditën përpara për të mbyllur 1000 punë të tjera të miat. Radio është radio e vetme e Hip Hop në Shqipëri dhe tashmë dihet që unë jam përkrahëse e madhe e kulturës Hip- Hop duke qenë se eksperienca ime e parë televizive ka qenë emisioni im “Fun Page”, që e moderoja vetë dhe e mbaja vetëm me HipHop, që përpara 5 vjetëve. Dhe arsye tjetër është se studion e kam mu në mes të Tiranës me një super pamje që nuk ka të paguar ambienti ku punoj!

-A e ke gjetur veten brenda “Hangover-it”?

- Unë me kamerën jam si puna e kameleonit, përshtatem në çdo lloj terreni. Kam bërë emisione të ndryshme. Në eksperiencën time kam mbi 5 lloje të ndryshme emisionesh që kam bërë dhe secila ndryshe nga njëra tjetra. “Hangover” për mua është si shtëpia ime.

-Roza gjithmonë ti je bërë moderatore dhe imazhi kryesor i televizioneve të reja që dalin në tregun mediatik. Kjo është një strategji e mirë menduar e jotja që mos të kesh konkurrencë apo një zgjedhje e ofruar e momentit?

-Mendoj se televizionet e tjera janë tashmë të pozicionuar mirë me gjërat e tyre, me personazhe që mbase mund t’iu dukem unë konkurrencë e fortë dhe thjesht nuk duan të më afrojnë. Në këtë vit të heshtur që kalova kam qenë në biseda tavoline me të gjitha televizionet në treg, por e di si është puna kam aq besim te vetja dhe të puna ime dhe e di të ketë televizioni që unë do jem pjesë.. por jo te gjithë ta vlerësojnë, ndaj unë zgjedh të shkoj aty ku me vlerësojnë aq sa unë mendoj se e meritoj. Dhe jam këtu ku jam.

-A i ka mbushur pritshmëritë e tua emisioni?

- Mendoj se po ti mbush pritshmëritë, unë kam vdekur si personazh. ( Qesh) Unë nuk kam të ngopur nga vetja për punën. Kjo është arma ime më e fortë.

-Roza diskutohesh gjithmonë për çiltërsinë tënde dhe që i thua gjërat drejtpërdrejtë ashtu siç i mendon dhe nuk është se vë barrierw kur komunikon. A ka pasur ndonjë rast kur ti je penduar ose ke thënë do ndryshoj sepse kështu nuk funksionon më?

- Unë e kam këtë çiltërsi dhe këtë sinqeritet sepse mendoj kështu duhet atë që shikon, pa dorashka. I urrej disa personazhe që mbrapa kamerës janë skizofrene dhe histerike dhe sapo ndizet kamera kanë një buzëqesh - tistë të mirë se këta. Unë nuk e dua nuk e toleroj dhe ju siguroj se nuk do ndryshoj kurrë sepse kështu kam qenë gjithmonë . Nëse jam kjo që jam këtu ku jam, jam për këtë karakter që kam.

-Një gjë që duhet vlerësuar me patjetër tek ty është që ti ndihmon shumë njerëzit dhe kafshët. Hera e fundit të paktën që jam në ndjeni unë është një zotëri i quajtur Fatmir. Roza çfarë u bë me Fatmirin dhe me çfarë e ndihmuat konkretisht?

-Unë jam natyrë shumë e dhembshur të them të vërtetën kafshët më janë dhimbsur më shumë se njerëzit sepse këtu ku jetojnë kafshët trajtohen në mënyre barbartë, haptas. Jam rritur me zemër të drithëruar për të gjorat kafshë gjithë jetën i kam ndihmuar të betohem, gjithë jetën sa që nuk më mbarojnë raste qenushësh e macesh që kam marr nga rruga i kam shpëtuar. Mendoj, se nuk ka ndjenjë më të bukur sesa kur ndihmoj dike ose një krijesë qe nuk ka mundësi për të ndihmuar veten. Unë eci shume me teorinë “Bëj mirë se gjen mirë”. Nuk ka çmim ndjesia që të fal të shpëtosh një jetë. Ndërkohe për Fatmirin,kur miku im “Zoti E” më kërkoi ndihmë isha e gatshme direkt. Domethënë, unë ndihmoj e bëhem copash për kafshët mos të ndihmojmë njerëzit? Fatmiri është një personazh që unë do e kujtoj gjithë jetën time nuk do e harroj kurrë. Fatmiri një lypës i verbër që rrinte përball shtëpisë time ne po i operojmë sytë njeri sy i është operuar tani do i operojmë syrin tjetër. Ndërkohë, do i vendosim proteza të reja sepse Fatmiri nuk ka fare dhëmbë. Gjithashtu i kemi gjetur një shtëpi me qera dhe tani po kërkojmë punë për të.

