Çfarë dini për joshjen?

Intervista - - TEST -

1. Nga cili tipar i gjykojnë burrat dhe gratë njëri-tjetrin në takimin e parë: a. Nga buzëqeshja b. Nga e folura më gjuhën letrare

2. Sa gjatë presin shumica e njerëzve para se të bëjnë seks? a. 1-2 takime b. 3-5 takime c. 7 ose më shumë takime

3. Kur vjen puna tek takimet mes burrave dhe grave, ende shumica e burrave paguajnë, megjithëse nuk janë takimet e para: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Sa përqind e lidhjeve nëpërmjet internetit përfundojnë me martesë: a. Afro një e treta b. Afro gjysma c. Afro treçereku

5. Afërsisht sa lidhje miqësore të përziera me seks zgjasin për një kohë të gjatë: a. Më pak se 5% b. Një e treta c. Pothuajse gjysma 6. Kush bie në dashuri më shpejt: a. Gratë b. Burrat c. Pothuajse njësoj

7. Kush ka më shumë gjasa ta kërkojë dikë në internet para se të takohet: a. Burrat b. Gratë

8. Njerëzit kanë më shumë gjasa të zgjedhin një partner, nëse kanë të njëjtat: a. Bindje politike b. Fe c. Racë

9. Nëse shihni shumë realiti shou me lidhje, keni më shumë gjasa të: a. Martoheni b. Ndaheni

- lojnë një lidhje ekskluzive: a. 2-5 takime b. 6-8 takime c. 10-13 takime

11. Takimet e shpejta (ku takon shumë njerëz brenda një periudhe të shkurtër kohe) janë shpikur nga: a. Një amerikan b. Një francez c. Një çifut

12. Sa muaj pas takimit të parë ndahen zakonisht çiftet: a. 2-3 muaj b. 3-5 muaj c. 6-8 muaj

13. Në këtë vend festohet Java Kombëtare e Beqarëve: a. Itali b. Rusi c. SHBA

14. Cila ngjyrë e bën më joshës një burrë në takimin e parë: a. Bluja b. E zeza c. E kuqja Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është a-ja Si burrat, ashtu edhe gratë i gjykojnë partnerët e tyre të ardhshëm nga dhëmbët, sipas një studimi të sitit Match. com. Nëse ata kanë një buzëqeshje të bukur, kjo është më e rëndësishme se sa shumë gjëra të tjera. Por edhe e folura me gjuhë letrare është gjithashtu e rëndësishme. Ajo zë 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Sigurisht, çdo situatë është e ndryshme dhe njerëzit nganjëherë nuk thonë të vërtetën, por në një studim të bërë nga revista Esquire, shumica e burrave thanë se prisnin takimin e tretë, ndërsa gratë, të pestin. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja. Mund të duket si modë e vjetër, por në një studim me më shumë se 17 mijë njerëz, 84% e burrave thanë se ata paguanin restorantin ose barin shumicën e kohës. Më shumë se gjysma e grave thanë se ofronin të paguanin, por shumë shpresonin se burrat do të refuzonin. Ekspertët e takimeve thanë se ende pritet që burri të kërkojë takim, pastaj të paguajë. Po të ndjekësh rregullat e etiketës, ai që kërkon takim, edhe paguan. Ju mund ta diskutoni që më parë se kush do të paguajë, në vend që të prisni momentin kur vjen llogaria.

4. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Mos e nënvlerësoni internetin kur vjen puna për lidhje. Sipas një studimi të kohëve të fundit, çiftet që takohen nëpërmjet tij kanë tendencë të jenë më të shkolluar dhe të punësuar. Çiftet e tillë kanë edhe një përqindje divorci më të ulët dhe më pak ndarje sesa ata që takohen ballë për ballë. Megjithatë jini të kujdesshëm, pasi më shumë se gjysma e atyre që duan të takohen me internet thonë gën- 5. Përgjigjja e saktë është c-ja Lidhja me një shok nuk është gjithmonë vetëm për një natë. Afro gjysma e beqarëve pohojnë se kanë bërë seks me një shok/qe. Gjatë një sondazhi të bërë nga siti Match. com me më shumë se 6 mijë njerëz, 44% e këtyre lidhjeve përfundonin në afatgjatë. Ajo që nuk dimë është nëse janë thjesht takime të herëpashershme që zgjasin në kohë, apo lidhje serioze. 6. Përgjigjja e saktë është b-ja. Disa studime kanë treguar se burrat bien më shpejt në dashuri se gratë. Në një studim u zbulua se shumica e burrave e dinë nëse është dashuri pas vetëm një takimi, të tjerët, pas tre. Nga ana tjetër, grave u duhet afro një muaj para se të vendosin. Burrat gjithashtu janë të parët që thonë “të dua”. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Më shumë se gjysma e grave beqare e kërkojnë dikë në Facebook para se të takohen me të për herë të parë, sipas studimit të Match. com, ndërsa nga burrat, vetëm gjysma e bëjnë negativisht në shanset për t’u takuar. Gjysma e grave dhe çereku i burrave thonë se do ta anullonin takimin e parë nëse do të gjenin diçka negative në internet. 8. Përgjigjja e saktë është b-ja Nëse keni të njëjtin besim fetar keni 50% më shumë gjasa të josheni nga dikush. Kjo ka më shumë rëndësi se kombësia, raca dhe preferencat në votim. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja Nëse ju pëlqen të shihni shfaqje të tilla si “The Bachelor” ose “The Bachelorette”, kujdes. Ata që shohin më shumë shfaqje romantike në televizor kanë gjasa të jenë partnerë të pakënaqur. Ata kanë më shumë prirje të mendojnë se kanë opsione më të mira jashtë shtëpisë. Ky është rezultati i një studimi me afro 400 çifte të martuar. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja Sipas një studimi, çiftet zakonisht presin 6-8 takime - zive. Gjithashtu u zbulua se çiftet i shkëmbenin çelësat e shtëpive reciproke pas 12-14 takimeve. 11. Përgjigja e saktë është c-ja. Takimet e shpejta janë shpikur nga një rabin (prift çifut) nga Los Anxhelesi në vitin 1999, bazuar në një traditë çifute të takimit të të rinjve nën mbikqyrjen e dikujt. 12. Përgjigjja e saktë është b-ja Koha që ndahen më shpesh çiftet është 3-5 muaj pas takimit të parë. 13. Përgjigjja e saktë është c-ja. Java e tretë e shtatorit është caktuar si Java Kombëtare e beqarëve në SHBA. 14. Përgjigjja e saktë është a-ja Nga studimet është parë se një burrë duket më joshës kur është veshur me ngjyrë blu, kështu që ju burra, nëse nuk dini ç‘të vishni në takimin e parë, zgjidhni një veshje blu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.