Pilula kontraceptive trefishon rrezikun e sëmundjes së Krohnit

Intervista - - SHËNDET -

e thonjve, shtrydhja e puçrrave, janë disa sjellje të zakonshme, të bezdisshme. Po, ç‘kuptim kanë për njerëzit që vuajnë nga këto sjellje të përsëritura? Shkencëtarë të Institutit Universitar të Shëndetit Mendor të Montrealit, Kanada, kanë bërë një studim të ri në këtë drejtim. Studiuesit gjetën se pjesëmarrësit u nënshtroheshin këtyre sjelljeve të përsëritura kur ishin të stresuar, ose kur ndjeheshin të mërzitur, apo të zhgënjyer, por jo kur ishin të relaksuar. “Tërheqja e puçrrave, ngrënia e thonjve, si edhe sjellje të tjera njihen me emrin sjellje të përsëritura, të përqëndruara në trup. Megjithëse këto lloj sjelljesh duket se mund të shkaktojnë një farë stresi, ato duket edhe sikur kënaqin një nevojë dhe na shpërblejnë në njëfarë mënyre”, thotë drejtuesi i studimit Kiron O’Konor.

O’Konor dhe kolegët e tij studiuan 24 njerëz me këto sjellje të përsëritura dhe i krahasuan ato me 24 individë të tjerë që nuk i kishin ato. Pjesëmarrësit plotësuan disa pyetësorë për të treguar emocionet e tyre, si mërzi, zemërim, ndjenjë faji, irritim dhe ankth, si edhe morën pjesë në një vlerësim klinik të bërë me telefon. Së dyti, pjesëmarrësit iu ekspozuan situatave të ndryshme eksperimentale, që i përgjigjeshin katër emocioneve: Stresit, relaksimit, zhgënjimit dhe mërzisë. Në disa raste, këto situata eksperimentale përfshinin parjen e videove, si ato të rrëzimit të një avioni (stres), ose valëve në një plazh (relaksim). Për të nxitur zhgënjimin tek pjesëmarrësit, studiuesit u dhanë subjekteve të tyre një detyrë që përshkruhej si “e lehtë dhe e shpejtë”, por në fakt ishte e vështirë dhe e gjatë. Për të provokuar mërzinë, ata thjesht i lanë pjesëmarrësit vetëm në një dhomë për 6 minuta. Ekipi i studiuesve zbuloi se, gjatë eksperimentëve të mërzisë dhe zhgënjimit, subjektet me sjellje të përsëritura, të përqëndruara tek trupi kishin më shumë dëshirë për të bërë sjellje të tilla. Megjithatë, pjesëmarrësit kishin hanin thonjtë, ose shtrydhnin puçrrat gjatë eksperimentit të relaksimit. Sipas autorëve të studimit, që është publikuar në Gazetën e Psikiatrisë Eksperimentale dhe Terapisë së Sjelljes, këto rezultate bëjnë këto veprime kur janë nën stres, ose kur ndjehen të mërzitur dhe të zhgënjyer, pra nuk janë thjesht zakone “nervore”.

O’Konor shpjegon zbulimet e studimit “Ne besojmë se njerëzit me këto sjellje të përsëritura mund të jenë perfeksionistë, gjë që do të thotë se ata nuk janë të aftë të relaksohen dhe t’i kryejnë punët me një ritëm “normal”. Për këtë arësye ata bien pre e zhgënjimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre. Ata gjithashtu eksperimentojnë nivele më të larta mërzie”. “Këto zbulime sugjerojnë se njerëzit që vuajnë nga këto sjellje të përsëritura që jepen për të reduktuar zhgënjimin dhe mërzinë dhe të ndryshojnë dëshirat e perfeksionizmit”, thotë një tjetër autore e studimit, Sara Roberts. Në një studim të vitit 2006, të kryer nga shkencëtarët e Qendrës Mjekësore Universitare Darham, Karolinë e Veriut thanë e njohur edhe si trihotilomania, mund të shkaktohet nga një mutacion genesh. Trihotilomania prek 3-5% të popullsisë dhe shpesh dukshme vende-vende në kokë, megjithëse njerëzit me këtë çrregullim, që mund të shoqërohet nga ankthi, depresioni, sjellja obsesive kompulsive, ose sindoma Turetë, shpesh nuk kërkojnë trajtim për të. Studiuesit zbuluan një lidhje mes dy mutacioneve të genit SLITKR1 dhe trihotilomanisë, megjithëse shkencëtarët thanë se mutacionet u vunë re vetëm në një përqindje të vogël të rasteve të trihotilomanisë. Meqë për çrregullimet e tilla zakonisht u hidhej faji edukimit së personit, ose eksperiencës së jetës së tij, këto zbulime u quajtën të rëndësishme, sepse ofronin një bazë biologjike pët to.

