Bëra burg për asgjë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vazhdon nga java e kaluar)

- Ajo jeton në fshat dhe nuk ka patur mundësi të njihet me ndokënd. Po ti njihe njëherë e bëj çfarë të duash pastaj. Nuk ia prisha mamasë.... U takuam dhe në fakt u mahnita. Ajo ishte shumë e bukur dhe shumë e mbajtur. Kishte një trup të mrekullueshëm dhe nga veshja dukej sikur vinte nga Duke parë këtë paraqitje të saj i harrova vitet e saj dhe nuk e mendova më se i kishte kaluar të tridhjetat.

Nuk u desh shumë kohë që ta zgjatnim kështu që bëmë fejesën dhe më pas e mora në shtëpi. U bë shpejt e shpejt, por mosha jonë nuk lejonte ta vononim më tepër.

Edhe në shtëpi ajo na doli e Mirëpo si gjithmonë do të dalë ndonjë gjë që të ta prishë lumtu

i babit.

- Mos shko!- më tha nëna. Do të ndeshesh me atë e pastaj do na

- Pse si më kujton ti mua moj nënë? Unë i kam aq mend në kokë.

Shkuam së bashku me nusen. E dija se kushëriri do të kishte ardhur se s’bën në këtë dasëm. Nuk e kisha parë që në kohën e plagosjes para se të futesha në burg. Isha përgatitur që të isha gjakftohtë e të bëja sikur i kisha harruar të gjitha.

Ja, pra, ku e pashë atë që më bëri të kem një jetë jo si e kisha meje, i dyzuar në do të afrohej apo jo. Ai ia kishte dalë pa lagur. Kishte bërë vetëm 1 vit burg. E mora guximin i pari dhe iu afrova.

- Si je kusho?- dhe i zgjata dorën.

- Mirë, po ti?- tha ai me gjysëm zëri.

- Mirë jam. Kjo është gruaja ime.

- Gëzohem! Më thanë se ke përparuar me servisin. Ke hapur të ri?

- Të kanë informuar shumë mirë. Po ti me çfarë merresh?

- Unë, ja, ashtu, ku rafsha mos u vrafsha.

- Si gjithmonë. Nuk paske ndërrruar zanat! Në fakt kur e mendoj nuk ke pse ta ndërrosh së është një zanat me shumë të mira. - Ai më shihte me ca sy të frikësuar se çfarë do t’i thoja. - Nuk lodhesh aspak, nuk djersitesh, nuk të sjell asnjë të keqe dhe kryesorja mund të bësh edhe krime e të mos të të hyjë gjemb në këmbë. Ai ishte zverdhur tërësisht. - Prit pak të të sqaroj! Ti nuk e di se ai ka thënë ashtu për ty se…

- Se çfarë? Të kishte frikë ty? Po kush je ti që të të ketë frikë ndokush? Shikoje veten si je bërë. E ndoshta duhet të mendosh të ndryshosh se nuk i dihet si të vjen fundi. Unë të kam kushëri e në një farë mënyrë të fala, por të tjerët nuk do të bëjnë të njëjtën gjë me ty.

- Desha vetëm të të thoja se ai të fajësoi ty se është ai që mori për grua ish - të dashurën tënde! Pra, nuk ke asgjë të keqe nga unë.

Jo vetëm unë, por edhe gruaja u habit.

- Ç’do të thotë kjo? Ç’janë këto që nxjerr nga goja?

- E vërteta! Ti ke menduar se e hëngre nga unë po e kishe nga ajo rrugaçja me të cilën ishe lidhur. Shpresoj të mos jetë dhe kjo kështu, - tha duke iu drejtuar gruas sime.

Në atë çast bëra atë që kisha vite që e ëndërroja. E kapa për fyti dhe shfryva mbi të gjitha inatin që vlonte brenda meje. Të gjithë u sulën të na ndajnë.

Prisha dasmën dhe gati e kisha bërë si të vdekur kushëririn. Menjëherë gruaja më mori për krahu dhe shkuam në shtëpi. Sa më pa nëna u lemerit, sepse dhe unë i kisha ngrënë ca grushte nga ai.

- E dija se kështu do të ndodhte! Ai maskara nuk na u nda me gjithë problemet e tij.

- Lëre tani mama, mos ta zgjasim më tej.

Pas disa ditësh takova shokun që më kishte lidhur me të dashurën e parë.

- Kam dëgjuar diçka e nuk e di a është e vërtetë. Ajo është martuar me atë që plagosi kushëriri im.

- Ashtu është vëlla! Të gjithë ta kanë mbajtur të fshehur që të mos krijoheshin probleme më të mëdha. Po ti, për mendimin tim, e lë të kaluarën pas. Ke ndërtuar një jetë të re, të lumtur e nuk ke pse hap plagët e të shkuarës. Ai më shumë po vuan me të sesa po jeton jetën.

Këto fjalë të shokut tim më kishte të drejtë! Unë tani kisha gjithçka që doja. Ndaj vendosa të bëj ashtu si më këshilloi ai.

Shpresoj që asnjëherë të mos më rindizet ai inati që bëra burg pa bërë asgjë! Deri atëherë jam në rregull!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.