Erkan Petekaja: I kërkova martesë që në takimin e dytë

Intervista - - TELENOVELA -

Erkan Petekaja është një aktor turk, që ka lindur në vitin 1970 në qytetin Elaze të Turqisë. Ai është bërë i njohur për telespektatorin tonë me rolin e protagonistit, Xhihanit, në telenovelën “Fate të kryqëzuara”. Në për punën, jetën private dhe për shumë gjëra të tjera.

- Mund të na thoni diçka për veten tuaj?

- Sigurisht. Me origjinë jam nga Dijarbakir Cemlik (qytet kurd), por kam lindur në Elaze, në vitin 1970. Familja ime u zhvendos në Stamboll kur unë isha 5 nëntëvjeçare dhe të mesme e bëra në Stamboll. Më pas shkova në konservatorin e Eskisehirit për të vazhduar studimet për aktrim. Pasi dhashë provimet duhet të bëja shërbimin e detyruar ushtarak dhe në atë kohë mund të bëhej vetëm në Adana ose Dijarbakir. Meqë isha nga Dijarbakiri, zgjodha këtë të fundit. Shkova atje në vitin 1993, ishin kohë të vështira për shkak të terrorit. Nuk ka qenë e lehtë për mua. Jetova atje 8 vjet, kisha edhe një shtëpi atje. Pastaj televizioni bëja vajtje-ardhje nga Dijarbakiri në Stamboll. Këtë gjë e bëra për katër vjet, por pas një farë kohe u bë e vështirë, kështu që vendosa të shpërngulesha në Stamboll. Kisha me disa seriale. I pari ka qenë “Guzel Gunler” (Gynleri i bukur), më vonë “Aynali Tahir”, “Askina Eskiya”, “Bedel” (Çmimi), “Japon Gelin” (Nusja japoneze) dhe Serseri (Vagabondi) . Pastaj erdhi “Beyaz Gelincik”.

- Ky i fundit ishte edhe suksesi juaj i parë, apo jo?

- Jo, në fakt suksesi im i parë ka qenë seriali “Serseri”, që ishte një komedi absurde. Këto lloj komedish janë shumë të vështira për t’u interpretuar. Për fat unë jam i mirë në këtë zhanër. Më dhanë edhe një çmim për rolin. “Kopek” (Qentë) gjithashtu ka qenë një serial i rëndësishëm. Mendoj se pjesa më e rëndësishme e të qenit aktor është të transformosh veten nga një personazh në tjetërin kur ndryshon rolin. Në serialin “Oyle bir Gecer Zaman Ki” (Kur kalon koha), luaj rolin e kapitenit Ali, që është shumë agresiv dhe i egër, tek “Zonja Dila”, atë të Agait, që është i edukuar.

- Aktualisht ju po interpretoni tek “Fate të kryqëzuara”, rolin e një biznesmeni të fuqishëm, babai të shkëlqyer, inteligjent, karizmatik dhe personalitet i fortë…

- Sigurisht, unë nuk jam asnjëri nga këto personazhe, thjesht përpiqem ta transformoj veten sipas rolit. Nuk jam as Kapiteni Ali, as Xhihan Gyrpinar, jam unë, Erkani.

- Mendoni se fansat bien në dashuri me rolin, apo me vetë Erkanin?

- Atyre u pëlqen personazhi, sepse mua nuk më njohin. Atyre u pëlqen gjithçka që shohin në rol dhe pikërisht atë duan. Por unë nuk jam ai personazh.

e kryqëzuara”. Si po shkojnë xhirimet e saj?

- Po shkojnë shumë mirë. Ne jemi në sezonin e tretë. Kemi një audiencë kaq besnike tashmë sa, sado telenovela të tjera të dalin, ata vazhdojnë ta shohin.

- Si do të vazhdojë seriali ? Kemi Gylserenin që ka vdekur ashtu si edhe Aishe. Tani jemi në sezonin e tretë dhe një personazh i ri ka ardhur në serial, por ne nuk jemi të sigurtë nëse është person i mirë apo i keq. Çfarë do të ndodhë ?

- Tani skenaristët po përpiqen të hapin një rrugë të re, me një personazh të ri. Ata duan të shohin reagimin e publikut ndaj tij, nëse ai e pëlqen, atëherë ai do të vazhdojë, nëse jo, do të dalë nga seriali. Ne kemi patur sukses që ai ka zgjatur tre sezone. Ne jemi nje ekip i mirë pune dhe punojmë në harmoni. Audienca ka qenë besnike dhe na ka dashur, prandaj jemi mirënjohës për atë që kemi arritur. Është e vështirë të ruash të njëjtin pozicion, sepse ka seriale

- Nëse seritë e reja kanë sukses, kjo mund të prekë audiencën tuaj, apo jo?

- Kohët e fundit kanë pasur sukses seritë që paraqesin jetën e njerëzve të pasur, ose brezave të rinj, por unë mendoj se kjo është e përkohshme. Përsëri do t’u rikthehemi traditave dhe serialeve që pasqyrojnë jetën e Anadollit...

