Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - POSTA -

Përshëndetje, kam parë në ëndërr të dashurin tim që rrugën e pafund të veshur të dy me të zeza dhe në atë moment më doli gjumi. Ju lutem mund të më jepni një shpjegim sepse jam shumë e shqetësuar?!Kerisa

Përshëndetje e dashur, në qoftë se shikon sikur ke veshur të zeza, do të hidhërohesh për vdekjen e një të afërmi ose ndoshta mund të sëmuresh por mos u shqetëso, çfarë është e shkruar do të bëhet. Në qoftë se shikon se mban të zeza, por i heq, do të çlirohesh nga hallet dhe mërzitë. Në qoftë se shikon sikur je zezak, vdekje dhe sëmundje të presin. Në qoftë se shikon bashkëshorten zezake rrezikojnë aktivitetet tuaja të shkatërrohen. Në qoftë se shikon qiell të zi pa re, ke një të ardhme të keqe. Ky ishte shpjegimi për ëndrrën tuaj, shpresoj të të kem ndihmuar sado pak.

*** Përshëndetje, jam një vajzë 25 vjeç dhe jetoj e vetme se prindërit më kanë vdekur por kam një javë që shoh në heshtur pas tij pa thënë asnjë fjalë dhe në atë moment më del gjumi. Kjo ëndërr më përsëritet çdo natë. 25 vjeçarja, Durrës

Përshëndetje, Në qoftë se shikon në ëndërr babain ose lajme të mira. Në qoftë se jetojnë dhe i sheh të vdekur, do të kesh mërzi dhe probleme. Por, ti mos u shqetëso, ëndrrat ndonjëherë nuk janë kaq të frikshme sa duken, mund edhe të të drejtojnë në rrugë të reja.

***

Përshëndetje, jam një djalë i ri dhe jam në prag fejese, kam parë në ëndërr sikur unë me të dashurën apo të fejuarën si mund ta quaj shkuam në një dyqan për ta blerë dhe aty mua më doli gjumi. Si mund të shpjegohet kjo?! Gledisa

Në qoftë se shikoni sikur bleni një dyqan, vazhdoni akoma me mendjelehtësi e cila në fund do t’u shkatërrojë. mira dhe të pastra. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur martoheni me një shitës, do të martoheni me një njeri të ndershëm dhe të mirë. Dhe do të jeni shumë të lumtur me atë. Në qoftë se shikoni sikur po shisni një dyqan, do të thotë se nuk keni shumë të ardhura nga puna juaj. Ky ishte shpjegimi për ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.