Kohët e fundit është folur se pilula kontraceptive shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por tani po diskutohet edhe për një sëmundje tjetër, ajo e Krohnit. Sipas studiuesve të universitetit të Harvardit, gratë që përdorin pilulën rrezikohen tre herë më shumë nga kjo sëmundje, se sa ato që nuk e përdorin. A duhet ndaluar marrja e saj? Ky është një debat që ka më se një vit që vazhdon, pasi u zbuluan rastet e problemeve kardiovaskulare të lidhura me konsumimin e pilulës kontraceptive, por tani ajo po diskutohet edhe për një problem tjetër. Për shkak së rastet me sëmundjen e Krohnit janë shtuar që prej viteve ‘60, shkencëtarët vendosën t’i futen studimeve pilulës kontraceptive. Kështu ata bënë një studim me 230 mijë gra amerikane, ndër të cilat, disa e merrnin ose e kishin marrë pilulën për 5 vjet, ose më shumë dhe të tjera nuk e kishin marrë kurrë. Ata zbuluan se gratë që merrnin pilulën rrezikoheshin tre herë më shumë nga sëmundja e Krohnit. Më keq akoma, gratë që e kishin marrë shumë herë pilulën e së nesërmes rrezikoheshin edhe më shumë nga sëmundja e Krohnit. Rezultatet e marra nga kërkuesit e Harvardit u shkencëtarët britanikë.

Në ç‘drejtim pilula e shton rrezikun e sëmundjes së Krohnit? Më shumë se pilula, janë hormonet që ajo përmban që shtojnë rrezikun e kësaj sumundjeje. Sipas rezultateve të studimit, këto hormone dobësojnë zorrët, duke krijuar kështu një terren të favorshëm për zhvillimin e sëmundjes së Krohnit. Edhe pilula e së nesërmes, e ngarkuar me më shumë hormone, nëse merret shpesh, shton edhe më shumë rrezikun.

Atëherë, duhet ndaluar marrja e pilulës?

Sipas studiuesve të universitetit të Harvardit, nuk është marrja e pilulës në vetvete që shkakton sëmundjen, edhe gjenetika luan rol shumë të madh. Sipas tyre, është kombinimi i pilulës kontraceptive me predispozitat gjenetike që shkakton zhvillimin e sëmundjes së Krohnit tek një grua. Në fakt, gratë që kanë pjesëtarë të familjes që vuanin prej saj, janë ato që rrezikohen më shumë. Këto pra duhet të - rin mjete kontraceptive që nuk kanë hormone, si prezervativët. Nëse jeni të shqetësuar për këtë, para se të përdorni pilulën, mos hezitoni t’i kërkonin një këshillë gjinekologut. Nëse dini që nga kjo sëmundje janë prekur pjesëtarët e familjes suaj, thuajani atij. Jepini një maksimum informacionesh mbi shëndetin tuaj dhe atë të të afërmve tuaj mjekut, me qëllim që të reduktoni rreziqet në maksimum.

Çfarë është sëmundja e Krohnit?

zorrët. Ajo mund të prekë gjithë aparatin tretës, domethënë që nga goja në anus, por zakonisht prek pjesë të tij, si zorra e trashë, anusi, ose një pjesë e zorrëve të holla. Sëmundja e Krohnit e vështirëson tretjen dhe shkakton diarre, mungesa ushqimore, anemi si edhe lodhje. Dhimbja dhe intensiteti i simptomave ndryshojnë sipas njerëzve. Disa prej tyre mund të bëjnë një jetë pak e shumë normale, por të tjerë vuajnë aq shumë, sa e kanë të pamundur të punojnë. Ilaçet dhe operacionet në vendet strategjike mund të mund të lehtësojnë simpomat, por, per momentin nuk ekziston një trajtim për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.