-Çfarë e lëndon më shumë Roza Latin?

-Çfarë më lëndon? Mosmirënjohja. Kaq. Nuk ke plas për asgjë tjetër. Shoh shumë terezinë time.

-Je pro legalizimit të hashashit dhe prostitucionit në Shqipëri?

-Po jam, Pro pro pro. Mendoj se duhen thyer disa tabu dhe njerëzit të bien pak rehat. Tu bjeri shpirti rehat. I ke parë njerëzit vërdallë??? Të acaruar! Të nervozuar! Ecin rrugëve me vetulla ngrysur. Nuk thotë njeri mirëmëngjes, as nëse nuk e njeh. Mendoj se pak seks dhe 2-3 tyma do e qetësonte këtë popull kaq në tension dhe nerva (QESH)

-Roza është mamaja shoqja më e mirë që ke?

Po, mami është gjithë bota ime. Shoqja ime e ngushte. Motivi im për të ecur përpara. Më ka rritur me - het tashme marrëdhënia e shenjtë që kemi ne të dyja.

- Nëqoftëse do të kishe një shumë të madhe parash në duar, çfarë do bëje me to?

- Çfarë do bëja??!! S’do rrija këtu me telefon në dorë por do ikja direkt në aeroport vetëm me pasaportën. Nuk do humbisja kohë as për të bërë valixhe, asgjë vetëm pasaportën dhe lekët dhe të zhdukem në ndonjë vend tropikal, ku nuk më njeh asnjë, ku ka shumë kafshë dhe që respektohen, ku ka njerëz të dashur që dalin nga banesat e tyre me fytyrë të qeshur dhe jo vetull ngrysur, ku dhe klima të jetë e ngrohtë se fundja gocë deti jam.

-Cila është kënga që këndon gjithmonë në dush kur lahesh?

-Kur jam në dush jap koncert. Këndoj ose këngët e Rihanës ose të Whitney Hueston, jo të ndërmjetme. Vargun në maj të gjuhës kam një varg nga kënga e Whitney “Im every woman innside of me” thotë ajo.

- Roza ke bërë dy ndërhyrje në trupin tënd nëse quhen të tilla, një në buzë dhe një në hundë. Je penduar që i ke bërë?

- Aspak, ndërhyrjet qe bëra i bëra s’pyes asnjeri”. Mendoj se në vitet që po jetojmë nuk ka femra të shëmtuara, ka vetëm femra dembele. Nëse më pëlqen diçka dhe nuk cënoj jetën e askujt, e bëj. E shijoj. Jetoj e lumtur. - A do bësh ndërhyrje të tjera? - Ndërhyrje të tjera? Për momentin jo(qesh). Njerëzit presin që unë të bëj gjoksin, por unë gjoksin tim e dua më shumë se kurrë tani! Tani që më sulmuan të gjithë! Imagjino! Ekspozova dhe piercing që kam në gjoks, që në fakt kam 2 vjet që e kam por s’e dinte njeri. Siç e them gjithmonë, unë në këtë jetë do vdes e bukur! Kështu që shumë botox dhe operacione shihen “on the ëay”(në rrugë e sipër)! (Qesh)

-Jashtë vëmendjes së publikut dhe mediave Roza nuk ka mbetur as jeta jote private. A ka ndonjë partner të ri në jetën e Roza Latit?

-Jo, nuk kam partner. Jam fokusuar pak te puna dhe as nuk kam dal fare vërdallë të qarkulloj, të më shohin. Të njoh, të më njohin. Është dikush që më pëlqen. Normal. Shpirti im jeton. Edhe unë kam shpirt. Por ai nuk e di. Nuk di a do ta di ndonjëherë.

- Tre këshilla që do ju jepje të rinjve shqiptar cilat janë?

-Tre këshilla? Shihni sa më shumë udhëtoni sa më shumë, dilni jashtë rrezes së përditshme, hapni sytë. Mbani afër një kafshë shtëpiake nuk e keni idenë sa energji pozitive do ju jap dhe do jua thithi komplet atë energji negative.

- Cilat janë planet e reja në karrierën e Roza Latit? Planet e reja në karrierë?

- Progres, progres dhe vetëm progres! Në Janar mendoj të bëj një hap me shumë. Pretendoj nga vetja shumë, jam kërkuese! Sikur të pretendoja edhe në dashuri, ja beja hallall vetes. Por nuk dua të jem e varur nga askush!! I can handle myself! (Jam e zonja vetes)

- Një deklaratë për të gjithë lexuesit e kësaj interviste?

-Deklarata ime është që vazhdoni blini gazetën Intervista! Mos rrini vetëm ne Candy Crush në telefon! Por lexoni, informohuni! Jetoni dhe shpërndani dashuri! Është falas dashuria, domethënë! (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.