- Nuk mendon se shfaqen shumë seriale televizive, më shumë sesa mund të shohë dikush gjatë një jave?

- Çdo sezon të ri hidhen në treg 40 ose më shumë seriale. Vetëm ato që janë të mira mbijetojnë, të tjerët, anullohen. Ka shumë njerëz tyre, jo vetëm aktorët dhe aktoret, është një ekip i tërë, që nga ata që merren me ndriçimin, zërin, logjistikën, kateringun, transportin, etj. Kur anullohet një serial më vjen keq për ta. Aktori apo aktorja paguhen menjëherë për punën që kanë bërë (dhe marrin më shumë se të tjerët), por pjesa tjetër e ekipit duhet të presë deri në projektin e ardhshëm, ndërkohë që u duhet të mbajnë edhe familjen.

- Po ju i shihni telenovelat?

- Po, duhet t’i shoh, kjo është pjesë e punës sime. Shoh afro 25 seriale në ditë.

- Si arrin të shohësh kaq shumë?

- Shoh më shumë seriale amerikane dhe ato janë në përgjithësi 30 minutëshe gjë që është normale. Tonat janë shumë të gjata, ne kemi seriale që zgjasin 1 orë 50 minuta, ose 2 orë e 15 minuta, një serial me Antoni Hopkins, një tjetër është me Kevin Spejsin. Duket si shaka, pasi ata janë aktorë të mëdhenj. Ka qenë edhe një me Dastin Hofman, por ai nuk zgjati shumë. Tani në botën elektronike është e lehtë të gjesh gjithçka në internet. Sigurisht, kjo sjell me vete edhe vetminë. Njerëzit nuk komunikojnë më, nuk telefonojnë për të pyetur se si shkon, por qëndrojnë pas ekranit për të parë se ç‘bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër, teknologjia e re na ka bërë të jemi të njohur në gjithë botën. Tani serialet tona i sheh gjithë bota. Mund ta besoni se “Fatet e kryqëzuara” është shitur në 80 vende të ndryshme? Isha në Kanë dhe Ky është një nder i madh.

- Nga ana tjetër, mendoj se është e trishtueshme që fëmijët e sotëm rriten më shumë pas ekranit, sesa në rrugë, si ne dikur.

- Unë po përpiqem të bëj më të mirën për tim bir, Xhanon. Unë dua që ai të lozë me fëmijët në rrugë, si ne dikur, por rrugët nuk janë më të sigurta si dikur. Dua që ai të kuptojë se ekziston një jetë tjetër, përveç asaj në kompjuter ose me Play Station. Këtë do edhe e ëma, Didemi. Fëmijët bëhen të vetmuar kur përdorin shumë kompjuterin dhe kjo vetmi i çon më pas në depresion.

- Çfarë do të bëhej Erkan Petekaja nëse nuk do të ishte bërë aktor?

- Do të më kishte pëlqyer të provoja muzikën, të cilën e kam pasion. Unë merrem me të në nivelin amator, me miqtë, kur kam kohë, ose mundësi.

- Do t’i futeshe kësaj rruge më vonë?

- Gjithçka është e mirë kur bëhet në kohën e duhur. Tani është shumë vonë për këtë. Duhet të marrësh arsimin e duhur në moshë të re, jo tani. Unë përpiqem ta bëjë gjithçka sa më mirë. Po të isha kamerier, do të përpiqesha të isha më i miri, po ashtu inxhenier, ndërtues…Tani jam aktor dhe përpiqem të jap më të mirën në këtë fushë.

jetën private. Si je takuar me gruan tënde, Didemin?

- Unë e pashë atë në një dasmë. Sapo e pashë, pyeta se cila ishte dhe pastaj shkova ta takoj. Lamë një takim të parë dhe në të dytin e pyeta në ashensor nëse donte të martohej me mua. Ajo u shokua. Pas afro një viti ne u fejuam dhe u martuam. Quaje shqisë të gjashtë, apo çfarë të duash, por që kur e pashë, e dija që do të martohesha me të. Ishte e shkruar. Ne u martuam në 2003.

- Ju keni vetëm një djalë, Xhanon. Doni të bëni fëmijë të tjerë?

- Mbase më parë, po, tani është shumë vonë, ai i ka mbushur 10 vjeç.

- Ju keni një unazë të çuditshme në dorë. Cila është historia e saj?

- E kam bërë me porosi kur lindi Xhano. Brenda saj kam shkruar “Xhanos nga babi”. Do ta mbaj unë derisa ai të bëhet 18 vjeç dhe pastaj do t’ia jap atij. Kjo do të jetë tradita jonë familjare ndër vite. Nëse do, ai mund t’ia lërë të birit, por të paktën do të mbajë diçka që e ka mbajtur i ati për 18 vjeç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.