Ndryshova mbiemrin. S’bëj dot bashkimin familjar

Intervista - - POSTA -

Jam Z. nga Tirana, jam i martuar në Shqipëri dhe kam dy nënshtetësi, shqiptare dhe amerikane. Kam futur dokumentat për bashkim familjar gati dy vjet dhe jemi në fazën e intervistës në Tiranë. Në momentin e fundit Ambasada na paraqet problem me mbiemrin tim të cilin e kam ndërruar në USA kur mora pasaportën amerikane dhe, si rrjedhojë, ndryshon me mbiemrin në Shqipëri. Kam shkuar në të gjitha institucionet përkatëse për të njehsuar mbiemrin por më kot. Me ligjin në Shqipëri ndalohet kategorikisht ndërrimi i mbiemrit dhe së fundmi shkova dje në Ambasadë për të kërkuar njehsimin dhe ballafaqimin e fakteve. I kemi shkruar personalisht ambasadorit Donald Lu dhe presim ndonjë përgjigje! Me pak fjalë unë kuptoj se jemi viktima të sistemit pa arsye dhe pyetja ime është: A mund të interesohem dhe kërkoj njohjen dhe ballafaqimin e fakteve në instanca më të larta në Amerikë si psh. State Department?! Në se po, a mund të më ndihmoni në këtë proces?!

Av. Pranvera e-mail: Xhafa,

Përshëndetje zotëri! Më vjen keq për gjithë këto sorollatje që po përjetoni. Për mua situata është tepër e qartë. Mesa po kuptoj i gjithë problemi juaj qëndron te ndryshimi i mbiemrit. Fillimisht më lejoni të saktësoj se ndryshimi i emrit dhe/ose mbiemrit në shqipëri nuk është i ndaluar por, ndalohet te kryhet më shumë se një herë...

Ndërkohë, kur dikush ka ndryshuar emrin/mbiemrin gjatë naturalizimit në Shtetet e Bashkuara, konkretisht juve, ju duhet të keni marrë një dokument në fund të procesit i cili vërteton ndryshimin e emrit/mbiemrit. Nese për arsye të ndryshme nuk e keni më atë dokument, mund të shkoni te gjykata, konkretisht te gjyqtari që e ka patur procesin dhe të merrni një kopje. Këtë vërtetim mund ta paraqisni në Ambasadë pasi Ambasada nuk ka rekord të ndryshimit të mbiemrit të askujt.

Nëse edhe pas kësaj, ata ju shfaqin probleme dhe nuk ju japin zgjidhje, ju ftoj të më rikontaktoni në mënyrë që me anë të zyrës sonë në Shtetet e Bashkua gjyqësor deri në përfundimin me sukses të bashkimit tuaj familjar. Për pyetje apo paqartësi mund të më shkruani në adresën e emailit: vera.xhafaj@yahoo.com.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.