Pyetje për instruktorin A ndikon palestra në gjendjen psikologjike?

Intervista - - POSTA -

Instruktor përshëndetje. Përvec mbajtjes së trupit në formë,palestra, psikologjike të një personi sepse kam dëgjuar që palestra është njëfarë antistresi. Si mund të ndikojë më saktë? Kela

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje. Faleminderit që zgjodhët këshillën tonë. Palestra, ose sporti në përgjithësi është një nga antidepresivët më të fortë dhe relaksues në çdo drejtim për njeriun. Të bërit sport do të thotë të kesh një fizik të bukur, të kesh një vetëbesim shumë të mirë tek vetja dhe të krijosh një rregjim ditor të përkryer. Gjithmonë duhet të kemi një rregjim stërvitje konstant ( aerobik ) që sporti të ndikojë shumë pozitivisht në jetën tonë dhe të ndihemi të relaksuar duke ndjerë kënaqësi dhe relaks. Sporti ndikon shumë për shkarkimin e energjive negative të mbledhura gjatë ditës ( puna, streset, biznesi, problemet ekonomike, problemet familjare) dhe duke shkarkuar këto energji në palestër fitojmë një qetësi të theksuar në përballimin e situatave dhe problemeve të ndryshme gjatë ditës. Ndryshimi fizik që krijohet tek ne nga aktiviteti fizik na dhuron një kënaqësi shpirtëore dhe një humor shumë më të mirë në raport me veten dhe me të tjerët. Të bërit sport të dhu- ron një pamje shumë të rregullt fizike, të pastron lekurën, muskujt bëhen të rregullt dhe nuk kemi probleme me dhjamërat dhe peshën e tepërt. Një kënaqësi e veçantë është dhe mënyra e të ushqyerit. Nuk do kemi probleme me dietat e forta , privim të ushqimeve duke ngrënë vakte të shëndetshme dhe të rregullta pa ndryshuar pamjen tonë dhe pa fobi mbipeshe,celuliti etj. Palestra, është vendi ku mblidhen njerëzit e rregullt dhe të përkushtuar pas sportit dhe jetës së shëndetshme ndryshe nga personat që abuzojnë duke harxhuar kohën e lirë në lokale, pika bastesh, duke pirë alkool dhe duhan. Kështu, krijohet një rreth shoqëror i shëndetshëm dhe harmonik larg veseve të këqija. Kjo këshill vlen shumë për moshat e reja, sidomos adoleshentët. Këto dhe shumë të tjera janë arsyet që sporti kthehet në antistres shumë efektiv tek ne duke mos harruar edhe ndryshimet biologjike që ndodhin tek ne gjatë aktivitetit fizik, ku oksigjeni është më shumë në gjak dhe furnizon qelizat, muskujt dhe organet tona duke i mbajtur në formë të shkëlqyer dhe duke i dhuruar atyre një jetëgjatësi të madhe dhe një kohe të shpejte rikuperimi nga dëmtimet dhe nga mosha, qelizat tona do të kenë jetgjatësi dhe kështu rinia do jetë e gjatë për ne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.