Tranjeri i djalit më ngacmon

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam një grua rreth 35 vjeç. Kam një djalë dhe një vajzë. Jam martuar e re dhe kështu që djalin e kam 15 vjeç dhe vajzën 11. E kam marrë burrin me dashuri, por nuk vonoi dhe dashuria “u shua” kështu që ai më tradhëtoi me një tjetër dhe detyrimisht u ndamë. Kam tre vjet e ndarë dhe ende nuk jam lidhur me ndonjë burrë. Po e pëballoj jetën shumë mirë dhe kryesorja është që po i drejtoj fëmijët në rrugën e duhur. Kjo “nismë” që të bëj fëmijët sa më të mbarë, por dhe të jenë të përgatitur për të ardhmen, më ka kushtuar në para, por ia vlen që të investosh për fëmijën. Deri tani djalin e madh e kam çuar në stërvitje për futboll. Që i vogël ai kishte talent dhe tani ia ka marrë dorën këtij sporti. Prandaj kam vendosur që ta ndjek këtë pasion të tij derisa ai të futet në një skuadër të famshme. Ka dy vjet që po e përgatis me një skuadër të fortë që pastaj ta dërgoj në Itali atje ku dhe do të ketë më shumë shanse.

Mirëpo si gjithmonë të del ndonjë gjë që bëhet pengesë për planet e tua.

Ka një vit që djali ka ndërruar trajner. Kjo ndodh gjithmonë sepse janë të ndarë sipas moshave. Nga që është i madh, tani djali shkon vetë në kurs, se kur ishte i vogël më duhej ta shoqëroja. Vetëm ditën e parë e çova unë.

Trajneri ishte një djalë i ri, gati mosha ime. Ishte shumë i komunikueshëm dhe kjo gjë më pëlqeu.

Shkova dhe dy-tre herë tëtjera sa ta kuptoja se djali ishte i ambjentuar me skuadrën e re.

-Ke një djalë të talentuar, - më tha trajneri kur e pyeta se si dukej djali.

-Kam investuar shumë për të. Do të jepja çdo gjë që ai të realizonte ëndrrën e tij e të bëhej një futbollist i shquar.

-Do të bëhet,do të bëhet, - tha ai dhe njëkohësisht më luajti syrin.

E mora si një shenjë miqësie dhe nuk reagova. Pagova lekët e muajit dhe u largova. Kur erdhi rradha për pagesën tjetër djali më tha se presori thotë që pagesën ta sjellë vetë prindi. Ashtu bëra.

-Je shumë e rregullt pagesë!- më tha.

-Po ju po punoni dhe nuk është e drejtë të mos tregohem korrekte.

-Ka prindër që duhet t’u them disa herë e nuk e sjellin.

-Më habit fakti se pse duhet në ta sjellim vetë. Unë gjithmonë ia kam dhënë djalit dhe asnjëherë nuk i ka humbur.

-Që kur një nxënës nuk m’i kishte sjellë dhe më thoshte prindi se ia kisha marrë, vendosa kwshtu...

-Meqë qenka kështu puna... S’më erdhi mirë për këtë mënyrë pagese, por para stërvitjes së djalit nuk vija asgjë.

Nuk e di se pse nuk kisha shumë qejf ta takoja këtë trajner. nuk më pëlqente shikimi i tij.

Herën tjetër kur ia cova lekët e muajit ai më tha se djali kishte pak ndryshim. -Ç’ndryshim? -Lodhet shpejt dhe djersin shumë.

-Po e çoj nesër tek doktori dhe të shohim se mos ka ndonjë problem.

-Unë njoh një doktor shumë të mirë, i cili merret me ata që bëjnë sport. Nëse doni mund t’ju lidh me të. -Po mirë atëherë. Më dha numrin dhe të nesërmen lashë një takim me doktorin. Isha mjaft e shqetësuar se çfarë do të më thoshte doktori për djalin.

Kur shkova tek klinika pashë se kishte ardhur dhe trajneri. -Faleminderit që erdhët! -Është kënaqësi, pastaj dhe unë jam i shqetësuar për lojtarin tim më të mirë.

Doktori na tha se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Më rritjen e trupit ndodhin dhe këto ndryshime në organizëm.

-Meqë morëm lajm të mirë t’ju qeras më ndonjë kafe? -Por… - hezitova. -Hajde mami se dhe mua po më pihet diçka.

Si gjithmonë fëmijët vendosin për ne. Nuk duam t’ua prishim asnjëherë prandaj dhe bëjmë çfarë na thonë e më pas ankohemi se janë të llastuar.

(Vazhdon javen e ardhshme)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.