Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. Na i dërgoni pyetjet me letër në adresën Gazeta Intervista, Rruga e Dibrës 133, Tiranë, me email në gazetain

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje, kam një pyetje për ju psikolog. Jam një person me diagnozë “Çrregullim Deluzional” a mund të shërohet kjo sëmundje, si mjekohet, a ka shërim, sepse këta persona vrasin dhe foshnjat e tyre. Faleminderit

Prof. Jashar Demiri psikolog klinicist 0692255562: Letra juaj është me të vërtetë tmerruese ( katastrofizuese) pasi ajo bazohet në një probabilitet shumë të vogël të cilin ju po e përgjithësoni, njëlloj sikur të themi se të gjithë avionët se ka rënë njëri para ca vitesh. Çdo delusion është simptomë sëmundje por të lutem, mos i ngatërroni iluzionet me deluzionet. Ju lutem më bëni “friend” në facebook dhe lexoni një përgjigjen time tek “Intervista” me titull “Ç’janë iluzionet dhe deluzionet” Dallimi ka rëndësi esenciale sepse shumë njerëz duke u trëmbur nga iluzionet si ato pamore, dëgjimore, nuhatore apo ndijimore si edhe dhimbjet fallco apo lloj- lloj “pseudo” simptomash, shkojnë e qahen te psikiatrët, u përgjigjen gabimisht pyetjeve të tyre dhe mund të diagnostikohen gabim duke vrarë më pas një “barrë” me barna të cilat jo vetëm janë të nevojshme, por kur përdoren gabimisht ato të “çmëndin” pa qenë i çmendur, të sëmurin e dëmtojnë pasi kimikatet nuk janë si ujët e burimit. Me të vërtetë habitem kur shoh raste sidomos nga rrethet që klientëve me çrregullime obsesive, kompulsive ju kanë dhënë psikiatrët ilaçe të rënda të tipit rispolept apo olanzopinë duke i përgjumur e shëndoshur sikur ata të ishin skizofrenë. Unë nuk e di, por jashtë shtetit, për mjekim të gabuar klienti i dëmtuar, i trajtuar gabimisht, të hedh në gjyq. Po neurologët ç’punë kanë që këto raste i trajtojnë me barna kur edhe vizitat e tyre i nxjerrin pacientët shumë në rregull, pa asnjë sëmundje? Ja ta zëmë se u japin ndonjë qetësues sa për të zbutur ankthin pikëllues, po pastaj, pse nuk i thonë me qetësi e durim klientit se të gjitha rastet e ankthit nuk trajtohen me kimikate, por i shëron me sukses ndërhyrja profesionale që është psikoterapia me llojet e saj. Që ta kuptojmë dallimin po japim disa shembuj nga jeta, nga trajtimet, më mirë të themi për disa nga rastet kur iluzionet i kanë kujtuar doktorët për çrregullime deluzionale, pra sëmundje psikike. Të mos nxitohen psikiatrit pasi iluzionet dhe frikërat obsessive, sado të tepruara e të cuditshme që të duken, nuk duhen ngatërruar me psikozat, pasi psikozat janë sëmundje të rënda dhe mjekimi i një njeriu pa i pasur ato është dëmtim i shëndetit të tij shumë të mirë. Është njëlloj sikur një bariu që i duken ato zhurmat e erës si ulërima ujqërish, pasi atë e kanë sulmuar disa herë dhe psikiatri e mjekon për haluçinacione dëgjimore. Vërtet bariu thotë i “bindur” se po dëgjon ulërimat e ujqërve, por vetëm fakti që ai i ka “i dëgjon” në mal, kur është me bagëti e jo kur është në fshat, në shtëpi, i përjashton ato ose një ushtar në kufi, në kohën e Enverit i cili thoshte se kishte parë siluetat e diversantëve të cilët e “thërrisnin” në emër, rrezikoi të dënohej për shpifje, mashtrim ose të shtrohej në spital si i sëmur mendor. Mbaj mënd se në atë kohë që u desh vizita e psikiatrit të talentuar U. V i cili argumentoi se as nuk ka shpifur e as nuk është i sëmurë por është “fajtor” i pafaj pasi nuk i ka ato shpifje apo trillime keqqëllimëshe dhe as deluzione pamore dhe dëgjimore por iluzione nga meraku i madh, frika dhe inteligjenca e lartë. Vetëm fakti që psikiatri ishte një njeri shumë i besuar e specialist shumë i aftë, e shpëtoi ushtarin e gjorë, pasi ai ose do të dënohej si armik ose do të dëmtohej në spital si i sëmurë psikik me barnet e tipit rispolept që më pas u pasurua nga zyprex. Është njëlloj sikur më i tremburi në fëmijëri nga gjarpëri, t’ia mbath nga frika nga një rrënjë peme nën ujë e cila “valëzon” si gjarpër ose njëlloj sikur fjala vjen po të isha tepër i merakosur se mos më tallin kur dy veta duke kaluar në punë të tyre mund të thonin do ikim në Kashar për gjel deti, unë t’u sulesha duke ju thënë “E kush tha për mua” Jashar- gjel deti. Nga sherri që mund të bëj me ata, me siguri psikiatri do të tentonte të më pranonte të sëmurë mendor. Shembulli mund të duket qesharak, por ka ndodhur që të ashtuquajturit “doktorë” u kishin dhënë barna për skizofreni ose depresione madhore. Natyrisht unë jam profesor psikolog dhe nuk kam të drejtë që të ndryshoj kurat e psikiatrit por këtë e kam bërë duke ju ndezur një “dritë” shkencore që familjarët dhe një psikiatër tjetër kompetent ta shihte ashtu si dukej më parë me qëllim që lepuri të mos i dukej ari. Madje kam patur sulme edhe nga ndonjë psikiatër pasi dihet, i mençuri pyet dhe konsultohet, kurse i dobëti i mbulon tërë paaftësitë e “diagnostikimet” e gabuara duke hedhur baltë mbi të tjerët. Sipas parimit biblik “Fale o Zot se nuk di se ç’bën , unë jo vetëm që nuk jam marrë me këto raste sulmuese por i kam qetësuar edhe familjarët të cilët donin që ti jepnin dru ose t’i denonconin ata. Kjo ka ndodhur në një rast kur një nënë më bebin të porsalindur, me depresion “babi blues” e cila karakterizohet me të qara të forta për shkak të shpërthimeve drastike hormonale dhe merakut të madh që ka nëna e re për të porsalindurin. Psikiatri këtë depresion normal, i cili për fat të mirë kalon shpejt dhe nuk ka nevojë për kurrfarë mjekimi përveç ngrohtësisë, mbështetjes e psikoterapisë cognitive e ka diagnostikuar me depresion psikotik duke ndaluar qumështin bebit e duke i’a tharë gojën dhe nëna e re e bombarduar me barna duhet ti përdorte pompën e gjirit. Vërtet skandaloze por deshi Zoti dhe e solli tek unë që në ditën e dytë të mjekimit. Ose një nënë tepër të trëmbur nga djali i saj dembel dhe bizhozxhi që justifikohej që nuk dal se duan të më vrasin ( justifikimi i tij). E kishte bërë atë që të sulmonte të dyshimtët dhe nga ngaqë e kishin shfrytëzuar në psikiatri nuk mendonte se ajo ishte e manipuluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.