Pse zgjodha Xhensilën?

Intervista - - MUZIKË -

bashkëpunimet e bëjnë ndryshimin e artistit, që të sjellë diçka me ndryshe.

- Kur bashkëpunojnë dy femra është më e lehtë, apo më e vështirë ta sigurosh suksesin sesa në një bashkëunim femër-mashkull?

- Me femra ndoshta është më e vështirë me punën e “look-ut” sepse femrat mund tëqëllojnë me të njëjtin look dhe kjo nuk shkon, ndërsa me djemtë është shumë më e lehtë.

- Si e mat Kida famën? çfarë Çfarë të mirë dhe të bën të ndihesh disi më ndryshe. Mua më ka bërë të ndihem ndryshe dhe më ka lënë mbresa shumë të mira. Vendi, pamjet, njerëzit e ndryshëm, ambienti, gjithcka ka qenë shumë mirë. - Do ta merrje në konsideratë të zhvendoseshe për të jetuar në Tiranë? - Tirana më pëlqen shumë, por vendin tim ku kam lindur dhe jam rritur, Prishtinën, nuk do ta ndërroja asnjëherë. - Së fundmi udhëtove drejt Amerikës. Çfarë më thua për ditët e kaluara atje? - Amerika është një vend shumë i bukur që të lë një përshtypje shumë të mirë dhe të bën të ndihesh disi më ndryshe. Mua më ka bërë të ndihem ndryshe dhe më ka lënë mbresa shumë të mira. Vendi, pamjet, njerëzit e ndryshëm, ambienti, gjithcka ka qenë shumë mirë. - Kë ndjen të telefonosh në këto momente? - Askënd, s’kam nevojë. - Çfarë e bën interesant një njeri në sytë dhe mendjen tënde?

- Nuk kam ide momentalisht , sepse nuk kam askënd. - Çfarë të bën të ndjeshme? - Gjërat e këqija ose fatkeqësitë.

- Ndodh edhe me ty që e ndjen se po afrojnë Krishtlindjet vetëm kur sheh reklamën e Coca-Colës në televizor?

- Shpesh, por jo vetëm atëherë. Edhe kur shoh zbukurimet.

- Personi i fundit që të komplimentoi, çfarë të tha?

- Fansat më kanë komplimentuar së fundmi dhe normalisht kanë qenë fjalë shumë të mira nga ata.

- Detaji i parë që vë re tek një mashkull?

- Gjithçka çfarë e bën mashkullin mashkull, të jetë person i mirë, tip i ngjashëm i dashur dhe i respektuar. - Ëndrra e fundit që ke parë? - Shoh shumë ëndrra dhe nuk i mbaj mend.

- Për çfarë nuk do të harxhoje asnjë qindarkë?

- Për gjëra që s’më leverdisin mua.

- Njerëzit më të këqinj për ty mosmirënjohësit?

- Të dy palët janë të këqinj, mosmirënjohësit.

- Ke njohur shumë të tillë? Si përpiqesh t’u qëndrosh larg?

- Po, kam njohur shumë lloj njerëzish dhe gjithmonë kam ndenjur larg njerëzve negativë.

- Këshilla që të ka vlejtur më shumë në karrierë?

- Të përqëndrohem tek ajo që e dua më shumë, muzika dhe besoj që e kam bërë e do ta bëj derisa të arrij atë që dua unë.

- Nëse do të të kërkoja të ndaje një mesazh me të gjithë, cili do të ishte ai?

- Normalisht tek të gjithë njerëzit duhet të ketë paqe, dashuri, harmoni. Nëse janë këto, atëherë gjithçka do të jetë më e bukur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.